Amosi 9:1-15

  • Nuk i shpëtojnë gjykimit të Perëndisë (1-10)

  • Kasollja e Davidit do të ngrihet (11-15)

9  Unë pashë Jehovain+ që kishte zënë vend mbi altar dhe tha: «Goditi kokat e shtyllave, që të tunden pragjet. Prejua kokat të gjithave. Njerëzit që kanë mbetur, do t’i vras me shpatë. Asnjë nga ata që ikin, nuk do t’ia dalë dot dhe asnjë nga ata që ia mbathin, nuk do të shpëtojë dot.+   Edhe sikur të gërmojnë deri në Varr,*dora ime do t’i nxjerrë që andej. Edhe sikur të ngjiten në qiell,unë do t’i zbres që andej.   Edhe sikur të fshihen në majë të Karmelit,unë do t’i kërkoj me kujdes dhe do t’i kap.+ Edhe sikur të fshihen në fund të detit nga sytë e mi,do të urdhëroj gjarprin që t’i kafshojë atje.   Edhe sikur të shkojnë në robëri para armiqve të tyre,atje do të urdhëroj shpatën që t’i vrasë.+ Nuk do t’ua ndaj sytë, jo për mirë, por për keq.+   Se Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive, është ai që prek vendin,*që të dridhet+ dhe tërë banorët e tij të mbajnë zi.+ Ai do të ngrihet i tëri si Nilidhe do të bjerë si Nili i Egjiptit.+   Ai që ndërton një udhë deri në qielldhe që e ka vënë kupën e tij qiellore* mbi tokë,ai që i thërret ujërat e detitqë t’i derdhë mbi faqen e dheut,+e ka emrin Jehova.+   O popull i Izraelit, a nuk jeni për mua si bijtë e kushitëve?​—thotë Jehovai. A nuk i nxora unë izraelitët nga Egjipti,+filistinët nga Kreta+ dhe sirianët nga Kiri?+   Unë, Zotëria Sovran Jehova, nuk ia ndaj sytë mbretërisë mëkataredhe do ta zhduk nga faqja e dheut.+ Megjithatë nuk do ta zhduk krejt shtëpinë e Jakobit,+​—thotë Jehovai.   Unë po jap urdhrindhe do ta tund shtëpinë e Izraelit mes të gjitha kombeve,+ashtu si tundet shosha,e s’do të bjerë në tokë asnjë guralec. 10  Tërë mëkatarët e popullit tim që thonë: ‘Asnjë e keqe s’do të na vijë dhe s’do të na zërë’, do të vdesin nga shpata. 11  Atë ditë do të ngre kasollen* e Davidit,+ që ka rënë,dhe do t’i meremetoj të çarat.* Do të ngre rrënojat e sajdhe do ta rindërtoj si kohë më parë,+ 12  me qëllim që ata të shtien në dorë atë që ka mbetur nga Edomi+dhe të gjitha kombet te të cilat është thirrur emri im,​—thotë Jehovai, që po e bën këtë gjë.» 13  Jehovai thotë: «Po vijnë ditët,kur ai që lëron tokën, do ta arrijë korrësindhe ai që shtyp rrushin, do ta arrijë mbjellësin.+ Malet do të pikojnë verë të ëmbël+dhe në të gjitha kodrat do të vërshojë vera.*+ 14  Unë do t’i kthej robërit e popullit tim, Izraelit,+të cilët do të rindërtojnë qytetet e shkretuara e do të banojnë në to.+ Do të mbjellin vreshta e do të pinë verën e tyre+dhe do të punojnë kopshtet e do të hanë frytet e tyre.+ 15  Unë do t’i mbjell në tokën e tyre,dhe nuk do të çrrënjosen më kurrënga toka që u kam dhënë,»+​—thotë Jehovai, Perëndia yt.

Shënime në fund të faqes

Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «tokën».
Ose «strukturën e tij».
Ose «tendën».
Ose «të çarat e tyre».
Fjalë për fjalë «kodrat do të shkrihen».