Hozea 12:1-14

  • Efraimi duhet të kthehet te Jehovai (1-14)

    • Jakobi ndeshet me Perëndinë (3)

    • Jakobi qan për të marrë pëlqimin e Perëndisë (4)

12  «Efraimi ushqehet me erëdhe rend pas erës së lindjes gjithë ditën. Ai i shumon gënjeshtrat dhe dhunën. Me Asirinë+ bëjnë besëlidhje dhe në Egjipt+ çojnë vaj.   Jehovai ka një çështje ligjore kundër Judës,+do t’i kërkojë llogari Jakobit për udhët e tij;do ta shpaguajë sipas veprave të tij.+   Kur ishte në bark, e kapi të vëllanë nga thembra.+ Me sa fuqi që kishte, u ndesh me Perëndinë.+   Vazhdoi të ndeshej me një engjëll dhe ia doli mbanë. Ai qau dhe u përgjërua për pëlqimin e tij.»+ Ai* e gjeti në Bethel dhe atje filloi të fliste me ne.+   Ai është Jehovai, Perëndia i ushtrive.+ Jehova është emri me të cilin kujtohet Ai.+   «Kthehu, pra, te Perëndia yt,+ruaj dashurinë besnike e drejtësinë,+dhe shpreso gjithmonë te Perëndia yt!   Megjithatë, në dorën e tregtarit gjenden peshore të rreme;atij i pëlqen të mashtrojë.+   Efraimi vazhdon të thotë: ‘Vërtet, jam bërë i pasur;+kam gjetur pasuri.+ Në tërë mundin tim nuk do të gjejnë asnjë faj a mëkat.’   Por unë jam Jehovai, Perëndia yt nga* vendi i Egjiptit.+ Unë do të të thërras sërish që të banosh në tenda,si në ditë feste.* 10  Unë u fola profetëve+dhe ua shtova vegimet.* Me anë të profetëve u fola me tregime alegorike. 11  Në Galad kanë ndodhur mashtrime*+ dhe gënjeshtra. Në Gilgal kanë flijuar dema,+dhe altarët e tyre janë si pirgje gurësh nëpër brazdat e arave.+ 12  Jakobi ia mbathi për në territorin* e Aramit;*+Izraeli+ shërbeu atje për një grua,+e për një grua ruajti dhentë.+ 13  Me anë të një profeti, Jehovai e nxori Izraelin nga Egjipti+dhe me anë të një profeti e ruajti atë.+ 14  Efraimi e ofendoi rëndë Perëndinë.+ Ai do të mbetet fajtor gjaku. Zotëria i tij do ta shpaguajë për poshtërimin që i bëri.»+

Shënime në fund të faqes

Domethënë, Perëndia.
Ose «që nga koha në».
Fjalë për fjalë «si në ditët e një kohe të caktuar».
Ose «gjëra të mbinatyrshme; gjëra të mistershme».
Fjalë për fjalë «fushën».
Ose «e Sirisë».