Letra drejtuar hebrenjve 7:1-28

  • Melkisedeku—mbret dhe prift unik (1-10)

  • Epërsia e priftërisë së Krishtit (11-28)

    • Krishti—në gjendje të na shpëtojë vërtet (25)

7  Tani, Melkisedeku, mbreti i Salemit, prifti i Perëndisë Më të Lartë, doli ta takonte Abrahamin kur po kthehej nga disfata që u shkaktoi mbretërve dhe e bekoi.+  Atëherë Abrahami i dha* atij të dhjetën e çdo gjëje. Para së gjithash, ai është «mbret i drejtësisë», sikurse përkthehet emri i tij, si edhe mbret i Salemit, domethënë, «mbret i paqes».  Atij nuk i dihet babai, nëna a gjenealogjia, si edhe kur lindi e kur vdiq, por meqë u bë ngjashëm Birit të Perëndisë, ai mbetet prift përgjithmonë.*+  Shihni sa i madh ishte ky njeri, të cilit patriarku* Abraham i dha të dhjetën e pjesës më të mirë të plaçkës.+  Është e vërtetë që, sipas Ligjit, bijtë e Levit+ që caktohen si priftërinj, urdhërohen të mbledhin të dhjetat nga populli,+ domethënë nga vëllezërit e tyre, ndonëse edhe ata janë pasardhës* të Abrahamit.  Ndërsa ky njeri, që nuk vinte nga familja* e Levit, mori të dhjetën nga Abrahami dhe e bekoi atë që kishte premtimet.+  Tani, s’ka dyshim se më i vogli bekohet nga më i madhi.  Në njërin rast, ata që marrin të dhjetat, janë njerëz të vdekshëm, kurse në rastin tjetër është një njeri për të cilin dëshmohet se jeton.+  E mund të thuhet se edhe Levi, që merr të dhjetat, i ka paguar të dhjetat nëpërmjet Abrahamit, 10  sepse ishte ende një pasardhës i ardhshëm* i Abrahamit kur këtë e takoi Melkisedeku.+ 11  Prandaj, nëse përsosmëria do të arrihej nëpërmjet priftërisë levite,+ (e cila ishte një aspekt i Ligjit që iu dha popullit), ç’nevojë do të kishte të dilte një prift tjetër, për të cilin thuhet se është si Melkisedeku+ dhe jo si Aroni?! 12  Tani, me ndryshimin e priftërisë, lind nevoja të ndryshohet edhe Ligji,+ 13  sepse njeriu në fjalë, vinte nga një fis tjetër, dhe askush nga ai fis nuk ka shërbyer në altar.+ 14  Faktikisht, dihet se Zotëria ynë është pasardhës i Judës,+ dhe Moisiu nuk tha gjëkundi se nga ai fis do të vinin priftërinj. 15  Ky fakt bëhet akoma më i qartë kur del një prift tjetër,+ që është si Melkisedeku+ 16  dhe që nuk është bërë prift falë ndonjë kërkese ligjore që bazohet te prejardhja familjare,* por falë fuqisë që i jep jetë të pashkatërrueshme,+ 17  sikurse dëshmohet për të: «Në jetë të jetëve, ti do të jesh prift si Melkisedeku.»+ 18  Kështu, urdhërimi i mëparshëm shfuqizohet ngaqë është i dobët dhe i pafrytshëm,+ 19  sepse Ligji nuk përsosi asgjë,+ kurse shpresa më e mirë që na dha Perëndia,+ po, dhe falë saj po i afrohemi atij.+ 20  E përderisa kjo nuk u bë pa një betim, 21  (se faktikisht ka njerëz që janë bërë priftërinj pa një betim, kurse ky u bë prift falë betimit që bëri Ai që tha për të: «Jehovai* është betuar dhe nuk do të ndryshojë mendje:* ‘Në jetë të jetëve, ti do të jesh prift’»),+ 22  me të drejtë Jezui është bërë garant për një besëlidhje më të mirë.+ 23  Veç kësaj, shumë priftërinj pasonin njëri-tjetrin,+ sepse vdekja i pengonte të shërbenin përgjithmonë. 24  Kurse ai nuk ka asnjë pasues, meqenëse jeton përgjithmonë.+ 25  Prandaj është në gjendje t’i shpëtojë vërtet ata që i afrohen Perëndisë nëpërmjet tij, sepse është gjithmonë gjallë për të ndërmjetësuar për ta.+ 26  Një kryeprift i tillë na duhet: besnik, i pafaj, i panjollë,+ i ndarë nga mëkatarët dhe që është lartësuar përmbi qiejt.+ 27  Ndryshe nga ata kryepriftërinj, ai nuk ka nevojë të paraqitë flijime përditë,+ së pari për mëkatet e veta dhe pastaj për ato të popullit,+ sepse këtë e bëri një herë e mirë kur paraqiti veten si flijim.+ 28  Vërtet, Ligji emëron si kryepriftërinj njerëz që kanë dobësi,+ kurse betimi solemn+ që u bë pasi u dha Ligji, emëron një Bir, i cili është bërë i përsosur*+ në jetë të jetëve.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «i ndau».
Ose «në vazhdimësi».
Ose «kreu i familjes».
Fjalë për fjalë «kanë dalë nga ijët».
Fjalë për fjalë «gjenealogjia».
Fjalë për fjalë «ishte ende në ijët».
Fjalë për fjalë «sipas mishit».
Ose «nuk do të bëhet pishman».
Ose «është kualifikuar plotësisht».