Libri i dytë i Kronikave 34:1-33

  • Josia, mbret i Judës (1, 2)

  • Reformat e Josisë (3-13)

  • Gjendet libri i Ligjit (14-21)

  • Profecia e Huldës për shkatërrimin (22-28)

  • Josia ia lexon librin popullit (29-33)

34  Josia+ ishte 8 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 31 vjet në Jerusalem.+  Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait dhe eci në gjurmët e Davidit, paraardhësit të tij, e nuk u kthye as djathtas, as majtas.  Vitin e 8-të të mbretërimit, kur ishte ende djalosh, filloi të kërkonte Perëndinë e Davidit, paraardhësit të tij,+ dhe në vitin e 12-të filloi të pastronte Judën e Jerusalemin+ nga vendet e larta,+ nga shtyllat e shenjta,* nga shëmbëlltyrat e skalitura+ dhe nga statujat prej metali.*  Përveç kësaj, para syve të tij rrëzuan altarët e Baalëve. Ai shkatërroi mbajtëset e temjanit që ishin sipër tyre, kurse shtyllat e shenjta,* shëmbëlltyrat e skalitura dhe statujat prej metali* i copëtoi e i bëri pluhur, të cilin e hodhi mbi varret e atyre që u bënin flijime.+  Kockat e priftërinjve i dogji mbi altarët që ata përdornin.+ Kështu e pastroi Judën dhe Jerusalemin.  Gjithashtu, në qytetet e Manaseut, Efraimit,+ Simeonit e deri në Neftal dhe në vendet e rrënuara përreth tyre,  rrëzoi altarët dhe thërrmoi shtyllat e shenjta* dhe shëmbëlltyrat e skalitura,+ duke i kthyer në pluhur; shkatërroi gjithë mbajtëset e temjanit në tërë vendin e Izraelit,+ pastaj u kthye në Jerusalem.  Në vitin e 18-të të mbretërimit, kur kishte pastruar vendin dhe tempullin,* ai dërgoi Shafanin,+ birin e Azaliahut, Masejahun, kreun e qytetit, dhe kronistin* Joah, birin e Joahazit, që të meremetonin shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së tij.+  Ata vajtën te kryeprifti Hilkiah dhe i dhanë paratë që kishin sjellë në shtëpinë e Perëndisë, të cilat levitët që shërbenin si derëtarë i kishin mbledhur nga Manaseu, Efraimi dhe nga gjithë pjesa tjetër e Izraelit,+ si dhe nga Juda, Beniamini e banorët e Jerusalemit. 10  Pastaj ata ua dhanë atyre që ishin caktuar të mbikëqyrnin punën në shtëpinë e Jehovait. Punëtorët i përdorën paratë për të meremetuar shtëpinë e Jehovait. 11  Paratë iu dhanë mjeshtërve dhe ndërtuesve që të blinin gurë të latuar, dru për trarët mbështetës, si edhe trarë që me to të forconin ndërtesat që mbretërit e Judës i kishin lënë të rrënoheshin.+ 12  Burrat punonin me besnikëri.+ Mbi ta ishin caktuar si mbikëqyrës levitët Jahat dhe Abdia, nga meraritët,+ si dhe Zakaria e Meshulami, nga kehathitët.+ Levitët, çdonjëri prej të cilëve ishte mjeshtër i instrumenteve muzikore,+ 13  drejtonin punëtorët e thjeshtë* dhe ishin mbikëqyrësit e tërë punëtorëve që bënin shërbime të ndryshme. Nga levitët kishte sekretarë, kryepunëtorë dhe derëtarë.+ 14  Ndërsa po nxirrnin paratë që ishin sjellë në shtëpinë e Jehovait,+ prifti Hilkiah gjeti librin e Ligjit+ të Jehovait që ishte dhënë me anë të* Moisiut.+ 15  Atëherë Hilkiahu i tha sekretarit Shafan: «Në shtëpinë e Jehovait kam gjetur librin e Ligjit.» Kështu Hilkiahu ia dha librin Shafanit. 16  Shafani ia çoi mbretit dhe i tha: «Shërbëtorët e tu po bëjnë tërë atë që u është ngarkuar. 17  Ata kanë nxjerrë nga arka paratë që ishin në shtëpinë e Jehovait dhe ua kanë dhënë burrave të caktuar dhe punëtorëve.» 18  Pastaj sekretari Shafan i tregoi mbretit: «Prifti Hilkiah më ka dhënë një libër.»+ Atëherë Shafani nisi ta lexonte atë para mbretit.+ 19  Me të dëgjuar fjalët e Ligjit, mbreti shqeu rrobat.+ 20  Atëherë ai urdhëroi Hilkiahun, Ahikamin,+ birin e Shafanit, Abdonin, birin e Mikesë, sekretarin Shafan dhe Asajahun, shërbëtorin e mbretit: 21  «Shkoni, kërkoni drejtimin e Jehovait për mua dhe për ata që kanë mbetur në Izrael e në Judë në lidhje me fjalët e librit që është gjetur, sepse tërbimi që Jehovai do të derdhë kundër nesh është i madh, ngaqë paraardhësit tanë nuk e zbatuan fjalën e Jehovait dhe nuk vepruan sipas asaj që është shkruar në këtë libër.»+ 22  Kështu Hilkiahu, bashkë me ata që kishte dërguar mbreti, shkoi te profetesha Hulda.+ Ajo ishte gruaja e Shalumit, kujdestarit të rrobave, i cili ishte bir i Tikvahut, birit të Harhasit; banonte në Jerusalem, në Lagjen e Dytë. Ata folën me të+ 23  dhe ajo iu përgjigj: «Këtë ka thënë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “I thoni atij që ju ka dërguar tek unë: 24  ‘Kështu thotë Jehovai: “Ja, unë po sjell shkatërrimin mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij,+ të gjitha mallkimet që janë shkruar në librin+ që u lexua para mbretit të Judës. 25  Ngaqë më kanë braktisur+ dhe po u paraqitin tym blatimesh perëndive të tjera, për të më fyer+ me gjithë veprat e duarve të tyre, tërbimi im do të derdhet mbi këtë vend dhe s’do të shuhet.”’+ 26  Por mbretit të Judës që ju ka dërguar për të kërkuar drejtimin e Jehovait, i thoni: ‘Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit lidhur me fjalët që ke dëgjuar:+ 27  “Meqë t’u prek* zemra dhe u përule para Perëndisë sapo dëgjove fjalët e tij për këtë vend e për banorët e tij, u përule përpara meje, shqeve rrobat e qave para meje, edhe unë të dëgjova,+—thotë Jehovai.—​ 28  Prandaj do të të bashkoj me paraardhësit e tu,* dhe ti ke për të shkuar në varr në paqe. Sytë e tu nuk do ta shohin gjithë shkatërrimin që do t’i sjell këtij vendi dhe banorëve të tij.”’”»+ Atëherë ata ia çuan përgjigjen mbretit. 29  Kështu mbreti dërgoi fjalë që të mblidheshin tek ai tërë pleqtë e Judës dhe të Jerusalemit.+ 30  Pas kësaj, mbreti u ngjit në shtëpinë e Jehovait me gjithë burrat e Judës, me banorët e Jerusalemit, me priftërinjtë, me levitët, pra me tërë popullin, të madh e të vogël. Ai u lexoi tërë fjalët e librit të besëlidhjes që ishte gjetur në shtëpinë e Jehovait.+ 31  Pastaj mbreti qëndroi në vendin e tij dhe bëri një besëlidhje*+ para Jehovait se do t’i bindej Jehovait dhe do të zbatonte urdhërimet, përkujtuesit dhe rregullat e tij me gjithë zemër e me gjithë shpirt,*+ duke iu përmbajtur fjalëve të besëlidhjes të shkruara në atë libër.+ 32  Gjithashtu u kërkoi të gjithë atyre në Jerusalem dhe në Beniamin ta pranonin atë. Kështu banorët e Jerusalemit vepruan sipas besëlidhjes së Perëndisë, Perëndisë së paraardhësve të tyre.+ 33  Pas kësaj, Josia hoqi gjithë gjërat e neveritshme* nga tërë vendet që u përkitnin izraelitëve+ dhe i nxiti të gjithë në Izrael t’i shërbenin Jehovait, Perëndisë së tyre. Gjatë gjithë jetës së tij,* ata ndoqën Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre dhe nuk u larguan prej tij.

Shënime në fund të faqes

Ose «shtatoret e derdhura».
Ose «shtatoret e derdhura».
Fjalë për fjalë «shtëpinë».
Ose «regjistruesin».
Ose «hamejtë».
Fjalë për fjalë «me anë të dorës së».
Fjalë për fjalë «t’u zbut».
Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.
Ose «përtëriu besëlidhjen».
Ose «idhujt e neveritshëm».
Fjalë për fjalë «gjithë ditëve të tij».