Libri i dytë i Samuelit 2:1-32

  • Davidi bëhet mbret i Judës (1-7)

  • Ish-Boshethi bëhet mbret i Izraelit (8-11)

  • Luftë mes shtëpisë së Davidit dhe shtëpisë së Saulit (12-32)

2  Pas kësaj Davidi e pyeti Jehovain:+ «A duhet të shkoj në njërin nga qytetet e Judës?» Jehovai iu përgjigj: «Shko!» Atëherë Davidi e pyeti: «Ku të shkoj?» Ai ia ktheu: «Në Hebron.»+  Kështu Davidi shkoi atje bashkë me dy gratë e tij: Ahinoamin+ nga Jezreli, dhe Abigailën,+ vejushën e karmelitit Nabal.  Davidi mori me vete edhe burrat që ishin me të,+ secilin me njerëzit e shtëpisë së vet; burrat u vendosën me banim në qytetet përreth Hebronit.  Atëherë atje erdhën burrat e Judës dhe e mirosën* Davidin si mbret të shtëpisë së Judës.+ Ata i thanë Davidit: «Saulin e varrosën burrat e Jabesh-Galadit.»  Prandaj Davidi dërgoi lajmëtarë te burrat e Jabesh-Galadit dhe u tha: «Qofshi të bekuar nga Jehovai, sepse i treguat dashuri besnike zotërisë tuaj, Saulit, dhe e varrosët!+  Jehovai ju tregoftë dashuri* dhe qoftë besnik me ju! Edhe unë do të tregohem zemërmirë me ju për këtë që keni bërë.+  Qofshi të fortë dhe guximtarë, sepse zotëria juaj, Sauli, ka vdekur, dhe shtëpia e Judës më ka mirosur mua si mbretin e saj!»  Por Abneri,+ biri i Nerit, kreu i ushtrisë së Saulit, kishte marrë Ish-Boshethin,+ birin e Saulit, e kishte çuar në Mahanaim+  dhe e kishte bërë mbret të Galadit,+ të ashuritëve, të Jezrelit,+ të Efraimit,+ të Beniaminit dhe të mbarë Izraelit. 10  Ish-Boshethi, biri i Saulit, ishte 40 vjeç kur u bë mbret i Izraelit dhe mbretëroi dy vjet. Megjithatë shtëpia e Judës mbështeste Davidin.+ 11  Davidi mbretëroi në shtëpinë e Judës në Hebron për shtatë vjet e gjashtë muaj.+ 12  Pas ca kohësh Abneri, biri i Nerit, dhe shërbëtorët e Ish-Boshethit, birit të Saulit, dolën nga Mahanaimi+ për në Gibeon.+ 13  Edhe Joabi,+ biri i Zerujasë,+ dhe shërbëtorët e Davidit dolën dhe u takuan me ta te rezervuari i Gibeonit; një grup u ul në njërën anë të rezervuarit, kurse grupi tjetër në anën tjetër. 14  Atëherë Abneri i tha Joabit: «Të çohen burrat e të luftojnë para nesh.» Joabi tha: «Le të çohen.» 15  Kështu u çuan luftëtarë nga të dy grupet: 12 beniaminitë nga grupi i Ish-Boshethit, birit të Saulit, dhe 12 nga shërbëtorët e Davidit. 16  Ata e kapën njëri-tjetrin nga koka dhe secili ia nguli shpatën në brinjë kundërshtarit të tij, dhe të gjithë vdiqën. Kështu ai vend u quajt Helkat-Hazurim dhe gjendet në Gibeon. 17  Beteja që pasoi atë ditë ishte tejet e ashpër dhe në fund shërbëtorët e Davidit mundën Abnerin dhe burrat e Izraelit. 18  Atje ishin edhe tre djemtë e Zerujasë:+ Joabi,+ Abishai+ dhe Asaheli.+ Asaheli ishte këmbëshpejtë, si gazela në fushë. 19  Ai e ndoqi Abnerin pa u kthyer as djathtas, as majtas. 20  Kur Abneri ktheu kokën, e pyeti: «Ti je Asahel?» Ai ia ktheu: «Po, unë jam.» 21  Atëherë Abneri i tha: «Kthehu djathtas ose majtas, ndiq ndonjë ushtar dhe merr për vete gjërat e tij.» Por Asaheli nuk deshi të hiqte dorë nga ndjekja. 22  Atëherë Abneri i tha përsëri Asahelit: «Mos më ndiq më. Pse më detyron të të vras? Me ç’fytyrë do t’i dilja përpara Joabit, vëllait tënd?» 23  Por ai nuk pranoi të ndalej, prandaj Abneri e goditi në bark me pjesën e prapme të heshtës.+ Heshta i doli nga kurrizi, dhe ai ra përtokë e vdiq në vend. Të gjithë ata që kalonin andej, ndaleshin një çast e shikonin vendin ku vdiq Asaheli. 24  Pastaj Joabi dhe Abishai u vunë në ndjekje të Abnerit. Në perëndim të diellit, ata mbërritën në kodrën e Amahut përballë Giahut, udhës për në shkretëtirën e Gibeonit. 25  Atje beniaminitët u mblodhën përreth Abnerit, si një grup i vetëm dhe zunë vend majë një kodre. 26  Pastaj Abneri i thirri Joabit: «A do të vazhdojë të përpijë shpata pambarimisht? A nuk e kupton se në fund do të ketë veç hidhërim? Kur do t’u thuash burrave të kthehen e të mos i ndjekin më vëllezërit e tyre?» 27  Pasi dëgjoi këtë, Joabi iu përgjigj: «Siç është e vërtetë që Perëndia i vërtetë rron, po të mos kishe folur ti, burrat nuk do të kishin hequr dorë dhe do t’i kishin ndjekur vëllezërit e tyre deri në mëngjes.» 28  Pastaj Joabi i ra bririt dhe njerëzit e tij nuk e ndoqën më Izraelin, e beteja mori fund. 29  Abneri dhe njerëzit e vet marshuan gjithë atë natë për në Arabah,+ kapërcyen Jordanin, kaluan tërë grykën* dhe në fund mbërritën në Mahanaim.+ 30  Joabi nuk e ndoqi më Abnerin, u kthye dhe mblodhi gjithë burrat. Nga shërbëtorët e Davidit mungonin 19 veta, përveç Asahelit. 31  Megjithatë, shërbëtorët e Davidit i kishin mundur beniaminitët dhe njerëzit e Abnerit, dhe prej tyre kishin vdekur 360 veta. 32  Asahelin+ e morën dhe e varrosën te varri i të atit, në Betlehem.+ Pastaj Joabi dhe njerëzit e tij ecën gjithë natën, e në agim mbërritën në Hebron.+

Shënime në fund të faqes

Ose «dashuri besnike».
Një mundësi tjetër «tërë Bithronin».