Letra e dytë e Pjetrit 2:1-22

  • Do të ketë mësues të rremë (1-3)

  • Gjykimi kundër mësuesve të rremë është i sigurt (4-10a)

    • Engjëjt u hodhën në Tartar (4)

    • Përmbytja; Sodoma dhe Gomorra (5-7)

  • Karakteristikat e mësuesve të rremë (10b-22)

2  Megjithatë, edhe mes popullit të Izraelit kishte profetë të rremë, sikurse edhe mes jush do të ketë mësues të rremë.+ Këta do të krijojnë tinëzisht mes jush sekte shkatërrimtare për besimin e do të mohojnë madje edhe pronarin që i bleu,+ duke sjellë kështu mbi veten një shkatërrim të shpejtë.  Veç kësaj, shumë do të imitojnë sjelljen e tyre të pacipë*+ dhe, për shkak të tyre, udha e së vërtetës do të shahet.+  Gjithashtu, meqë janë lakmitarë, do t’ju bëjnë për vete me fjalë të rreme për t’ju shfrytëzuar. Megjithatë gjykimi kundër tyre, ndonëse u vendos kohë më parë,+ nuk po vonon, dhe shkatërrimi i tyre nuk po dremit.+  Pa dyshim, Perëndia nuk ua kurseu ndëshkimin engjëjve që mëkatuan,+ por i hodhi në Tartar*+ dhe i vuri në vargonjtë* e errësirës së dendur, që të ruhen për gjykim.+  Gjithashtu, nuk ia kurseu ndëshkimin një bote të lashtë,+ por Noenë, një predikues drejtësie,+ e shpëtoi bashkë me shtatë të tjerë+ kur solli përmbytjen kundër një bote me njerëz që shpërfillnin Perëndinë.+  E po njësoj, i dënoi qytetet e Sodomës e të Gomorrës duke i bërë shkrumb e hi,+ e kështu Perëndia u la njerëzve që e shpërfillnin një model të gjërave që do të vijnë.+  Por e çliroi Lotin e drejtë,+ që vuante shumë nga sjellja e pacipë* e të ligjve,  sepse ditë për ditë këtij njeriu të drejtë i helmohej shpirti* nga veprat e liga* që shihte e dëgjonte ndërsa banonte mes tyre.  Kështu, pra, Jehovai* di t’i çlirojë nga sprovat njerëzit e përkushtuar ndaj tij+ dhe t’i ruajë për shkatërrim të padrejtët në ditën e gjykimit,+ 10  e sidomos ata që përbuzin autoritetin+ dhe që jepen pas epsheve për t’i ndotur të tjerët.*+ Këta kokëkrisur dhe kryeneçë nuk kanë frikë të flasin keq për të lavdishmit. 11  Kurse engjëjt, edhe pse më të fortë e më të fuqishëm, nuk flasin keq e nuk ngrenë asnjë akuzë kundër tyre nga respekti që kanë për* Jehovain.*+ 12  Por këta njerëz, si kafshë të paarsyeshme që veprojnë me instinkt dhe kanë ardhur në jetë* vetëm për t’u zënë si gjah, flasin keq për gjërat që faktikisht nuk i dinë.+ Ata do të shkatërrohen për udhën e tyre vdekjeprurëse 13  dhe i presin veç vuajtje si shpërblim për udhën e tyre të mbrapshtë. Për ta është kënaqësi të jepesh pas një jete luksoze,+ madje në mes të ditës. Janë njolla dhe plagë! E ndërsa festojnë me ju, dëfrehen me mësimet e tyre mashtruese.*+ 14  Sytë i kanë plot epsh,*+ nuk heqin dot dorë nga mëkati dhe joshin të lëkundurit në besim. Zemrat i kanë gatuar* në lakmi. Janë fëmijë të mallkuar. 15  Kanë braktisur shtegun e drejtë dhe kanë hyrë në rrugë të shtrembër. Kanë ndjekur shtegun e Balamit,+ birit të Beorit, i cili lakmoi shpërblimin e ligësisë,+ 16  por u qortua ngaqë shkeli drejtësinë.+ Një kafshë barre e pagojë i preu rrugën çmendurisë së profetit kur i foli me zë njeriu.+ 17  Këta janë burime pa ujë, mjegull që davaritet nga stuhi të furishme. Për ta ruhet terri i errësirës.+ 18  Ata thonë fjalë të fryra, por krejtësisht boshe. Me anë të dëshirave mëkatare*+ dhe sjelljes së pacipë,* i joshin ata që sapo janë çliruar nga kthetrat e njerëzve që ecin në udhë të shtrembër.+ 19  Atyre u premtojnë lirinë, por vetë janë skllevër të mbrapshtisë,+ sepse kushdo që mposhtet nga një tjetër, bëhet skllav i tij.*+ 20  Sigurisht, nëse përzihen përsëri me ndyrësitë e botës e mposhten prej tyre, pasi janë çliruar me anë të njohurisë së saktë+ për Zotërinë dhe Shpëtimtarin tonë Jezu Krisht, gjendja e tyre në fund është më e keqe se në fillim.+ 21  Për ta do të kishte qenë më mirë të mos e kishin njohur saktësisht shtegun e drejtësisë, sesa ta kishin njohur e pastaj t’ia kthenin krahët urdhërimit të shenjtë që morën.+ 22  Atyre u ndodhi ajo që thotë me të drejtë proverbi: «Qeni u kthye tek e vjella e vet dhe dosa e larë u kthye të zhgërryhet në llucë.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «sjelljen e tyre të paturp; përbuzëse». Shumësi i fjalës greke asélgeia. Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «në humnerat».
Ose «sjellja e paturp; përbuzëse». Greqisht, asélgeia. Shih Fjalorthin.
Ose «ky njeri e mundonte shpirtin». Shih Fjalorthin, «Shpirti».
Fjalë për fjalë «e paligjshme».
Fjalë për fjalë «mishin e të tjerëve».
Ose «nuk ngrenë asnjë akuzë kundër tyre përpara».
Ose «kanë ardhur në jetë prej natyre».
Ose «jepen me kënaqësi të shfrenuar pas mësimeve të tyre mashtruese».
Ose «plot kurorëshkelje».
Ose «stërvitur».
Fjalë për fjalë «të mishit». Shih Fjalorthin.
Ose «sjelljes së paturp; përbuzëse». Shumësi i fjalës greke asélgeia. Shih Fjalorthin.
Ose «që mposhtet nga diçka bëhet skllav i saj».