Ezekieli 32:1-32

  • Këngë e përvajshme për faraonin dhe Egjiptin (1-16)

  • Egjipti varroset me të parrethprerët (17-32)

32  Vitin e 12-të,* ditën e parë të muajit të 12-të, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:  «Bir njeriu, nisja një kënge të përvajshme* për faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe thuaji:‘Ti ishe mes kombeve si një luan i ri e i fortë,* por ke marrë fund. Ishe si përbindësh deti+ që turfulloje në lumenjtë e tu;me këmbë turbulloje ujërat dhe ndotje lumenjtë.’*   Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta hedh rrjetën time mbi ty me anë të një turme shumëkombëshe,dhe ata do të të nxjerrin me rrjetën time të peshkimit.*   Pastaj do të të flak në tokë e do të të vërvit në fushë,do të bëj që te ti të ulen gjithë zogjtë e qiellit,dhe kafshët e egra të mbarë tokës do t’i ngop me mishin tënd.+   Do të ta flak mishin në malee do t’i mbush luginat me copat e kërmës sate.+   Do ta ngop tokën deri në male me gjakun tënd që do të rrjedhë lumë,dhe ai do t’i mbushë plot përrenjtë e tu.*   Kur ti të shuhesh, unë do të mbuloj qiejt e do të errësoj yjet. Diellin do ta mbuloj me re, dhe hëna nuk do të shkëlqejë.+   Për shkakun tënd, do të errësoj të gjithë ndriçuesit në qielle do ta mbuloj me terr vendin tënd,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.   Unë do t’ua mbush zemrat me ankth shumë popujvekur t’ju çoj në robëri te kombet e tjera,në vende që nuk i keni njohur.+ 10  Shumë popuj do t’i lë gojëhapur prej teje,e mbretërit e tyre do të dridhen të llahtarisur për shkakun tëndkur ta vringëlloj shpatën para tyre. Ditën e rënies sate,të gjithë do të dridhen pareshtur nga frika e vdekjes.’ 11  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Mbi ty do të bjerë shpata e mbretit të Babilonisë.+ 12  Unë do të bëj që hordhitë* e tuatë vriten nga shpata e luftëtarëve të fuqishëm,nga më mizorët e kombeve, po, nga të gjithë këta.+ Ata do t’i japin fund krenarisë së Egjiptitdhe të gjitha hordhitë e tij do të shfarosen.+ 13  Unë do t’ia shfaros të gjitha bagëtitë që rrinë pranë ujërave të tij të bollshme,+dhe ujërat nuk do të turbullohen më,as nga këmbët e njeriut, as nga thundrat e kafshëve.+ 14  Në atë kohë, do t’i kthjelloj ujërate do të bëj që lumenjtë të rrjedhin si vaji,​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 15  Kur ta kthej Egjiptin në një vend të shkretë e krejtësisht të pabanuar,në një vend të zhveshur nga gjithçka kishte,+e kur të shfaros gjithë banorët e tij,ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 16  Kjo është një këngë e përvajshme,dhe njerëzit do ta këndojnë me vaje;bijat e kombeve do të këndojnë me vaje,po, do të këndojnë me vaje për Egjiptin e për gjithë hordhitë e tij’,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.» 17  Pastaj, vitin e 12-të, ditën e 15-të të muajit, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 18  «Bir njeriu, nisja vajit për hordhitë e Egjiptit dhe shpall se atë do ta zbresin në thellësitë e tokës, atë dhe bijat* e kombeve të fuqishme, bashkë me ata që përfundojnë në gropë.* 19  ‘O Egjipt, mendon se je më i bukur se gjithë të tjerët? Zbrit dhe prehu me të parrethprerët!’ 20  ‘Ata do të bien mes atyre që janë vrarë me shpatë.+ Ai* është lënë në dorë të shpatës. Merreni zvarrë bashkë me tërë hordhitë e tij! 21  Nga thellësia e Varrit,* luftëtarët më të fuqishëm do t’i flasin atij dhe ndihmësve të tij, të cilët me siguri do të zbresin e do të prehen si të parrethprerët, të vrarë me shpatë. 22  Atje është Asiria dhe tërë turmat e saj. Varret e asirianëve janë rreth e përqark tij;* të gjithë ata kanë rënë të vdekur nga shpata.+ 23  Varret e saj janë në thellësi të gropës;* rreth e qark varrit ka turmat e saj, të gjithë të vrarë nga shpata, sepse i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve. 24  Atje është Elami+ me tërë hordhitë e tij rreth e qark varrit, të gjithë të vrarë nga shpata. Ata kanë zbritur nën tokë të parrethprerë, po, ata që i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve. Tani do ta mbajnë mbi vete turpin bashkë me ata që përfundojnë në gropë.* 25  Kanë vënë një shtrat për të* në mes të të vrarëve, dhe të gjitha hordhitë e tij janë rreth e përqark varreve të tij. Të gjithë janë të parrethprerë, të vrarë me shpatë, sepse i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve; do ta mbajnë mbi vete turpin bashkë me ata që përfundojnë në gropë.* Elami është vënë në mes të të vrarëve. 26  Atje është Mesheku, Tubali+ dhe gjithë hordhitë e tyre. Varret e tyre janë rreth e përqark tij.* Të gjithë ata janë të parrethprerë, të shpuar tejpërtej nga shpata, sepse i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve. 27  A nuk do të prehen me luftëtarët e fuqishëm e të parrethprerë që kanë zbritur në Varr* me armët e tyre? Shpatat ua kanë vënë poshtë kokës* dhe mëkatet do t’ua vënë mbi eshtra, sepse këta luftëtarë të fuqishëm terrorizuan vendin e të gjallëve. 28  Ndërsa ti* do të dërrmohesh mes të parrethprerëve dhe do të prehesh bashkë me ata që janë vrarë me shpatë. 29  Atje është Edomi,+ mbretërit dhe tërë prijësit e tij, të cilët u vunë bashkë me ata që u vranë me shpatë, edhe pse ishin të fuqishëm; edhe ata do të prehen me të parrethprerët+ e me ata që përfundojnë në gropë.* 30  Atje janë tërë princat* e veriut dhe gjithë sidonitët+ që kanë zbritur në gropë të çnderuar me të vrarët, pavarësisht nga tmerri që ngjallën me fuqinë e tyre. Ata do të prehen të parrethprerë bashkë me të vrarët nga shpata dhe do ta mbajnë turpin e tyre bashkë me ata që përfundojnë në gropë.* 31  Faraoni do ta shohë gjithë këtë dhe do të ngushëllohet për atë që u ndodhi hordhive të tij;+ faraoni dhe gjithë ushtria e tij do të vriten me shpatë,’​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 32  ‘Meqë i fuste tmerrin vendit të të gjallëve, faraoni do të prehet mes të parrethprerëve bashkë me të vrarët nga shpata, ai dhe gjithë hordhitë e tij,’​—thotë Zotëria Sovran Jehova.»

Shënime në fund të faqes

I referohet vitit të 12-të të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Ose «kënge vajtimi».
Ose «luan i ri me krifë».
Fjalë për fjalë «lumenjtë e tyre».
Ose «me rrjetën time tratë».
Fjalë për fjalë «dhe shtrati i përrenjve do të mbushet me ty».
Ose «ushtritë».
Domethënë, popujt.
Ose «varr».
Domethënë, Egjipti.
Ose «e Sheolit», pra, e varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ka mundësi t’i referohet mbretit të Asirisë.
Ose «të varrit».
Ose «varr».
Domethënë, për kombin e Elamit.
Ose «varr».
Mund t’u referohet mbretërve të Meshekut dhe të Tubalit.
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ndoshta u referohet luftëtarëve që varroseshin me nderime ushtarake bashkë me shpatat e tyre.
Ndoshta i referohet faraonit ose Egjiptit.
Ose «varr».
Ose «sundimtarët».
Ose «varr».