Eksodi 37:1-29

37  Pastaj Bezaleli+ e bëri Arkën+ me dru akacieje; ajo ishte dy kute* e gjysmë e gjatë, një kut e gjysmë e gjerë dhe një kut e gjysmë e lartë.+  E veshi me ar të kulluar, jashtë e brenda, dhe i bëri rreth e qark një kornizë dekorative prej ari.+  Pastaj derdhi katër unaza ari, që t’i vinte në të katër qoshet, pak më lart këmbëve të arkës, dy në njërën anë e dy në tjetrën.  Bëri edhe shufra me dru akacieje, i veshi me ar+  dhe i kaloi shufrat nëpër unazat në të dy anët e Arkës për ta mbartur.+  Pastaj bëri kapakun vetëm me ar të kulluar,+ dy kute e gjysmë të gjatë dhe një kut e gjysmë të gjerë.+  Bëri edhe dy kerubinë+ ari të punuar me çekan për të dyja anët e kapakut.+  Një kerubin ishte në njërën anë dhe tjetri në anën tjetër; kerubinët i bëri mbi kapak, në të dyja anët.  Kerubinët i kishin krahët të hapur e të zgjatur lart, duke i bërë hije kapakut me krahët e tyre,+ dhe ishin përballë njëri-tjetrit, me fytyrë nga kapaku.+ 10  Pastaj bëri tryezën me dru akacieje;+ ajo ishte dy kute e gjatë, një kut e gjerë dhe një kut e gjysmë e lartë.+ 11  E veshi me ar të kulluar dhe i bëri rreth e qark një kornizë dekorative prej ari. 12  I bëri rreth e qark edhe një bordurë katër gisht* të gjerë dhe rreth e qark saj bëri një tjetër kornizë dekorative prej ari. 13  I derdhi pastaj katër unaza ari dhe i vendosi në të katër qoshet, aty ku ishin ngjitur katër këmbët. 14  Unazat ishin afër bordurës së tryezës dhe në to futeshin shufrat për ta mbartur. 15  Shufrat i bëri me dru akacieje dhe i veshi me ar, e me to mbartnin tryezën. 16  Bëri pastaj me ar të kulluar edhe pajisjet që janë në tryezë: pjatat, kupat, taset dhe brokat, me të cilat do të derdheshin blatimet në pije.+ 17  Pastaj bëri shandanin+ me ar të kulluar, të punuar me çekan; baza, trungu, kupat e lules, gonxhet dhe lulet e tij i punoi nga një copë e vetme ari.+ 18  Nga trungu i shandanit dilnin gjashtë degë: tri degë nga njëra anë dhe tri nga ana tjetër. 19  Secila degë e njërës anë kishte tri kupa në formën e lules së bajames, si edhe gonxhe e lule, të cilat alternoheshin me njëra-tjetrën. Edhe secila degë e anës tjetër kishte tri kupa në formën e lules së bajames, si edhe gonxhe e lule, të cilat alternoheshin me njëra-tjetrën; në këtë mënyrë i bëri të gjashta degët që dilnin nga trungu i shandanit. 20  Në trungun e shandanit kishte katër kupa në formën e lules së bajames, me gonxhet dhe lulet e tyre, të cilat alternoheshin me njëra-tjetrën. 21  Një gonxhe ishte nën dy degët e para që dilnin nga trungu, një gonxhe nën dy degët e tjera dhe një gonxhe nën dy degët e fundit, për të gjashta degët që dilnin nga trungu i shandanit. 22  Gonxhet, degët dhe i gjithë shandani u punuan me çekan nga një copë e vetme ari të kulluar. 23  Pastaj i bëri me ar të kulluar shtatë llambat,+ mashat* dhe mbajtëset e zjarrit. 24  Shandanin dhe gjithë pajisjet e tij i punoi nga një copë e vetme ari të kulluar prej një talente.* 25  Bëri edhe altarin e temjanit+ me dru akacieje; ai ishte katror, një kut i gjatë, një kut i gjerë dhe dy kute i lartë, dhe brirët ishin një trup me altarin.+ 26  E veshi me ar të kulluar: pjesën e sipërme, anët rreth e qark dhe brirët, kurse përreth i bëri një kornizë dekorative prej ari. 27  I bëri edhe dy unaza ari nën kornizën dekorative, në të dyja anët, që shërbenin si mbajtëse për shufrat me të cilat do të mbartej. 28  Pastaj i bëri shufrat me dru akacieje dhe i veshi me ar. 29  Bëri edhe vajin e shenjtë për mirosje+ dhe temjanin e pastër aromatik,+ të përzier me mjeshtëri.*

Shënime në fund të faqes

Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.
Rreth 7,4 cm. Shih Shtojcën B14.
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Ose «me mjeshtërinë e një pomadëbërësi».