Letra drejtuar hebrenjve 12:1-29

  • Jezui—Përsosësi i besimit tonë (1-3)

    • Re e madhe dëshmitarësh (1)

  • Të mos shpërfillim disiplinën e Jehovait (4-11)

  • Bëjini të drejta shtigjet për këmbët tuaja (12-17)

  • I afrohen Jerusalemit qiellor (18-29)

12  Prandaj, meqenëse na rrethon një re kaq e madhe dëshmitarësh, le të flakim edhe ne çdo peshë dhe mëkatin në të cilin ngecim lehtësisht,+ e të vrapojmë me qëndrueshmëri në garën që kemi përpara,+  ndërsa e mbajmë shikimin të ngulur te Kryepërfaqësuesi dhe Përsosësi i besimit tonë, Jezui.+ Për gëzimin që iu vu përpara, ai duroi një shtyllë torture* pa e përfillur fare turpin dhe është ulur në të djathtën e fronit të Perëndisë.+  Vërtet, mendoni me kujdes për atë që duroi fjalët armiqësore të mëkatarëve,+ që ata i thanë kundër vetë interesave të tyre, me qëllim që të mos lodheni e të mos dorëzoheni.*+  Në betejën kundër atij mëkati, ende nuk ju është dashur të luftoni deri në vdekje*  dhe e keni harruar fare nxitjen që ju drejtohet juve si bij: «Biri im, mos e nënvlerëso disiplinën* e Jehovait,* as mos u ligështo kur ai të ndreq,  sepse Jehovai* disiplinon atë që ka për zemër dhe ndëshkon* këdo që pranon si bir.»+  Keni nevojë të tregoni qëndrueshmëri, sepse është pjesë e disiplinës.* Perëndia po ju trajton si bij.+ Vërtet, a ka bir që i ati nuk e disiplinon?+  Por, nëse të gjithë ju nuk do ta kishit marrë këtë disiplinë, do të ishit vërtet fëmijë të paligjshëm e jo bij.  Për më tepër, edhe etërit tanë, gjaku ynë,* na disiplinonin, dhe ne i respektonim. A nuk duhet të jemi edhe më të gatshëm t’i nënshtrohemi Atit që na drejton në jetë me frymën e tij të shenjtë, dhe të jetojmë?+ 10  Ata na disiplinuan për pak kohë, ashtu si u dukej më mirë, kurse ai e bën këtë për dobinë tonë, që të bëhemi të shenjtë si ai.+ 11  Vërtet, për momentin asnjë disiplinë nuk duket se sjell gëzim, përkundrazi sjell dhembje.* Por më pas u jep fryt paqeje dhe drejtësie atyre që stërvit. 12  Prandaj, forconi duart e lëshuara dhe gjunjët e këputur,+ 13  dhe vazhdoni t’i bëni të drejta shtigjet për këmbët tuaja,+ që, ajo që është e çalë, të mos bëhet më keq, por të shërohet. 14  Ndiqni udhën e paqes me të gjithë+ dhe bëni çmos të jeni të shenjtë,+ sepse askush nuk do ta shohë Zotërinë po të mos jetë i tillë. 15  Kini kujdes që asnjëri të mos e humbë mirësinë e pamerituar të Perëndisë, me qëllim që mes jush të mos mbijë asnjë rrënjë helmuese, e kështu të hapë telashe dhe të helmojë* shumë veta.+ 16  Bëni kujdes që mes jush të mos ketë asnjë imoral* e as ndonjë që nuk i vlerëson gjërat e shenjta, si Esau, i cili hoqi dorë nga të drejtat e tij si i parëlindur vetëm për një gjellë.+ 17  Se ju e dini që më pas, kur deshi të trashëgonte bekimin, ai bekim iu mohua dhe, ndonëse u përpoq me lot e me ngulm t’ia ndryshonte mendjen të atit,+ nuk ia doli dot. 18  Ju nuk i jeni afruar një mali të prekshëm+ e që është në flakë,+ të rrethuar me një re të zezë, me errësirë të thellë e furtunë,+ 19  as një buçitjeje trumbetash+ a një zëri nga qielli.+ Tek dëgjonte këtë zë, populli u përgjërua të mos i thuhej më asnjë fjalë,+ 20  sepse ishte i tmerruar nga urdhri: «Edhe sikur një kafshë ta prekë malin, duhet të vritet me gurë.»+ 21  Skena ishte kaq e frikshme, saqë Moisiu tha: «Po dridhem nga frika.»+ 22  Mirëpo ju i jeni afruar malit Sion+ dhe qytetit të Perëndisë së gjallë, Jerusalemit qiellor,+ si edhe dhjetëra mijë engjëjve* 23  në asamblenë e tyre të madhe,+ kongregacionit të të parëlindurve, që i kanë emrat të shkruar në qiej, Perëndisë, Gjykatësit të të gjithëve,+ të drejtëve që jetojnë në harmoni me frymën e shenjtë+ e që janë bërë të përsosur,+ 24  Jezuit, ndërmjetësit+ të një besëlidhjeje të re,+ dhe gjakut me të cilin na spërkati, që flet më mirë se gjaku i Abelit.+ 25  Bëni kujdes se mos nuk ia vini veshin* atij që po flet, sepse, nëse nuk shpëtuan ata që nuk ia vunë veshin atij që jepte paralajmërimin hyjnor në tokë, aq më shumë nuk do të shpëtojmë ne po t’ia kthejmë krahët atij që flet nga qiejt!+ 26  Në atë kohë zëri i tij shkundi tokën,+ por tani ai ka premtuar: «Unë do të shkund edhe një herë, jo vetëm tokën, por edhe qiellin.»+ 27  Shprehja «edhe një herë» tregon se Perëndia do të heqë gjërat që shkunden, gjëra që nuk i ka bërë vetë, që të mbeten gjërat që nuk shkunden. 28  Prandaj, meqë do të marrim një Mbretëri që nuk mund të shkundet, le të vazhdojmë të nxjerrim dobi nga mirësia e pamerituar e Perëndisë, nëpërmjet së cilës mund t’i bëjmë shërbim të shenjtë e të pranueshëm, me frikë* e nderim të thellë, 29  sepse Perëndia ynë është një zjarr që përpin.+

Shënime në fund të faqes

Ose «që shpirti juaj të mos lodhet e të mos ligështohet».
Fjalë për fjalë «në gjak».
Fjalë për fjalë «fshikullon».
Ose «e stërvitjes».
Fjalë për fjalë «mishi ynë».
Ose «hidhërim».
Ose «të ndotë».
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».
Ose «një morie engjëjsh».
Ose «mos i nxirrni justifikime; mos e shpërfillni».
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».