Letra drejtuar hebrenjve 1:1-14

  • Perëndia flet me anë të Birit të tij (1-4)

  • Biri—më i lartë se engjëjt (5-14)

1  Kohë më parë, Perëndia u foli paraardhësve tanë me anë të profetëve në mjaft raste e në shumë mënyra.+  E tani, në fund të këtyre ditëve, na ka folur edhe neve me anë të Birit të vet,+ të cilin e emëroi trashëgimtar të të gjitha gjërave,+ e nëpërmjet tij bëri sistemet.*+  Ai është pasqyrimi i lavdisë së Perëndisë+ dhe paraqitja e saktë e vetë qenies së tij,+ e me anë të fjalës së tij të fuqishme ai mban çdo gjë në jetë. Pasi na pastroi nga mëkatet,+ ai u ul në të djathtën e Perëndisë së Madhërishëm, në lartësitë e qiejve.+  Prandaj është bërë më i madh se engjëjt,+ përderisa ka trashëguar një emër* më të shkëlqyer se emri i tyre.+  Për shembull, cilit prej engjëjve i ka thënë ndonjëherë Perëndia: «Ti je biri im, sot unë jam bërë ati yt»,+ ose: «Unë do të bëhem ati i tij dhe ai do të bëhet biri im.»+  E për kohën kur do të sjellë përsëri në tokën e banuar të Parëlindurin e tij,+ ai thotë: «Le t’i bëjnë nderime* të gjithë engjëjt e Perëndisë!»  Gjithashtu, për engjëjt thotë: «Engjëjt i bën si erë e stuhishme* dhe shërbëtorët+ si zjarr flakërues.»+  Kurse për Birin thotë: «Perëndia është froni yt+ në jetë të jetëve, dhe skeptri i Mbretërisë sate është skeptër drejtësie.  Ti e deshe drejtësinë dhe e urreve paligjshmërinë.* Ja pse Perëndia, Perëndia yt, të mirosi*+ me vaj e të mbushi me më shumë gëzim* se mbretërit e tjerë.»+ 10  E vazhdon: «Zotëri, në fillim hodhe themelet e tokës, dhe qiejt janë vepër e duarve të tua. 11  Toka dhe qielli do të zhduken, si një rrobë do të vjetrohen, por ti do të mbetesh përgjithmonë. 12  Si mantel do t’i mbështjellësh e si një rrobë të vjetër do t’i ndërrosh. Por ti je gjithnjë i njëjti, dhe vitet e tua nuk do të shterojnë kurrë.»+ 13  Mirëpo, për cilin engjëll ka thënë ndonjëherë: «Ulu në të djathtën time derisa t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.»+ 14  A nuk janë të gjithë ata krijesa qiellore*+ që kryejnë shërbim të shenjtë,* të dërguar për t’u shërbyer atyre që do të trashëgojnë shpëtimin?

Shënime në fund të faqes

Ose «kohët». Shih Fjalorthin.
Ose «një pozitë».
Ose «Le të përkulen para tij».
Fjalë për fjalë «frymë». Shih Fjalorthin.
Kjo fjalë shpesh nënkupton shpërfillje ndaj ligjeve të Perëndisë.
Ose «me vajin e ngazëllimit më shumë».
Fjalë për fjalë «frymë». Shih Fjalorthin.
Ose «shërbim publik».