Ezekieli 14:1-23

  • Dënohen idhujtarët (1-11)

  • Jerusalemi nuk mund t’i shmanget ndëshkimit (12-23)

    • Noeja, Danieli dhe Jobi , njerëz të drejtë (14, 20)

14  Pastaj disa pleq të Izraelit erdhën tek unë dhe u ulën para meje.+  Atëherë fjala e Jehovait m’u drejtua:  «Bir njeriu, këta njerëz janë të vendosur të ndjekin idhujt e tyre të pështirë* dhe kanë vënë para popullit një gur pengese që e shtyn të mëkatojë. A t’u përgjigjem kur të kërkojnë drejtimin tim?+  Thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Nëse një izraelit është i vendosur të ndjekë idhujt e tij të pështirë dhe vë para popullit një gur pengese që e shtyn të mëkatojë, e pastaj vjen të kërkojë drejtim nga një profet, unë, Jehovai, do t’i përgjigjem siç e meriton, për shkak të idhujve të tij të shumtë e të pështirë.  Do të ngjall tmerr në zemrat e shtëpisë së Izraelit,* ngaqë të gjithë janë larguar nga unë dhe janë dhënë pas idhujve të tyre të pështirë.’”+  Prandaj thuaji shtëpisë së Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kthehuni tek unë e largohuni nga idhujt tuaj të pështirë. Hiqni dorë nga të gjitha zakonet tuaja të neveritshme,+  sepse, nëse një izraelit ose një i huaj që banon në Izrael, largohet nga unë, është i vendosur të ndjekë idhujt e tij të pështirë dhe vë para popullit një gur pengese që e shtyn të mëkatojë, e pastaj vjen për të kërkuar drejtim nga profeti im,+ unë, Jehovai, do t’i jap vetë përgjigje.  Do të kthehem* kundër atij njeriu, do ta bëj një shembull paralajmërues e një shprehje proverbiale dhe do ta shfaros nga populli im.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”  ‘Por, në rast se profetit i prishet mendja dhe jep përgjigje, atij profeti ia kam prishur mendjen unë, Jehovai.+ Atëherë do ta ngre dorën kundër tij dhe do ta shfaros nga populli im, Izraeli. 10  Ata do të mbajnë mbi vete fajin e tyre. Faji i atij që kërkon drejtim, do të jetë njësoj si faji i profetit, 11  që shtëpia e Izraelit të mos endet më larg meje dhe të mos ndotet më me gjithë ato mëkate që bën. Atëherë do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre’,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova.» 12  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 13  «Bir njeriu, nëse një vend mëkaton kundër meje duke vepruar me pabesi, unë do ta ngre dorën kundër tij, do t’ia shkatërroj rezervat e ushqimit,*+ do të dërgoj zinë e bukës kundër tij+ dhe do t’ia shfaros njerëzit e kafshët.+ 14  Edhe sikur atje të ndodheshin këta tre burra​—Noeja,+ Danieli+ dhe Jobi+—​ata do të shpëtonin vetëm veten me drejtësinë e tyre,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 15  Sikur të dërgoja në atë vend egërsirat, që t’i gllabëronin të gjithë njerëzit,* dhe ai të katandisej në një shkretëtirë ku nuk kalon këmbë njeriu për shkak të egërsirave,+ 16  edhe po të ishin atje këta tre burra, siç është e vërtetë që unë rroj,​—thotë Zotëria Sovran Jehova,—​ata nuk do të shpëtonin dot as bijtë e as bijat e veta; do të shpëtonin vetëm veten dhe vendi do të kthehej në shkreti. 17  Sikur të sillja kundër atij vendi shpatën+ e të thosha: ‘Le të kalojë shpata nëpër vend’ e t’ia shfarosja njerëzit e kafshët,+ 18  edhe po të ishin atje këta tre burra, siç është e vërtetë që unë rroj,​—thotë Zotëria Sovran Jehova,—​ata nuk do të shpëtonin dot as bijtë e as bijat e veta, por do të shpëtonin vetëm jetën e tyre. 19  Sikur të dërgoja kundër atij vendi murtajën,+ të shfryja tërbimin tim e të derdhja gjak, që t’ia shfarosja njerëzit e kafshët, 20  edhe po të ishin atje Noeja,+ Danieli+ dhe Jobi,+ siç është e vërtetë që unë rroj,​—thotë Zotëria Sovran Jehova,—​ata nuk do të shpëtonin dot as bijtë e as bijat e veta; do të shpëtonin vetëm veten me drejtësinë e tyre.+ 21  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Po njësoj do të jetë kur të dërgoj kundër Jerusalemit katër ndëshkimet* e mia+​—shpatën, zinë e bukës, egërsirat dhe murtajën+—​që të shfaros prej tij njerëz e kafshë.+ 22  Megjithatë, disa nga bijtë e bijat tuaja do të mbijetojnë dhe do t’i nxjerrin jashtë qytetit.+ Ata do të vijnë te ju dhe, kur të shihni sjelljen e veprimet e tyre, do të ndiheni të qetë për të këqijat që solla mbi Jerusalemin, po, për gjithçka që i bëra atij. 23  Kur të shihni sjelljen dhe veprimet e tyre, do të ndiheni të qetë e do ta kuptoni se nuk i bëra pa shkak tërë ato që m’u desh t’i bëja atij qyteti’,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova.»

Shënime në fund të faqes

Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Fjalë për fjalë «do ta mbërthej nga zemra shtëpinë e Izraelit».
Fjalë për fjalë «Do ta kthej fytyrën».
Fjalë për fjalë «do t’i thyej shkopinjtë e bukës». Mund t’u referohet shkopinjve që përdoreshin për të mbajtur bukën.
Ose «që ta linin pa fëmijë».
Ose «gjykimet».