Galatasve 4:1-31

  • «Nuk jeni më skllevër, por bij» (1-7)

  • Meraku i Pavlit për galatasit (8-20)

  • Agara dhe Sara: dy besëlidhje (21-31)

    • Jerusalemi lart në qiell, nëna jonë, është i lirë (26)

4  Tani them se, për sa kohë trashëgimtari është fëmijë, nuk ka asnjë ndryshim nga skllavi, ndonëse është zotëri i gjithçkaje,  sepse ai dhe shtëpia e tij janë nën kujdesin e kujdestarëve deri ditën që ka caktuar paraprakisht i ati.  Po ashtu edhe ne, kur ishim fëmijë, ishim skllevër të gjërave elementare të botës.+  Mirëpo, kur erdhi koha e caktuar, Perëndia dërgoi Birin e vet, i cili lindi nga një grua+ dhe ishte nën ligj,+  me qëllim që t’i çlironte ata që ishin nën ligj+ duke i blerë, e kështu ne të birësoheshim.+  Meqenëse jeni bij, Perëndia ka dërguar në zemrat tona+ frymën+ e Birit të tij, dhe ajo thërret: «Abba,* o Atë!»+  Kështu ju nuk jeni më skllevër, por bij, dhe nëse jeni bij, Perëndia ju ka bërë edhe trashëgimtarë.+  Megjithatë, kur nuk e njihnit Perëndinë, ishit skllevër të atyre që nuk janë vërtet perëndi.  Mirëpo, tani që keni arritur ta njihni Perëndinë, ose më mirë tani që Perëndia ju ka njohur,* si vallë ktheheni përsëri te gjërat elementare të dobëta+ e të varfra dhe doni të bëheni prapë skllevër të tyre?!+ 10  Ju kremtoni pikë për pikë ditë, muaj,+ stinë* dhe vite. 11  Kam frikë se mos jam përpjekur më kot për ju. 12  Ju lutem, vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë isha dikur si ju,+ e prapëseprapë ju nuk më trajtuat keq. 13  Ju e dini se u bë shkak një sëmundje që m’u dha rasti t’ju shpallja lajmin e mirë për herë të parë. 14  Edhe pse sëmundja ime ju krijoi vështirësi, ju nuk më përbuzët e nuk më përçmuat,* por më pritët si një engjëll të Perëndisë, si Krishtin Jezu. 15  Ku shkoi ajo lumturi që kishit? Jam i sigurt se, po të ishte e mundur, do t’i kishit nxjerrë sytë tuaj dhe do të m’i kishit dhënë mua.+ 16  E pra, mos jam bërë armiku juaj ngaqë ju them të vërtetën? 17  Disa përpiqen me zell t’ju bëjnë për vete, por jo për ndonjë qëllim të mirë; ata duan t’ju ndajnë nga unë, që të ndiqni me zell ata. 18  Megjithatë është bukur kur dikush përpiqet gjithnjë t’ju bëjë për vete për një qëllim të mirë, e jo vetëm kur unë jam mes jush, 19  o fëmijët e mi të vegjël,+ për të cilët po provoj sërish dhembjet e lindjes derisa Krishti të pasqyrohet* te ju. 20  Do të doja të isha mes jush pikërisht tani dhe t’ju flisja ndryshe, sepse s’di si të veproj me ju. 21  Më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, nuk e dëgjoni ç’thotë vetë Ligji? 22  Për shembull, është shkruar se Abrahami pati dy djem, njërin nga shërbëtorja+ dhe tjetrin nga gruaja e lirë.*+ 23  Megjithatë, djali i shërbëtores lindi në mënyrë të natyrshme,*+ kurse i gruas së lirë lindi nëpërmjet një premtimi.+ 24  Këto gjëra kanë kuptim simbolik, sepse dy gratë përfaqësojnë dy besëlidhje. Një prej tyre u bë në malin Sinai+ dhe solli në jetë fëmijë për skllavëri; kjo është Agara. 25  Tani, Agara përfaqëson Sinain,+ një mal në Arabi, dhe përkon me Jerusalemin e sotëm që është në skllavëri bashkë me fëmijët e vet. 26  Kurse Jerusalemi lart është i lirë dhe është nëna jonë. 27  Faktikisht është shkruar: «Gëzohu, ti grua shterpë që nuk lind! Brohorit me gëzim, ti grua që nuk ke pasur dhembje lindjeje, sepse fëmijët e gruas së braktisur janë më të shumtë se fëmijët e asaj që e ka burrin.»+ 28  Ju, vëllezër, jeni fëmijë të premtimit, njëlloj siç ishte Isaku.+ 29  Por, ashtu si në atë kohë ai që lindi në mënyrë të natyrshme,* filloi të përndiqte atë që lindi nëpërmjet frymës,*+ po kështu ndodh edhe tani.+ 30  Gjithsesi, çfarë thotë Shkrimi? «Dëboje shërbëtoren dhe djalin e saj, sepse djali i kësaj shërbëtoreje nuk do të jetë kurrsesi trashëgimtar bashkë me djalin e gruas së lirë.»+ 31  Prandaj, vëllezër, ne nuk jemi fëmijë të shërbëtores, por të gruas së lirë.

Shënime në fund të faqes

Një fjalë hebraike ose aramaike që do të thotë «o Atë!»
Ose «ju ka pranuar».
Domethënë, kohët e caktuara për festa.
Ose «nuk më pështytë me neveri».
Ose «të marrë formë».
Domethënë, një grua që nuk ishte skllave.
Fjalë për fjalë «sipas mishit».
Fjalë për fjalë «sipas mishit».
Ose «frymës së shenjtë».