Letra e dytë drejtuar selanikasve 1:1-12

  • Përshëndetje (1, 2)

  • Besimi i selanikasve rritet (3-5)

  • Hakmarrje kundër të pabindurve (6-10)

  • Lutje për kongregacionin (11, 12)

1  Pavli, Silvani* dhe Timoteu,+ drejtuar kongregacionit* të selanikasve, që është në unitet me Perëndinë, Atin tonë, dhe me Zotërinë Jezu Krisht:  Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati, si edhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!  E ndiejmë për detyrë ta falënderojmë gjithmonë Perëndinë për ju, vëllezër, e kjo është me vend, sepse besimi juaj po rritet gjithnjë e më shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po shtohet.+  Kështu, ne krenohemi me ju+ nëpër kongregacionet e Perëndisë për qëndrueshmërinë dhe besimin që po tregoni në të gjitha përndjekjet dhe vështirësitë që po hasni.*+  E gjithë kjo është provë se Perëndia gjykon me drejtësi, e falë kësaj do të quheni të denjë për Mbretërinë e Perëndisë, për të cilën vërtet po vuani.+  Faktikisht, është e drejtë nga ana e Perëndisë t’i ndëshkojë me shtrëngim* ata që ju shkaktojnë shtrëngime.+  Kurse juve që hasni shtrëngime, do t’ju lehtësojë bashkë me ne kur të zbulohet nga qielli Zotëria Jezu+ me engjëjt e tij të fuqishëm+  në një zjarr flakërues, që të hakmerret kundër atyre që nuk e njohin Perëndinë dhe kundër atyre që nuk i binden lajmit të mirë lidhur me Zotërinë tonë Jezu.+  Këta do të ndëshkohen me shkatërrim të përhershëm,+ do të flaken larg syve të Zotërisë dhe nuk do ta shohin më fuqinë e tij të lavdishme 10  kur ai të vijë për të marrë lavdi bashkë me të shenjtët* e tij. Atë ditë, të gjithë ata që treguan besim, do ta shohin të mrekulluar, ngaqë e mirëpritën plot besim dëshminë që dhamë. 11  Prandaj lutemi gjithnjë për ju, që Perëndia ynë t’ju quajë të denjë për thirrjen e tij,+ që të bëjë me fuqinë e tij çdo gjë të mirë që dëshiron dhe që veprat tuaja të besimit të japin fryt. 12  Kështu, emri i Zotërisë tonë Jezu do të marrë lavdi prej jush dhe ju do të merrni lavdi në unitet me të, sipas mirësisë së pamerituar të Perëndisë tonë dhe të Zotërisë Jezu Krisht.

Shënime në fund të faqes

Quhet edhe Sila.
Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «shtrëngimet që po duroni».
Ose «vështirësi».