Ezekieli 9:1-11

  • Gjashtë ekzekutues dhe një burrë me kallamar sekretari (1-11)

    • Gjykimi duhet të fillojë në shenjtërore (6)

9  Pastaj e dëgjova kur tha me zë të lartë: «Të vijnë ata që do të ndëshkojnë qytetin, secili me armën e tij të shkatërrimit në dorë.»  Nga krahu i portës së sipërme,+ që është me drejtim nga veriu, pashë të vinin gjashtë burra, secili me topuz në dorë. Mes tyre ishte edhe një burrë i veshur me rroba linoje, që kishte një kallamar sekretari* në brez. Ata hynë dhe u ndalën pranë altarit prej bakri.+  Atëherë lavdia e Perëndisë së Izraelit+ u ngrit nga kerubinët, mbi të cilët rrinte, dhe shkoi te hyrja e shtëpisë.+ Pastaj Perëndia thirri burrin e veshur me rroba linoje, që kishte kallamarin e sekretarit në brez.  Jehovai i tha: «Kalo mes qytetit, mes Jerusalemit, dhe vëru një shenjë në ballë njerëzve që psherëtijnë e rënkojnë+ për tërë gjërat e neveritshme që bëhen në qytet.»+  Të tjerëve u tha në praninë time: «Kaloni pas tij mes për mes qytetit dhe goditini njerëzit për vdekje. Syrit tuaj të mos i vijë keq dhe të mos ju dhimbset asnjë.+  Shfarosini krejt, të moshuar, të rinj, virgjëresha, fëmijë të vegjël dhe gra,+ por mos iu afroni askujt që ka shenjën.+ Filloni që nga shenjtërorja ime.»+ Kështu ata filluan me pleqtë që ishin para shtëpisë.+  Pastaj u tha: «Ndoteni shtëpinë dhe mbushini oborret me të vrarë.+ Shkoni!» Atëherë ata shkuan dhe vranë njerëzit në qytet.  Ndërsa ata po vrisnin njerëzit, unë mbeta vetëm, u përkula me fytyrë përtokë dhe thirra me zë të lartë: «Medet, o Zotëri Sovran Jehova! A do t’i shfarosësh të gjithë ata që kanë mbetur në Izrael, duke derdhur tërbimin tënd mbi Jerusalemin?»+  Ai ma ktheu: «Faji i shtëpisë së Izraelit dhe të Judës është jashtë mase i madh.+ Vendi është plot gjakderdhje+ dhe qyteti është krejt i korruptuar,+ sepse thonë: ‘Jehovai ka ikur nga vendi. Jehovai nuk sheh.’+ 10  Prandaj syrit tim nuk do t’i vijë keq dhe nuk do të më dhimbsen fare.+ Do t’u sjell mbi kokë të këqijat e udhës që kanë ndjekur.» 11  Pastaj pashë burrin e veshur me rroba linoje, që kishte kallamarin e sekretarit në brez, i cili tha: «Bëra pikërisht siç më urdhërove.»

Shënime në fund të faqes

Domethënë, një bri i vogël që skribët e përdornin si enë boje.