Eklisiastiu 2:1-26

  • Vlerësohen arritjet e Solomonit (1-11)

  • Vlera relative e mençurisë njerëzore (12-16)

  • Kotësia e punës së mundimshme (17-23)

  • Ha, pi dhe kënaqu me mundin tënd (24-26)

2  Atëherë thashë me vete: «Do të provoj kënaqësitë* e jetës dhe do të shoh ç’të mira vijnë.» Por ja, edhe kjo ishte kotësi.   Për të qeshurën thashë: «Është budallallëk!»,dhe për kënaqësinë:* «Ç’dobi sjell?»  Vendosa në zemër t’i bëja qejfin vetes e të jepesha pas verës,+ por pa e humbur mençurinë. Madje u kapa fort pas marrëzisë, që të zbuloja cila është gjëja më e mirë që mund të bëjë njeriu gjatë jetës së tij të shkurtër nën qiej.  U mora me vepra të mëdha.+ Ndërtova shtëpi+ dhe mbolla vreshta për veten.+  Bëra kopshte e parqe, dhe mbolla në to pemë frutore të çdo lloji.  Bëra edhe rezervuarë me ujë për të vaditur pyllishte të harlisura.*  Mora shërbëtorë dhe shërbëtore,+ madje pata shërbëtorë që lindën në shtëpinë time. Po ashtu pata shumë bagëti, të trasha e të imëta,+ më shumë se kushdo përpara meje në Jerusalem.  Grumbullova argjend dhe ar,+ thesaret* e mbretërve dhe të provincave.+ Mblodha këngëtarë e këngëtare, si dhe ato që u sjellin kënaqësi të thellë bijve të njerëzve: një grua, po, shumë gra.*  Kështu u madhërova dhe ia kalova kujtdo para meje në Jerusalem.+ Për më tepër, mençuria nuk u nda prej meje. 10  Çdo gjë që dëshirova,* nuk ia mohova vetes.+ Nuk ia kurseva zemrës asnjë lloj kënaqësie,* sepse gjithë puna ime e palodhur ma mbushte zemrën me gëzim, dhe ky ishte shpërblimi* për gjithë mundin tim.+ 11  Por kur u mendova mirë për gjithë punët që bëra me duart e mia dhe djersën që derdha për to,+ pashë që çdo gjë ishte kotësi, një rropatje pas erës.+ S’kishte asgjë që t’ia vlente vërtet* nën diell.+ 12  Pastaj i kushtova vëmendje mençurisë, budallallëkut* dhe marrëzisë.+ (E ç’mund të bëjë ai që i zë vendin mbretit, përveçse asaj që tashmë është bërë?!) 13  Atëherë pashë se ka më shumë epërsi mençuria se marrëzia,+ ashtu sikurse ka më shumë epërsi drita se errësira. 14  I mençuri i mban sytë hapur,*+ ndërsa i pamendi ecën në errësirë.+ Kam kuptuar edhe se të gjithë i pret i njëjti fund.+ 15  Kështu thashë me vete: «Edhe mua do të më ndodhë ajo që do t’i ndodhë të pamendit.»+ E për çfarë u bëra tejet i mençur?! Atëherë thashë me vete: «Edhe kjo është kotësi!», 16  sepse as i mençuri, as i pamendi, s’do të kujtohen gjatë.+ Në ditët që do të vijnë, secili ka për t’u harruar. E si do të vdesë i mençuri? Njësoj si i pamendi.+ 17  Prandaj e urreva jetën,+ sepse gjithçka që bëhej nën diell më dukej dëshpëruese, sepse çdo gjë ishte kotësi,+ një rropatje pas erës.+ 18  I urreva të gjitha gjërat për të cilat isha munduar kaq shumë nën diell,+ sepse duhej t’ia lija atij që do të më zinte vendin.+ 19  E kush e di nëse ai do të jetë i mençur apo i marrë?+ Sido që të jetë, ai do të shtjerë në dorë të gjitha gjërat që fitova me mund e mençuri nën diell. Edhe kjo është kotësi. 20  Prandaj zemrën ma mbërtheu dëshpërimi për gjithë punën e mundimshme nga e cila isha sfilitur nën diell. 21  Vërtet, dikush mund të punojë pa u kursyer dhe me mençuri, njohuri e mjeshtëri, por duhet t’ia lërë trashëgiminë e vet* dikujt që nuk është munduar fare për të.+ Edhe kjo është e kotë dhe tragjike.* 22  Ç’dobi ka njeriu nga gjithë mundi i tij dhe nga ambicia që e shtyn* të punojë fort nën diell?+ 23  Se gjatë gjithë ditëve të tij, puna i sjell dhembje e zhgënjim,+ madje edhe natën zemra nuk i gjen prehje.+ Edhe kjo është kotësi. 24  Për njeriun s’ka asgjë më të mirë se të hajë, të pijë dhe të kënaqet me mundin e vet.+ Kam kuptuar se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë së vërtetë,+ 25  sepse kush ha e pi më mirë se unë?!+ 26  Ai i jep mençuri, njohuri dhe gëzim njeriut që ka pëlqimin e tij.+ Kurse mëkatarit i ngarkon këtë detyrë: të mbledhë e të grumbullojë vetëm e vetëm për njeriun që ka pëlqimin e Perëndisë së vërtetë.+ Edhe kjo është kotësi, një rropatje pas erës.

Shënime në fund të faqes

Ose «gëzimet».
Ose «gëzimin».
Ose «pyje të harlisur».
Ose «pronat».
Ose «një zonjë, madje disa zonja».
Ose «që dëshiruan sytë e mi».
Ose «gëzimi».
Ose «kjo ishte pjesa që më takonte».
Ose «S’kishte asnjë përfitim».
Ose «çmendurisë».
Ose «i ka sytë në ballë».
Ose «t’ia dorëzojë të gjitha».
Ose «një e keqe e madhe».
Fjalë për fjalë «dhe nga përpjekjet e zemrës».