Efesianëve 3:1-21

  • Sekreti i shenjtë përfshin jojudenjtë (1-13)

    • Jojudenjtë, bashkëtrashëgimtarë me Krishtin (6)

    • Qëllimi i përjetshëm i Perëndisë (11)

  • Lutja për efesianët që të fitojnë gjykim të thellë (14-21)

3  Për këtë arsye, unë, Pavli, i burgosur+ i Krishtit Jezu për ju, njerëz të kombeve. . .*  Patjetër keni dëgjuar se më është besuar detyra si kujdestar+ i mirësisë së pamerituar të Perëndisë, e cila m’u dha për të mirën tuaj,  dhe se m’u bë i njohur sekreti i shenjtë me anë të një zbulese, sikurse ju shkrova shkurtimisht pak më parë.  Prandaj, kur ta lexoni këtë që kam shkruar, do të dalloni se e kuptoj sekretin e shenjtë+ të Krishtit.  Në brezat e shkuar, ky sekret nuk iu bë i njohur bijve të njerëzve siç u është zbuluar tani apostujve dhe profetëve të shenjtë të Perëndisë me anë të frymës së tij,+  domethënë, njerëzit e kombeve që janë në unitet me Krishtin Jezu, të jenë bashkëtrashëgimtarë e gjymtyrë të të njëjtit trup+ dhe pjesëmarrës me ne të premtimit nëpërmjet lajmit të mirë.  Unë u bëra shërbëtor i këtij sekreti falë dhuratës* së mirësisë së pamerituar të Perëndisë, e cila m’u dha në sajë të fuqisë së tij.+  Mua, më të voglit nga të gjithë të shenjtët,+ m’u tregua kjo mirësi e pamerituar,+ që t’u shpall kombeve* lajmin e mirë për pasurinë e pamatshme që vjen prej Krishtit  dhe të hedh dritë mbi administrimin e sekretit të shenjtë,+ të cilin Perëndia që krijoi gjithçka, e kishte fshehur gjatë epokave. 10  Kjo u bë me qëllim që, nëpërmjet kongregacionit,+ tani t’u bëhet e njohur qeverive dhe autoriteteve në vendet qiellore mençuria tejet e larmishme e Perëndisë.+ 11  Kjo përputhet me qëllimin e tij të përjetshëm në lidhje me Krishtin,+ Jezuin, Zotërinë tonë, 12  me anë të të cilit kemi mundësinë të flasim lirshëm e t’i afrohemi pa ndrojtje+ e me siguri Perëndisë, nëpërmjet besimit që kemi tek ai. 13  Prandaj, po ju lutem të mos ju lëshojë zemra nga vuajtjet* që heq për ju, sepse kjo ju sjell lavdi.+ 14  Për këtë arsye, bie në gjunjë përpara Atit, 15  nga i cili merr emër çdo familje në qiell dhe në tokë, 16  dhe lutem që, nëpërmjet lavdisë së tij të pafundme, t’ju bëjë të fortë në njeriun e brendshëm,*+ me fuqinë që jep fryma e tij, 17  dhe që, nëpërmjet besimit tuaj, Krishti të banojë në zemrat tuaja me dashuri.+ Qofshi të rrënjosur+ dhe të vendosur në një themel të qëndrueshëm+ 18  që, bashkë me gjithë të shenjtët, të jeni krejtësisht në gjendje të kuptoni cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia e së vërtetës, 19  e të njihni dashurinë e Krishtit,+ e cila e tejkalon njohurinë, e kështu të bëheni të plotë me tërë plotësinë që jep Perëndia. 20  Atij që po vepron te ne me fuqinë e vet+ e që mund të bëjë shumë e shumë më tepër nga sa kërkojmë a konceptojmë ne,+ 21  i qoftë lavdia me anë të kongregacionit dhe me anë të Krishtit Jezu brez pas brezi, në jetë të jetëve! Amin!

Shënime në fund të faqes

Duket se mendimi vazhdon në vargun 14.
Ose «dhuratës falas».
Ose «shtrëngimet».
Ose «t’ju forcojë zemrën e mendjen».