Hozea 13:1-16

  • Efraimi idhujtar harron Jehovain (1-16)

    • «Ku janë thumbat e tu, o Vdekje?» (14)

13  «Kur fliste Efraimi, të shtinte të dridhurat. Ai shquhej në Izrael,+por u bë fajtor ngaqë adhuronte Baalin,+ dhe vdiq.   Tani ata i shtojnë mëkatetdhe me argjendin e tyre bëjnë statuja prej metali;*+bëjnë idhuj me mjeshtëri, të gjitha vepra artizani. Pastaj thonë: ‘Njerëzit që bëjnë flijime të puthin viçat.’+   Prandaj ata do të bëhen si retë e mëngjesit,si vesa që zhduket shpejt,si byku i lëmit që stuhia e merr tutje,si tymi që del nga oxhaku.   Por unë jam Jehovai, Perëndia yt nga* vendi i Egjiptit.+ Ti nuk njihje asnjë Perëndi tjetër veç meje;s’ka shpëtimtar tjetër veç meje.+   Unë u kujdesa për ty në shkretëtirë,+ në vendin e thatësirës.   U ngopën me kullotat e tyre;+u ngopën dhe zemra iu bë krenare. Ja pse më harruan.+   Unë do të bëhem për ta si një luan i ri,+si një leopard që zë pritë rrugës.   Unë do t’u vërsulem si një arushë që ka humbur këlyshëtdhe do t’ua shqyej kraharorin.* Atje do t’i gllabëroj si luan;egërsira e fushës do t’i bëjë copë-copë.   Ajo do të të shkatërrojë, O Izrael,meqenëse ti u ktheve kundër meje, kundër ndihmës sate. 10  Ku e ke, pra, mbretin tënd, që të të shpëtojë në të gjitha qytetet e tua,+dhe sundimtarët* e tu për të cilët the: ‘Më jep një mbret dhe princa.’+ 11  Unë të dhashë një mbret në zemërimin tim,+dhe do ta heq atë në furinë time.+ 12  Faji i Efraimit është mbështjellë;*mëkati i tij është ruajtur. 13  Ai do të ndiejë dhembjet e lindjes. Por ai nuk është fëmijë i mençur,sepse kur vjen koha e lindjes, nuk do që të dalë nga barku.* 14  Nga pushteti i Varrit* do t’i shpengoj,*nga vdekja do t’i rimëkëmb.+ Ku janë thumbat e tu, o Vdekje?+ Ku është fuqia jote shkatërruese, o Varr?+ Dhembshuria do të fshihet nga sytë e mi. 15  Edhe nëse ai lulëzon mes kallamave,nga lindja do të vijë një erë, era e Jehovait. Ajo do të vijë nga shkretëtira që të shterojë pusin e tij dhe të thajë kroin e tij. Ajo do të zhvatë thesarin me gjithë gjërat e tij të çmuara.+ 16  Samaria do të quhet fajtore,+ sepse është rebeluar kundër Perëndisë së saj.+ Ata do të bien të vdekur nga shpata;+fëmijët do t’u bëhen copë-copë,kurse grave shtatzëna do t’u çahet barku.»

Shënime në fund të faqes

Ose «shtatore të derdhura».
Ose «që nga koha në».
Fjalë për fjalë «mbështjellën e zemrës».
Fjalë për fjalë «gjykatësit».
Ose «ruajtur».
Ose «nuk vihet në pozicionin e duhur».
Ose «i Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».