Sipas Gjonit 1:1-51

  • Fjala u bë njeri (1-18)

  • Dëshmia që dha Gjon Pagëzori (19-28)

  • Jezui, Qengji i Perëndisë (29-34)

  • Dishepujt e parë të Jezuit (35-42)

  • Filipi dhe Natanaeli (43-51)

1  Në fillim ishte Fjala,+ dhe Fjala ishte me Perëndinë.+ Fjala ishte një perëndi*+  dhe ishte me Perëndinë që në fillim.  Të gjitha gjërat erdhën në jetë nëpërmjet Fjalës,+ dhe pa të nuk erdhi në jetë asgjë. Ajo që erdhi në ekzistencë  nëpërmjet Fjalës, ishte jetë, dhe jeta ishte drita e njerëzve.+  Drita po ndriçon në errësirë,+ dhe errësira nuk ka triumfuar mbi të.  Tani, një njeri me emrin Gjon, u dërgua si përfaqësues i Perëndisë.+  Ai erdhi si dëshmitar që të jepte dëshmi për dritën,+ e kështu njerëz të çdo lloji të besonin nëpërmjet tij.  Ai vetë nuk ishte drita,+ përkundrazi ai erdhi që të jepte dëshmi për dritën.  Drita e vërtetë, që ndriçon çdo lloj njeriu, do të vinte pas pak në botë.+ 10  Në fakt, ai* tashmë ishte në botë,+ dhe bota erdhi në jetë nëpërmjet tij,+ e prapëseprapë bota nuk e njohu. 11  Ai erdhi në shtëpinë e vet, por të vetët nuk e pranuan. 12  Megjithatë, të gjithë atyre që e mirëpritën, ai u dha të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë,+ sepse po tregonin besim në emrin e tij.+ 13  Ata nuk lindën nga mishi e gjaku, e as nga dëshira a vullneti i njeriut, por nga Perëndia.+ 14  Kështu Fjala u bë njeri*+ e banoi mes nesh, dhe ne pamë lavdinë e tij, atë lavdi që merr një bir i vetëmlindur*+ nga i ati; ai kishte plotësisht pëlqimin e Perëndisë dhe ishte e vërteta.* 15  (Gjoni dha dëshmi për të, po, ai thirri: «Ky është ai për të cilin thashë: ‘Ai që po vjen pas meje, është më i madh se unë, sepse ekzistonte para meje.’»)+ 16  E ngaqë ishte plot mirësi dhe të vërtetë, ne morëm mirësi të pamerituar me bollëk.* 17  Ligji u dha nëpërmjet Moisiut,+ por mirësia e pamerituar*+ dhe e vërteta u bënë realitet nëpërmjet Jezu Krishtit.+ 18  Askush s’e ka parë asnjëherë Perëndinë,+ por perëndia i vetëmlindur,+ i cili është pranë Atit,*+ e ka bërë të njohur Atë.+ 19  Kjo është dëshmia që dha Gjoni kur judenjtë dërguan tek ai priftërinj dhe levitë nga Jerusalemi për ta pyetur: «Kush je ti?»+ 20  Ai u përgjigj dhe e pranoi hapur: «Unë nuk jam Krishti.» 21  Ata e pyetën: «Kush je ti, pra? Elija?»+ Ai ua ktheu: «Nuk jam.» «A je Profeti?»+ Ai iu përgjigj: «Jo.» 22  Atëherë ata vazhduan: «Na duhet t’u kthejmë përgjigje atyre që na dërguan te ti, prandaj na thuaj, kush je? Ç’na thua për veten?» 23  Ai iu përgjigj: «Unë jam zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: ‘Drejtojini rrugët për Jehovain’,*+ ashtu si tha profeti Isaia.»+ 24  Këta njerëz i kishin dërguar farisenjtë. 25  Kështu e pyetën: «Atëherë, pse pagëzon kur nuk je as Krishti, as Elija, as Profeti?» 26  Gjoni iu përgjigj: «Unë pagëzoj vetëm me ujë. Por mes jush është dikush që nuk e njihni 27  dhe që po vjen pas meje, të cilit unë nuk jam i denjë t’i zgjidh as lidhëset e sandaleve.»+ 28  Këto gjëra ndodhën në Betani, matanë Jordanit, ku Gjoni pagëzonte.+ 29  Të nesërmen ai pa Jezuin të shkonte drejt tij dhe tha: «Ja Qengji+ i Perëndisë që heq mëkatin+ e botës!+ 30  Ky është ai për të cilin thashë: ‘Pas meje po vjen një njeri që është më i madh se unë, sepse ekzistonte para meje.’+ 31  As unë nuk e njihja, por arsyeja pse erdha të pagëzoja me ujë, ishte që ai t’i bëhej i njohur Izraelit.»+ 32  Gjoni dha edhe këtë dëshmi: «E pashë frymën e Perëndisë të zbriste nga qielli porsi një pëllumb dhe të qëndronte mbi të.+ 33  As unë nuk e njihja, por pikërisht Ai që më dërgoi të pagëzoja me ujë, më tha: ‘Ai tek i cili do të shohësh të zbresë e të qëndrojë fryma,+ është ai që do të pagëzojë me frymë të shenjtë.’+ 34  Dhe unë e pashë dhe dhashë dëshmi se ky është Biri i Perëndisë.»+ 35  Të nesërmen Gjoni po qëndronte përsëri atje me dy nga dishepujt e vet 36  dhe, kur pa Jezuin duke ecur, tha: «Ja Qengji+ i Perëndisë!» 37  Me të dëgjuar këtë, të dy dishepujt shkuan pas Jezuit. 38  Atëherë Jezui u kthye dhe, kur pa se ata po e ndiqnin, i pyeti: «Çfarë kërkoni?» Ata iu përgjigjën: «Rabi, (që kur përkthehet, do të thotë «Mësues») ku po rri?» 39  Ai u tha: «Ejani e do të shihni.» Kështu ata shkuan, panë ku rrinte dhe ndenjën me të atë ditë. Ishte afërsisht ora e dhjetë.* 40  Një nga ata të dy që dëgjuan fjalët e Gjonit dhe që shkuan pas Jezuit, ishte Andrea,+ vëllai i Simon Pjetrit. 41  Ai shkoi së pari të gjente vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: «Kemi gjetur Mesinë»,+ (që kur përkthehet, do të thotë «Krisht»). 42  Pastaj e çoi te Jezui. Kur e pa, Jezui i tha: «Ti je Simoni,+ i biri i Gjonit. Ti do të quhesh Kefa», (që përkthehet «Pjetër»).+ 43  Të nesërmen Jezui donte të nisej për në Galile dhe, kur takoi Filipin,+ i tha: «Bëhu dishepulli im.»* 44  Filipi ishte nga Betsaida, nga qyteti i Andreas dhe i Pjetrit. 45  Filipi takoi Natanaelin+ dhe i tha: «Kemi gjetur atë për të cilin shkroi Moisiu në Ligj, si edhe Profetët: Jezuin, të birin e Jozefit,+ nga Nazareti.» 46  Por Natanaeli ia ktheu: «A mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?» Filipi i tha: «Hajde shikoje vetë.» 47  Jezui pa Natanaelin që po vinte drejt tij dhe tha për të: «Ja një izraelit i vërtetë, tek i cili nuk ka mashtrim.»+ 48  Natanaeli e pyeti: «Nga më njeh?!» Jezui iu përgjigj: «Të pashë kur po rrije nën një pemë fiku, para se të të thërriste Filipi.» 49  Natanaeli iu përgjigj: «Rabi, ti je Biri i Perëndisë, ti je Mbreti i Izraelit.»+ 50  Jezui i tha: «Ti beson vetëm ngaqë të thashë se të pashë nën një pemë fiku? Ke për të parë gjëra edhe më të mëdha se kjo.» 51  Më tej tha: «Po, me të vërtetë po ju them të gjithëve se do të shihni qiellin të hapur dhe engjëjt e Perëndisë të ngjiten e të zbresin te Biri i njeriut.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «ishte një hyjni».
Domethënë, Fjala.
Fjalë për fjalë «mish».
Ose «i vetëm». Domethënë, i vetmi bir që u krijua drejtpërdrejt nga Perëndia.
Ose «ishte plot mirësi të pamerituar dhe të vërtetë».
Fjalë për fjalë «mirësi të pamerituar mbi mirësi të pamerituar».
Ose «dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «në gji të Atit». I referohet vendit që zinte ai që gëzonte miratim të veçantë.
Domethënë, rreth orës 4 pasdite.
Ose «ithtari im».