Eklisiastiu 1:1-18

  • Çdo gjë është e kotë (1-11)

    • Toka qëndron përjetë (4)

    • Ciklet e natyrës vazhdojnë pa ndërprerje (5-7)

    • Asgjë e re nën diell (9)

  • Mençuria njerëzore është e kufizuar (12-18)

    • Rropatje pas erës (14)

1  Fjalët e atij që mbledh popullin,+ birit të Davidit, mbretit në Jerusalem.+   «Kotësi e kotësive!»—thotë ai që mbledh popullin. «Kotësi e kotësive! Çdo gjë është kotësi!»+   Ç’dobi ka njeriu nga e gjithë puna e mundimshmeqë e sfilit nën diell?+   Një brez shkon, një brez vjen,por toka qëndron* përjetë.+   Dielli lind* e perëndon,pastaj kthehet me të shpejtë* aty ku lind përsëri.+   Era fryn nga jugu e shkon drejt veriut. Vërtitet e vërtitet po aty; era vjen rrotull pa pushim.   Gjithë lumenjtë* vërshojnë në det, por deti nuk mbushet;+ata kthehen në vendin ku burojnë për të vërshuar përsëri.+   Të gjitha gjërat janë të lodhshmee s’mund të shpjegohen me fjalë. Syri nuk ngopet me atë që sheh,as veshi me atë që dëgjon.   Ajo që ka qenë, prapë do të jetë,ajo që është bërë, prapë do të bëhet;s’ka asgjë të re nën diell.+ 10  A ka ndonjë gjë për të cilën mund të thuhet: «Ja, një gjë e re!» Ajo ka ekzistuar prej kohësh,ka ekzistuar tashmë përpara nesh. 11  Askush nuk i kujton brezat e mëparshëm,as brezat që do të vijnë nuk do të kujtohen. Madje as këta nuk do të kujtohen nga brezat e mëvonshëm.+ 12  Unë që mbledh popullin jam mbreti i Izraelit në Jerusalem.+ 13  Vendosa në zemër të studioja e të rrëmoja me mençuri+ çdo gjë që është bërë nën qiej+—çdo gjë të mjerueshme që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve të merren. 14  I pashë të gjitha punët që ishin bërë nën diell,dhe ja, çdo gjë ishte kotësi, një rropatje pas erës.+ 15  Ajo që është e shtrembër s’mund të drejtohet,dhe ajo që mungon s’ka si të numërohet. 16  Atëherë thashë me vete: «Ja, unë kam fituar shumë mençuri, më shumë se kushdo përpara meje në Jerusalem,+ dhe zemra ime është mbushur me mençuri e njohuri.»+ 17  U përpoqa me gjithë zemër të njihja mençurinë, budallallëkun* dhe marrëzinë;+ edhe kjo është një rropatje pas erës. 18  Se aty ku ka shumë mençuri, ka edhe shumë zhgënjim e irritim;prandaj kush shton njohurinë, shton dhembjen.+

Shënime në fund të faqes

Ose «mbetet».
Ose «shndrit».
Ose «me gulçim».
Ose «përrenjtë dimërorë; përrenjtë stinorë».
Ose «çmendurinë».