Libri i dytë i Kronikave 16:1-14

  • Marrëveshja e Asës me Sirinë (1-6)

  • Hanani qorton Asën (7-10)

  • Vdekja e Asës (11-14)

16  Vitin e 36-të të mbretërimit të Asës, Basha,+ mbreti i Izraelit, doli kundër Judës dhe nisi të fortifikonte* Ramahun,+ që të mos lejonte asnjë të dilte ose të hynte në territorin e* Asës, mbretit të Judës.+  Atëherë Asa nxori nga thesari i shtëpisë së Jehovait+ dhe i shtëpisë së mbretit* argjend e ar, ia çoi Ben-Hadadit, mbretit të Sirisë,+ i cili banonte në Damask, dhe i tha:  «Mes meje e teje dhe mes atit tim e atit tënd ka një marrëveshje.* Po të dërgoj argjend dhe ar. Prishe, pra, marrëveshjen me Bashën, mbretin e Izraelit, që ai të tërhiqet nga unë.»  Ben-Hadadi e dëgjoi mbretin Asa dhe dërgoi kundër qyteteve të Izraelit krerët e ushtrive të tij. Ata pushtuan Ijonin,+ Danin,+ Abel-Maimin, si dhe tërë depot e qyteteve të Neftalit.+  Kur e mori vesh, Basha e ndërpreu menjëherë fortifikimin* e Ramahut dhe i la punimet.  Atëherë mbreti Asa mblodhi gjithë Judën për të marrë gurët e drutë e Ramahut+ që Basha i kishte përdorur për ndërtim,+ dhe me ta fortifikoi* Gebën+ e Mizpahun.+  Në atë kohë, parashikuesi Hanan+ erdhi tek Asa, mbreti i Judës, dhe i tha: «Meqë u mbështete te mbreti i Sirisë dhe nuk u mbështete te Jehovai, Perëndia yt, ushtria e mbretit të Sirisë të iku nga duart.+  A nuk erdhën etiopasit dhe libianët me një ushtri shumë të madhe, me karroca e kalorës të shumtë? E megjithatë Jehovai i dha në duart e tua, ngaqë ti u mbështete tek ai.+  Vërtet, sytë e Jehovait vështrojnë me kujdes gjithë tokën,+ që të tregojë forcën* e tij në të mirë të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër.+ Në këtë rast ti ke vepruar pa mend dhe, tani e tutje, kundër teje do të ketë luftëra.»+ 10  Por Asa u fye nga parashikuesi dhe e futi atë në burg,* sepse u tërbua për shkak të fjalëve që i tha. Në të njëjtën kohë, Asa nisi të keqtrajtonte edhe disa të tjerë nga populli. 11  Historia e Asës, nga fillimi deri në fund, është shkruar në Librin e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit.+ 12  Vitin e 39-të të mbretërimit, Asa u sëmur nga këmbët dhe u rëndua shumë. Mirëpo, edhe pse i sëmurë, ai nuk i kërkoi ndihmë Jehovait, por shëruesve. 13  Në fund Asa u preh me paraardhësit e vet;+ vdiq në vitin e 41-të mbretërimit të tij. 14  Kështu, e varrosën në varrezën madhështore që kishte hapur në Qytetin e Davidit.+ E vunë në një vig* ku kishin derdhur vaj balsami dhe një pomadë të veçantë të përgatitur me përbërës të ndryshëm.+ Veç kësaj, i bënë një funeral madhështor, ku dogjën për të një sasi të madhe bimësh aromatike.

Shënime në fund të faqes

Ose «të rindërtonte».
Fjalë për fjalë «të dilte ose të hynte tek».
Ose «i pallatit mbretëror».
Ose «besëlidhje».
Ose «rindërtimin».
Ose «rindërtoi».
Ose «mbështetjen».
Fjalë për fjalë «në shtëpinë e fallakasë».
Ose «shtrat portativ».