Habakuku 2:1-20

  • ‘Do të rri vigjilent që të shoh ç’do të thotë ai’ (1)

  • Përgjigja që i jep Jehovai profetit (2-​20)

    • ‘Rri në pritje të vegimit’ (3)

    • I drejti do të jetojë falë besnikërisë (4)

    • Pesë mjerime për kaldeasit (6-20)

      • Njohuria për Jehovain do të mbushë tokën (14)

2  Nga vendroja ime nuk do të lëviz+dhe mbi mur* do të zë vend. Do të rri vigjilent që të shoh ç’do të thotë ai* nëpërmjet mejedhe si do t’i përgjigjem kur të më korrigjojë.   Atëherë Jehovai m’u përgjigj: «Shkruaje vegimin* dhe skalite qartë mbi pllaka,+që, kush ta lexojë me zë, ta lexojë kollaj,*+   sepse vegimi është ende për kohën e caktuardhe po shkon me nxitim drejt fundit,* e nuk do të dalë i rremë.* Edhe sikur të vonojë,* prite plot shpresë,*+sepse pa dyshim do të dalë i vërtetë,jo, nuk do të vonojë!   Ja njeriu krenar,*në zemër s’është i drejtë. Kurse i drejti do të jetojë falë besnikërisë.*+   Në fakt, vera është e pabesë e prej saj dikush vepron marrëzisht. Prandaj arroganti nuk do ta arrijë synimin e vet. Oreksi nuk i shuhet, ashtu si Varrit;*ai është si vdekja e s’ka të ngopur. Vazhdon t’i grumbullojë gjithë kombete t’i mbledhë për vete gjithë popujt.+   A nuk do të thonë të gjithë ata proverba, aluzione* e gjëegjëza kundër tij?+ Ata do të thonë: “Mjerë ti që mbledh atë që nuk është jotjadhe që hyn në borxhe edhe më të rënda! Oh, deri kur?!   A nuk do të çohen befas huadhënësit e tu? Ata do të zgjohen e do të të shkundin me tërbim,dhe ti do të bëhesh preja e tyre.+   Meqë plaçkite shumë kombe,gjithë popujt e tjerë do të të plaçkitin,+sepse ke derdhur gjak njerëzishdhe ke shkatërruar vendin,qytetet e banorët e tyre.+   Mjerë ti që nxjerr fitime të padrejta për shtëpinë tënde,me qëllim që ta ngresh folenë në lartësi,e të shpëtosh nga kthetrat e shkatërrimit! 10  Me intrigat e tua, ke turpëruar shtëpinë tënde. Duke shfarosur shumë popuj, ke mëkatuar kundër vetë shpirtit tënd.*+ 11  Prej murit një gur do të thërrasë,e prej çatisë një tra do t’i përgjigjet. 12  Mjerë ti që e ndërton qytetin duke derdhur gjakdhe që e themelon me anë të padrejtësisë! 13  Ja, a nuk është Jehovai i ushtrive ai që i bën popujt të robtohen vetëm për të ushqyer zjarrindhe kombet të sfiliten më kot?+ 14  Se njohuria për lavdinë e Jehovait do të vërshojë në tokën mbarë,ashtu si ujërat mbushin detin.+ 15  Mjerë ti që u jep një pije shokëve,duke hedhur në të tërbimin e zemërimin tënd,që t’i dehësh për të parë lakuriqësinë e tyre! 16  Do të dendesh me çnderim e jo me lavdi. Pi edhe ti, dhe zhvishu e zbulo parrethprerjen tënde.* Edhe ti do të pish nga kupa në dorën e djathtë të Jehovait,+dhe lavdinë tënde do ta mbulojë çnderimi. 17  Dhuna që ushtrove në Libandhe shkatërrimi me të cilin u kallje tmerrin kafshëve,do të të mbulojnë edhe ty,ngaqë ke derdhur gjak njerëzishdhe ke shkatërruar vendin,qytetet e banorët e tyre.+ 18  Ç’dobi sjell një shëmbëlltyrë e gdhendur,kur është thjesht vepër e dorës së njeriut?! Ç’dobi sjell një statujë prej metali* ose një mësues gënjeshtrash,ndonëse bërësi i tyre u besondhe bën perëndi të kota e të pagoja?!+ 19  Mjerë ai që i thotë copës së drurit: ‘Zgjohu!’, ose gurit të pagojë: ‘Ngrihu! Na mëso!’ Vërtet është veshur me ar e argjend,+por në të s’ka frymë* fare.+ 20  Kurse Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë.+ Le të heshtë para tij toka mbarë!”»+

Shënime në fund të faqes

Ose «mbi ledh».
Ka shumë të ngjarë t’i referohet Perëndisë.
Ose «rrjedhshëm».
Ose «drejt plotësimit».
Fjalë për fjalë «nuk do të gënjejë».
Ose «Edhe sikur të duket se po vonon».
Ose «me zjarr; me padurim!»
Ose «Ja shpirti i tij është krekosur».
Një mundësi tjetër «besimit».
Ose «Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «shprehje me nënkuptime».
Ose «kundër vetes».
Një mundësi tjetër «dhe t’u marrshin këmbët».
Ose «shtatore e derdhur».
Ose «forcë jete». Shih Fjalorthin.