Letra e dytë drejtuar korintasve 4:1-18

  • Drita e lajmit të mirë (1-6)

    • Mendjet e verbuara të jobesimtarëve (4)

  • Thesar në enë balte (7-18)

4  Prandaj, meqë na është besuar ky shërbim falë mëshirës që na është treguar, ne nuk dorëzohemi.*  Përkundrazi, i kemi hedhur poshtë gjërat që bëhen në fshehtësi e që janë për të ardhur turp, dhe nuk sillemi me dinakëri e as e shtrembërojmë* fjalën e Perëndisë,+ por, duke shfaqur hapur të vërtetën, ia rekomandojmë veten në sytë e Perëndisë ndërgjegjes së çdo njeriu.+  Tani, nëse lajmi i mirë që shpallim, është i mbuluar me vel, është i mbuluar vetëm për ata që po marrin fund,  për jobesimtarët, sepse perëndia i kësaj bote*+ ua ka verbuar mendjen,+ që të mos depërtojë drita e lajmit të mirë e të lavdishëm për Krishtin,+ i cili është imazhi* i Perëndisë.+  Në fakt, kur predikojmë, nuk flasim për veten tonë, por për Jezu Krishtin, se ai është Zotëri, kurse ne jemi skllevërit tuaj për hir të Jezuit,  sepse Perëndia që tha: «Le të ndriçojë drita nga errësira»,+ është po ai që ka hedhur dritë mbi zemrat tona për t’i ndriçuar+ me njohurinë e Tij të lavdishme, nëpërmjet Krishtit.*  Megjithatë, ne e kemi këtë thesar+ në enë balte,*+ që të shihet qartë se fuqia përtej asaj që është normale, vjen nga Perëndia e jo nga ne.+  Jemi zënë ngushtë, por jo aq sa të mos lëvizim; jemi në mëdyshje, por jo fare pa rrugëdalje;*+  jemi të përndjekur, por jo të braktisur;+ jemi përtokë, por jo të shkatërruar.+ 10  Durojmë gjithnjë në trupin tonë trajtimin vdekjeprurës që hoqi Jezui,+ që edhe në trupin tonë të pasqyrohet jeta e Jezuit. 11  Vërtet, ne që jemi akoma gjallë, përballemi gjithnjë me vdekjen+ për hir të Jezuit, që edhe në trupin tonë të vdekshëm të pasqyrohet jeta e Jezuit. 12  Kështu, te ne vepron vdekja, por te ju, jeta. 13  Tani, meqë kemi po atë besim* për të cilin është shkruar: «Tregova besim, prandaj fola»,+ edhe ne tregojmë besim e prandaj flasim, 14  duke e ditur se Ai që ngriti Jezuin nga të vdekurit, do të na ngrejë edhe ne si Jezuin dhe do të na paraqitë përpara tij bashkë me ju.+ 15  Faktikisht, gjithë këto gjëra i heqim për të mirën tuaj që, falë lutjeve të falënderimit të shumë e shumë njerëzve në lavdi të Perëndisë,+ mirësia e pamerituar të vërshojë lumë. 16  Prandaj, ne nuk dorëzohemi,* por, edhe pse njeriu i jashtëm po tretet, njeriu i brendshëm po përtërihet nga dita në ditë. 17  Ndonëse sprovat* janë kalimtare dhe të lehta, ato na sjellin një lavdi të përhershme e që s’ka të krahasuar.*+ 18  Ndërkohë, i kemi sytë jo te gjërat që shihen, por tek ato që nuk shihen,+ sepse gjërat që shihen, janë të përkohshme, por gjërat që nuk shihen, janë të përhershme.

Shënime në fund të faqes

Ose «nuk shkurajohemi; nuk na lëshon zemra».
Ose «as e bastardojmë».
Ose «i këtij sistemi; i këtij rendi». Shih Fjalorthin.
Ose «pasqyrimi».
Fjalë për fjalë «fytyrës së Krishtit».
Ose «enë argjile».
Një mundësi tjetër «por jo të dëshpëruar».
Fjalë për fjalë «frymë besimi».
Ose «nuk shkurajohemi; nuk na lëshon zemra».
Fjalë për fjalë «shtrëngimi».
Fjalë për fjalë «me peshë të pamasë».