Libri i dytë i Samuelit 7:1-29

  • Tempullin nuk do ta ndërtojë Davidi (1-7)

  • Besëlidhja me Davidin për një mbretëri (8-17)

  • Lutja e falënderimit e Davidit (18-29)

7  Kur banonte në shtëpinë e vet*+ dhe Jehovai i kishte dhënë prehje nga të gjithë armiqtë përreth,  mbreti i tha profetit Natan:+ «Ja, unë banoj në një shtëpi me dru cedri,+ ndërkohë që Arka e Perëndisë së vërtetë qëndron mes pëlhurave të tendës.»+  Natani i tha mbretit: «Shko e bëj çfarë ke në zemër, se Jehovai është me ty.»+  Po atë natë, Jehovai i drejtoi këtë fjalë Natanit:  «Shko e thuaji shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Nuk do të ma ndërtosh ti shtëpinë ku do të banoj.+  Unë nuk kam banuar në një shtëpi që nga dita kur nxora nga Egjipti popullin e Izraelit e deri më sot,+ por kam lëvizur* nga një vend në tjetrin ndërsa banoja në tendë e në tabernakull.+  Gjatë gjithë kohës që lëviza me izraelitët,* a i thashë vallë ndonjërit prej prijësve të fiseve të Izraelit që i caktova të kullotnin popullin tim, Izraelin: “Pse nuk më ndërtuat një shtëpi me dru cedri?’”  Tani thuaji këtë shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë të mora nga kullotat, ndërsa shkoje pas kopesë,+ që të bëheshe prijësi i popullit tim, Izraelit.+  Unë do të jem me ty kudo që të shkosh+ e do të shfaros tërë armiqtë e tu para teje.+ Unë do ta bëj emrin tënd të madh,+ si emrin e të mëdhenjve që janë mbi faqen e dheut. 10  Do t’i caktoj një vend popullit tim, Izraelit, e do ta vendos që të banojë atje, dhe askush nuk do ta shqetësojë më; njerëzit e ligj nuk do ta shtypin sërish si bënë në të kaluarën,+ 11  që prej ditës që caktova gjykatës+ për popullin tim, Izraelin. Unë do të të jap prehje nga tërë armiqtë e tu.+ Gjithashtu, Jehovai të ka thënë se Jehovai do të të bëjë një shtëpi.*+ 12  Kur ditët e tua të mbarojnë+ dhe të prehesh me paraardhësit e tu, atëherë unë do të nxjerr pas teje një pasardhës,* birin tënd,* dhe do ta bëj të patundur mbretërinë e tij.+ 13  Pikërisht ai do të ndërtojë një shtëpi për emrin tim+ dhe unë do ta bëj të patundur fronin e mbretërisë së tij përgjithmonë.+ 14  Unë do të bëhem ati i tij dhe ai do të bëhet biri im.+ Kur ai të gabojë, unë do ta korrigjoj me shkopin e disiplinës dhe do ta ndëshkoj me të goditura, siç bëjnë njerëzit.*+ 15  Nuk do ta largoj nga ai dashurinë time besnike, siç e largova prej Saulit,+ të cilin e hoqa para syve të tu. 16  Shtëpia dhe mbretëria jote kanë për të qenë të sigurta përgjithmonë. Froni yt do të jetë i patundur përjetë.’”»+ 17  Natani i tregoi Davidit gjithë këto fjalë dhe tërë këtë vegim.*+ 18  Atëherë mbreti David hyri, u ul para Jehovait dhe tha: «Kush jam unë, o Zotëri Sovran Jehova?! E ç’është shtëpia ime që më ke sjellë deri këtu?!+ 19  Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, o Zotëri Sovran Jehova, ti flet për shtëpinë e shërbëtorit tënd deri në një të ardhme të largët; dhe ky ligj* është për gjithë njerëzimin, o Zotëri Sovran Jehova. 20  Ç’mund të të them më tepër unë, kur ti e njeh kaq mirë shërbëtorin tënd,+ o Zotëri Sovran Jehova? 21  Për hir të fjalës sate dhe sipas asaj që ke në zemër,* ti ke bërë gjithë këto gjëra madhështore dhe ia ke treguar shërbëtorit tënd.+ 22  Ja pse ti je vërtet i madh,+ o Zotëri Sovran Jehova. Nuk ka tjetër si ti+ dhe nuk ka Perëndi përveç teje;+ gjithçka që kemi dëgjuar me veshët tanë e vërteton këtë. 23  Cili komb tjetër në tokë është si populli yt, Izraeli?+ O Perëndi, ti shkove dhe e shpengove* si popullin tënd,+ dhe i bëre një emër vetes+ duke kryer për të gjëra madhështore e që të mahnitin.+ Ti i dëbove kombet dhe perënditë e tyre për hir të popullit tënd, të cilin ti vetë e shpengove nga Egjipti. 24  Ti e bëre Izraelin popullin tënd përgjithnjë.+ Ti, o Jehova, je bërë Perëndia i tyre.+ 25  Tani, o Perëndi Jehova, mbaje përgjithmonë premtimin që bëre për shërbëtorin tënd e shtëpinë e tij, dhe bëj ashtu siç premtove.+ 26  Emri yt u lartësoftë përjetë,+ që njerëzit të thonë: ‘Jehovai i ushtrive është Perëndia i Izraelit!’ Qoftë e patundur para teje shtëpia e shërbëtorit tënd David!+ 27  Se ti, o Jehova i ushtrive, Perëndia i Izraelit, ia tregove këtë shërbëtorit tënd me fjalët: ‘Unë do të të ndërtoj një shtëpi.’*+ Ja pse shërbëtori yt mori guximin* që të të drejtohet me këtë lutje. 28  Ti, pra, o Zotëri Sovran Jehova, je Perëndia i vërtetë. Fjalët e tua janë të vërteta+ dhe ti ia premtove këto gjëra të mira shërbëtorit tënd. 29  Prandaj qoftë dëshira jote ta bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd dhe qëndroftë kjo shtëpi përgjithmonë para teje,+ ashtu si ti, o Zotëri Sovran Jehova, ke premtuar! Qoftë shtëpia e shërbëtorit tënd përherë e bekuar nga ti!»+

Shënime në fund të faqes

Ose «pallatin mbretëror».
Fjalë për fjalë «kam ecur».
Fjalë për fjalë «bijtë e Izraelit».
Ose «dinasti».
Fjalë për fjalë «farë». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «një që do të dalë nga brendësia jote».
Një mundësi tjetër «bijtë e Adamit».
Ose «udhëzim».
Ose «dhe në përputhje me vullnetin tënd».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «dinasti».
Fjalë për fjalë «ka gjetur zemrën».