Eksodi 24:1-18

  • Populli pranon të mbajë besëlidhjen (1-11)

  • Moisiu në malin Sinai (12-18)

24  Pastaj Jehovai i tha Moisiut: «Ngjituni në mal, ti dhe Aroni, Nadabi dhe Abihu,+ si dhe 70 pleq të Izraelit, dhe përkuluni para meje në njëfarë largësie.  Vetëm Moisiu t’i afrohet Jehovait, kurse të tjerët nuk duhet të afrohen dhe as populli nuk duhet të ngjitet në mal me të.»+  Kështu Moisiu erdhi, i tregoi popullit gjithë fjalët e ligjet e Jehovait,+ dhe tërë populli u përgjigj njëzëri: «Jemi gati t’i zbatojmë të gjitha fjalët e Jehovait.»+  Atëherë Moisiu i hodhi me shkrim të gjitha fjalët e Jehovait.+ Pastaj u çua herët në mëngjes, ndërtoi rrëzë malit një altar dhe 12 shtylla, sipas 12 fiseve të Izraelit.  Më pas zgjodhi disa të rinj izraelitë, të cilët paraqitën blatime të djegura dhe flijuan dema si flijime në bashkësi+ për Jehovain.  Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në tase, kurse me gjysmën tjetër spërkati altarin.  Pastaj mori librin e besëlidhjes, ia lexoi popullit,+ dhe ata thanë: «Jemi gati të bëjmë gjithçka që ka thënë Jehovai dhe do të bindemi.»+  Prandaj Moisiu mori gjakun, spërkati popullin+ dhe tha: «Ky është gjaku i besëlidhjes që Jehovai ka bërë me ju në përputhje me gjithë këto fjalë.»+  Moisiu dhe Aroni, Nadabi dhe Abihu, si dhe 70 pleq të Izraelit u ngjitën në mal, 10  ku panë Perëndinë e Izraelit;+ nën këmbët e tij ishte diçka që ngjante si dysheme safiri, e pastër si vetë qiejt.+ 11  Ai nuk i preku me dorë burrat e shquar të Izraelit,+ e ata panë Perëndinë e vërtetë në një vegim* dhe hëngrën e pinë. 12  Tani Jehovai i tha Moisiut: «Ngjitu tek unë në mal dhe qëndro atje, se do të të jap në pllaka guri ligjin dhe urdhërimet që do të shkruaj për ta mësuar popullin.»+ 13  Kështu Moisiu u nis me Josiun, shërbëtorin e vet,+ dhe Moisiu hipi në malin e Perëndisë së vërtetë.+ 14  Kurse pleqve u kishte thënë: «Ju na prisni këtu derisa të kthehemi.+ Aroni dhe Huri+ janë me ju. Kush të ketë ndonjë çështje ligjore, le t’u drejtohet atyre.»+ 15  Pastaj Moisiu u ngjit në mal teksa reja mbulonte malin.+ 16  Lavdia e Jehovait+ qëndroi në malin Sinai,+ dhe reja e mbuloi atë për gjashtë ditë. Ditën e shtatë, ai e thirri Moisiun nga mesi i resë. 17  Izraelitëve që po shikonin, lavdia e Jehovait u dukej si zjarr flakërues në majë të malit. 18  Pastaj Moisiu hyri në re dhe u ngjit në mal;+ Moisiu qëndroi në mal 40 ditë e 40 net.+

Shënime në fund të faqes