Danieli 12:1-13

  • ‘Koha e fundit’ dhe më tej (1-13)

    • Mikaeli do të ngrihet (1)

    • Ata me gjykim të thellë do të ndriçojnë (3)

    • Njohuria e vërtetë do të jetë e bollshme (4)

    • Danieli do të ngrihet për të marrë pjesën e tij (13)

12  Gjatë asaj kohe do të ngrihet Mikaeli,*+ princi i madh,+ i cili po vepron* në dobi të popullit tënd.* Do të ketë një kohë vuajtjesh, të atillë që nuk ka pasur që nga lindja e kombeve e deri në atë kohë. Gjatë asaj kohe, populli yt do të shpëtojë,+ të gjithë ata që e kanë emrin të shkruar në libër.+  E shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës, do të zgjohen, disa për jetë të përhershme dhe të tjerë për poshtërim e përçmim të përhershëm.  Ata që kanë gjykim të thellë, do të ndriçojnë si hapësira qiellore, dhe ata që çojnë shumë veta në drejtësi, do të shndritin si yjet, në jetë të jetëve.  Ndërsa ti, Daniel, mbaji të fshehta fjalët dhe vulose librin, deri në kohën e fundit.+ Shumë do ta shqyrtojnë me hollësi,* dhe njohuria e vërtetë do të bëhet e bollshme.»+  Atëherë, unë, Danieli, pashë dy të tjerë që qëndronin buzë lumit, njëri në këtë anë e tjetri në anën tjetër.+  Pastaj, njëri i tha burrit të veshur me lino,+ që ishte mbi ujërat e lumit: «Sa kohë do të kalojë derisa të përmbushen këto gjëra të mrekullueshme?»  Atëherë dëgjova burrin me veshje linoje, që ishte mbi ujërat e lumit, ndërsa ngrinte dorën e djathtë e të majtë drejt qiejve dhe betohej për Atë që rron në jetë të jetëve:+ «Do të kalojë një kohë e caktuar, dy kohë të caktuara dhe gjysmë kohe.* Fuqia e popullit të shenjtë do të thyhet dhe, sapo të mbarojë kjo,+ të gjitha këto gjëra do të përmbushen.»  Unë dëgjova, por nuk kuptova,+ prandaj thashë: «Imzot, cili do të jetë rezultati i këtyre gjërave?»  Atëherë ai më tha: «Shko Daniel, sepse fjalët duhen mbajtur të fshehta e të vulosura deri në kohën e fundit.+ 10  Shumë do të pastrohen, do të zbardhen e do të rafinohen.+ Të ligjtë do të veprojnë me ligësi dhe asnjë i lig nuk do të kuptojë, por ata që kanë gjykim të thellë do të kuptojnë.+ 11  Që nga koha kur flijimi i vazhdueshëm+ të hiqet dhe gjëja e neveritshme që shkakton shkretim të vihet në vend,+ do të kalojnë 1.290 ditë. 12  Lum ai që pret plot shpresë* dhe që arrin deri në fund të 1.335 ditëve! 13  Kurse ti qëndro i patundur deri në fund. Do të prehesh, por në fund të ditëve do të ngrihesh për të marrë pjesën tënde.»*+

Shënime në fund të faqes

Do të thotë «Kush është si Perëndia?»
Fjalë për fjalë «po qëndron».
Fjalë për fjalë «të bijve të popullit tënd».
Fjalë për fjalë «do të enden lart e poshtë».
Domethënë, tri kohë e gjysmë.
Ose «me zjarr; me padurim».
Ose «në vendin tënd të caktuar».