Letra drejtuar hebrenjve 6:1-20

  • Të sulemi drejt pjekurisë (1-3)

  • Ata që largohen nga besimi, e gozhdojnë përsëri në shtyllë Birin (4-8)

  • Të jeni të sigurt për shpresën (9-12)

  • Të sigurt për premtimet e Perëndisë (13-20)

    • Premtimi dhe betimi i Perëndisë janë të pandryshueshëm (17, 18)

6  Prandaj, tani që e kemi lënë prapa doktrinën fillestare+ për Krishtin, le të sulemi drejt pjekurisë+ e të mos hedhim nga e para themelin, domethënë, pendimin për veprat e vdekura dhe besimin te Perëndia,  llojet e ndryshme të pagëzimeve dhe vënien e duarve,*+ ringjalljen e të vdekurve+ dhe gjykimin e përhershëm.  E kështu do të bëjmë, në e lejoftë Perëndia!  Për sa u përket atyre që dikur Perëndia u ndriçoi mendjen,+ që kanë provuar dhuratën qiellore,* që kanë marrë frymën e shenjtë  e fjalën e shkëlqyer të Perëndisë dhe që kanë provuar bekimet* që lidhen me sistemin* që po vjen,  por që janë larguar nga besimi,+ është e pamundur t’i sjellësh prapë në vete që të pendohen, sepse ata e gozhdojnë përsëri në shtyllë Birin e Perëndisë dhe e turpërojnë botërisht.+  Për shembull, toka merr një bekim nga Perëndia kur thith shirat e shumtë dhe u jep prodhime të mira atyre që e kanë kultivuar.  Mirëpo, po të prodhojë gjemba dhe gjembaçë, ajo nuk vlen për asgjë: shpejt do të mallkohet, dhe në fund do t’i vihet zjarri.  Megjithatë, edhe pse flasim kështu, o të dashur, jemi të bindur se ju jeni në një udhë më të mirë, po, jeni në udhën e shpëtimit, 10  sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprat tuaja dhe dashurinë që treguat për emrin e tij+ duke u shërbyer të shenjtëve,* sikurse po vazhdoni të bëni. 11  Gjithsesi, dëshirojmë që secili nga ju të jetë i papërtuar si në fillim, që të jeni plotësisht të sigurt për shpresën tuaj+ deri në fund,+ 12  e kështu të mos bëheni të plogësht,+ por të imitoni ata që, nëpërmjet besimit dhe durimit, trashëgojnë premtimet. 13  Kur i bëri premtimin Abrahamit, meqenëse nuk mund të betohej për dikë më të madh, Perëndia u betua për veten+ me këto fjalë: 14  «Me siguri do të të bekoj dhe me siguri do të të shumoj.»+ 15  Kështu, pasi priti me durim, Abrahami e mori këtë premtim. 16  Tani, njerëzit betohen për dikë më të madh se vetja, dhe ky betim është për ta një garanci ligjore që i jep fund çdo debati.+ 17  Prandaj, kur vendosi t’ua bënte më të qartë trashëgimtarëve të premtimit+ se qëllimi* i tij është i pandryshueshëm, Perëndia e garantoi atë* po njësoj me një betim, 18  që nëpërmjet këtyre dy gjërave* të pandryshueshme—për të cilat është e pamundur që Perëndia të gënjejë+—ne që kemi gjetur strehë tek ai, të mund të marrim shumë zemër për të rrokur shpresën që na është vënë përpara. 19  Këtë shpresë+ e kemi si një spirancë për shpirtin,* të sigurt e të patundur, dhe ajo të çon brenda perdes,*+ 20  ku ka hyrë për ne një pararendës, Jezui,+ që është bërë kryeprift si Melkisedeku, në jetë të jetëve.+

Shënime në fund të faqes

Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «dhuratën qiellore falas».
Fjalë për fjalë «fuqitë».
Ose «të kohës; të rendit». Shih Fjalorthin.
Ose «vullneti».
Ose «ndërhyri». Fjalë për fjalë «ndërmjetësoi».
Domethënë, premtimit dhe betimit të Jehovait.
Ose «për jetën».