Eksodi 39:1-43

  • Bëhen veshjet priftërore (1)

  • Efodi (2-7)

  • Pektorali (8-21)

  • Veshja pa mëngë (22-26)

  • Veshje të tjera priftërore (27-29)

  • Pllaka prej ari (30, 31)

  • Moisiu kontrollon tabernakullin (32-43)

39  Me fillin blu, me leshin në ngjyrë të purpurt* dhe me fillin në të kuqe të ndezur+ bënë rroba të endura hollë për shërbimin në vendin e shenjtë; ata bënë rrobat e shenjta për Aronin,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.  Bezaleli e bëri efodin*+ me ar, me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt, me fill në të kuqe të ndezur e me li të dredhur hollë.  Ari u punua me çekan në petëza të holla, të cilat Bezaleli i preu fije-fije për t’i thurur me fillin blu, me leshin në ngjyrë të purpurt, me fillin në të kuqe të ndezur e me lirin e hollë; me to qëndisi efodin.  Te supet i bënë dy rripa të fiksuar për të bashkuar dy pjesët e efodit.  Edhe brezi i endur,* i lidhur tek efodi që ky të mos lëvizë,+ u bë me të njëjtat materiale: ar, fill blu, lesh në ngjyrë të purpurt, fill në të kuqe të ndezur dhe li të dredhur hollë, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.  Pastaj i mbërthyen gurët e oniksit në fole ari e në ta skalitën emrat e djemve të Izraelit, ashtu si skalitet një vulë,+  dhe Bezaleli i vendosi mbi rripat e supeve të efodit në kujtim të djemve të Izraelit,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.  Pastaj bëri pektoralin,+ të punuar nga një qëndistar, me të njëjtin punim si të efodit: me ar, me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt, me fill në të kuqe të ndezur e me li të dredhur hollë.+  Pektorali ishte katror kur palosej më dysh, një pëllëmbë i gjatë dhe një pëllëmbë i gjerë.* 10  I vunë katër radhë gurësh të çmuar; radha e parë kishte rubin, topaz dhe smerald; 11  radha e dytë, bruz, safir dhe diaspër; 12  radha e tretë, gur léshem,* agat dhe ametist; 13  radha e katërt, krizolit, oniks dhe nefrit; ata i mbërthyen në fole prej ari. 14  Gurët përkonin me emrat e 12 djemve të Izraelit, dhe secili emër ishte skalitur si një vulë e përfaqësonte një nga 12 fiset. 15  Në pektoral bënë zinxhirë të përdredhur, si kordonë prej ari të kulluar.+ 16  Bënë dhe dy fole ari e dy unaza ari që i vendosën në dy cepat e sipërm të pektoralit. 17  Pastaj, dy zinxhirë prej ari i kaluan nëpër dy unazat në cepat e sipërm të pektoralit 18  dhe dy anët e tjera të zinxhirëve i kaluan përmes dy foleve që janë te rripat e supeve të efodit, në pjesën e tij të përparme. 19  Bënë më pas edhe dy unaza të tjera ari për pektoralin dhe ia vendosën në dy cepat e poshtëm, në pjesën e brendshme, përballë me efodin.+ 20  Gjithashtu bënë dy unaza ari aty ku brezi i endur* bashkohet me efodin, pra, në pjesën e përparme të efodit, poshtë dy rripave të supeve, sipër brezit të endur. 21  Në fund e lidhën pektoralin me një kordon blu, duke lidhur unazat e tij me unazat e efodit, e kështu pektorali qëndronte pa lëvizur mbi efod, sipër brezit të endur,* siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 22  Pastaj Bezaleli bëri veshjen pa mëngë poshtë efodit, të punuar nga një tezgjahist, krejt me fill blu.+ 23  Në pjesën e sipërme, veshja pa mëngë kishte një grykë të hapur, si gryka e një thuraku;* gryka kishte rreth e përqark një shirit që të mos grisej. 24  Pastaj, palës në fund i bënë rreth e qark shegë të punuara me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt e me fill në të kuqe të ndezur, të përdredhur bashkë. 25  Bënë edhe zile prej ari të kulluar dhe i vendosën mes shegëve rreth e qark palës në fund të veshjes pa mëngë; 26  alternuan një zile dhe një shegë, një zile dhe një shegë, rreth e qark palës në fund të veshjes pa mëngë që vishej gjatë shërbimit, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 27  Bënë për Aronin dhe për djemtë e tij+ veshjet e gjata prej liri të hollë, të punuara nga një tezgjahist, 28  çallmën e veçantë+ prej liri të hollë, çallmat prej liri të hollë me zbukurime,+ mbathjet*+ prej liri të dredhur hollë 29  dhe brezin prej liri të dredhur hollë, filli blu, leshi në ngjyrë të purpurt dhe filli në të kuqe të ndezur të endur bashkë, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 30  Në fund bënë prej ari të kulluar pllakën e ndritshme, shenjën e shenjtë të kushtimit,* ku skalitën ashtu si skalitet një vulë: «Shenjtëria i përket Jehovait»,+ 31  dhe e lidhën te çallma me një kordon prej filli blu, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 32  Kështu gjithë puna për tabernakullin, për tendën e takimit, përfundoi, dhe izraelitët bënë gjithçka që Jehovai i kishte urdhëruar Moisiut;+ ata bënë pikërisht ashtu. 33  Pastaj ia çuan Moisiut tabernakullin,+ tendën+ me gjithë pajisjet e saj: kapëset,+ skeletet prej druri,+ shufrat,+ shtyllat, bazamentet me fole;+ 34  mbulesën me lëkurë dashi të ngjyera në të kuqe,+ mbulesën me lëkurë foke dhe perden ndarëse;+ 35  arkën e Dëshmisë bashkë me shufrat+ dhe kapakun;+ 36  tryezën me gjithë pajisjet e saj+ dhe bukët e paraqitjes; 37  shandanin prej ari të kulluar, llambat e tij+ të vëna radhë, gjithë pajisjet e tij+ dhe vajin për ndriçim;+ 38  altarin+ prej ari, vajin e mirosjes,+ temjanin aromatik+ dhe perden e trashë+ për hyrjen e tendës; 39  altarin prej bakri+ dhe skarën e tij prej bakri, shufrat,+ gjithë pajisjet e tij+ dhe legenin me këmbalecin;+ 40  perdet që do të varnin në oborr, shtyllat dhe bazamentet e tyre me fole,+ perden e trashë+ për hyrjen e oborrit, litarët dhe kunjat e tendës+ dhe gjithë pajisjet për shërbimin në tabernakull, për tendën e takimit; 41  rrobat e endura hollë për shërbimin në shenjtërore, rrobat e shenjta të priftit Aron,+ si dhe rrobat e djemve të tij që të shërbenin si priftërinj. 42  Izraelitët e bënë punën në përputhje me gjithçka që Jehovai i kishte urdhëruar Moisiut.+ 43  Kur kontrolloi gjithë punën e tyre, Moisiu pa që ata e kishin bërë siç kishte urdhëruar Jehovai, prandaj Moisiu i bekoi.

Shënime në fund të faqes

Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.
Ose «qemeri».
Rreth 22,2 cm. Shih Shtojcën B14.
Gur i çmuar që ende nuk dihet me saktësi, mund t’i referohet qelibarit, hiacintit, opalit ose turmalinës.
Ose «qemeri».
Ose «qemerit».
Ose «e një parzmoreje të thurur».
Ose «rrobat e brendshme».
Ose «diademën e shenjtë».