Letra drejtuar hebrenjve 2:1-18

  • Të kushtojmë më shumë vëmendje se zakonisht (1-4)

  • Perëndia ia nënshtroi çdo gjë Jezuit (5-9)

  • Jezui dhe vëllezërit e tij (10-18)

    • Kryepërfaqësuesi i shpëtimit të tyre (10)

    • Kryeprift i mëshirshëm (17)

2  Ja pse është e nevojshme t’u kushtojmë më shumë vëmendje se zakonisht gjërave që kemi dëgjuar,+ që të mos na marrë kurrë rryma.+  Nëse fjala* që u përcoll nëpërmjet engjëjve+ pati fuqi, aq sa në përputhje me drejtësinë ndëshkoi çdo faj e mosbindje,+  si vallë do të shpëtojmë nëse nuk ia kemi vënë veshin mesazhit të shpëtimit?!+ Në fakt, këtë shpëtim, që në fillim na e shpalli Zotëria ynë,+ më pas na e konfirmuan ata që e dëgjuan vetë Zotërinë.  Ndërkohë, edhe Perëndia dha dëshmi bashkë me ta me anë të shenjave, të mrekullive*+ e të veprave të fuqishme, si edhe duke shpërndarë frymën e shenjtë sipas vullnetit të tij.+  Ai nuk ua ka nënshtruar engjëjve botën* që do të vijë,+ për të cilën po flasim.  Por një dëshmitar tha: «Ç’është njeriu që ta mbash në mendje?! Ç’është biri i njeriut që të kujdesesh për të?!+  Ti e bëre pak më të ulët se engjëjt, e kurorëzove me nder e lavdi dhe e caktove mbi veprat e duarve të tua.  Çdo gjë e nënshtrove nën këmbët e tij.»+ Duke ia nënshtruar çdo gjë atij,+ Perëndia nuk la asgjë pa ia nënshtruar.+ Megjithatë, tani nuk shohim ende që çdo gjë t’i jetë nënshtruar atij,+  por ama shohim se Jezui, i cili u bë pak më i ulët se engjëjt,+ tashmë është kurorëzuar me nder e lavdi ngaqë vuajti deri në vdekje,+ që me anë të mirësisë së pamerituar* të Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë.+ 10  Prandaj, që t’u jepte lavdi shumë bijve,+ Ai, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit ekzistojnë të gjitha gjërat, e pa me vend ta bënte të përsosur* nëpërmjet vuajtjeve+ Kryepërfaqësuesin* e shpëtimit të tyre.+ 11  E përderisa ai që i shenjtëron* dhe ata që shenjtërohen,+ vijnë të gjithë nga i njëjti Atë,+ atij nuk i vjen turp t’i quajë vëllezër,+ 12  sikurse thotë: «Unë do t’ua shpall emrin tënd vëllezërve të mi; në mes të kongregacionit* do të të lëvdoj me këngë.»+ 13  Gjithashtu thotë: «Do të kem besim tek ai.»+ E shton akoma: «Ja, unë dhe fëmijët që më dha Jehovai.»*+ 14  Prandaj, përderisa «fëmijët» janë prej mishi e gjaku, edhe ai u bë prej mishi e gjaku,+ që nëpërmjet vdekjes së vet të asgjësonte atë që ka mundësi të shkaktojë vdekjen,+ domethënë Djallin,+ 15  dhe që të çlironte të gjithë ata që ishin tërë jetën nën skllavëri nga frika e vdekjes.+ 16  Në të vërtetë, ai nuk po u vjen në ndihmë engjëjve, por pasardhësve* të Abrahamit.+ 17  Si rrjedhim, ai duhej të bëhej si «vëllezërit» e tij në çdo aspekt,+ që të bëhej një kryeprift i mëshirshëm e besnik në shërbim të Perëndisë, me qëllim që të paraqiste një flijim pajtues*+ për mëkatet e popullit.+ 18  E meqë vuajti vetë kur u vu në provë,+ ai është në gjendje t’u vijë në ndihmë atyre që po vihen në provë.+

Shënime në fund të faqes

Domethënë, Ligji i Moisiut.
Ose «të çudirave».
Ose «tokën e banuar».
Ose «të dashamirësisë së pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «ta kualifikonte plotësisht».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Fjalë për fjalë «farës».
Ose «një flijim shlyes; që të bënte shlyerjen».