Eksodi 11:1-10

  • Njoftohet plaga e dhjetë (1-10)

    • Izraelitët duhet të kërkojnë dhurata (2)

11  (Jehovai i kishte thënë Moisiut: «Edhe një plagë do të sjell mbi faraonin dhe Egjiptin. Pas asaj, ai do t’ju lërë të ikni+ dhe, kur t’ju lërë të ikni, do t’ju dëbojë njëherë e mirë.+  Tani, thuaji popullit që gjithë burrat e gratë t’u kërkojnë fqinjëve sende argjendi dhe ari.»+  Falë Jehovait, populli fitoi pëlqimin e egjiptianëve, e veç kësaj, Moisiu ishte bërë njeri shumë i nderuar në vendin e Egjiptit, në sy të shërbëtorëve të faraonit dhe në sy të popullit.)  Pastaj Moisiu i tha akoma faraonit: «Kështu thotë Jehovai: ‘Aty nga mesnata do të kaloj nëpër Egjipt,+  dhe çdo i parëlindur në vendin e Egjiptit do të vdesë,+ nga i parëlinduri i faraonit që rri në fron deri tek i parëlinduri i skllaves që punon në mokër,* si dhe çdo pjellë e parë e kafshëve.+  Në mbarë vendin e Egjiptit do të dëgjohet një klithmë aq e madhe, sa s’është dëgjuar kurrë më parë dhe as do të dëgjohet kurrë më.+  Por izraelitëve, njerëzve e kafshëve të tyre, nuk do t’u lehin as qentë,* që ta dini se Jehovai do të bëjë dallimin mes egjiptianëve dhe izraelitëve.’+  Gjithë shërbëtorët e tu me siguri do të vijnë tek unë, do të bien përmbys para meje dhe do të më thonë: ‘Ik, ti dhe tërë populli që të vjen nga pas.’+ Atëherë unë do të iki.» Me të thënë këtë, Moisiu u largua në kulmin e zemërimit nga faraoni.  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Faraoni nuk do t’ju dëgjojë,+ që vendi i Egjiptit të shohë edhe më shumë mrekulli të miat.»+ 10  Moisiu dhe Aroni i kryen gjithë këto mrekulli para faraonit,+ por Jehovai lejonte që faraonit t’i ngurtësohej zemra e të bëhej kryeneç, prandaj ky nuk i lejonte izraelitët të largoheshin nga vendi i tij.+

Shënime në fund të faqes

Ose «nuk do t’u skërmitet asnjë qen».