Letra e dytë drejtuar korintasve 10:1-18

  • Pavli mbron shërbimin e tij (1-18)

    • Armët tona nuk janë të kësaj bote (4, 5)

10  Tani, vetë unë, Pavli—që ju dukem i rëndomtë kur jam mes jush,+ por i fuqishëm me letrat që ju shkruaj kur jam larg+—ju bëj thirrje për hir të butësisë dhe të mirësisë së Krishtit,+  po, ju përgjërohem që, kur të jem i pranishëm, të mos kem nevojë të marr masa të ashpra, siç mendoj se duhet, ndaj atyre që kujtojnë se ne jetojmë sipas mentalitetit të kësaj bote.*  Ne vërtet jetojmë në këtë botë,* por nuk luftojmë sipas mentalitetit të saj,  sepse armët e luftës sonë nuk janë të kësaj bote,+ por vijnë nga Perëndia+ dhe janë të fuqishme që të rrëzojnë gjëra të fortifikuara mirë.  Faktikisht, ne po rrëzojmë arsyetime e çdo barrierë që ngrihet kundër njohurisë së Perëndisë+ dhe po robërojmë çdo mendim, që t’i bindet Krishtit.  Gjithashtu, jemi gati të ndëshkojmë këdo për çdo lloj mosbindjeje,+ sapo ju vetë të tregoni bindje të plotë.  Tani, ju i gjykoni gjërat nga pamja e jashtme.* Prandaj, nëse dikush është i sigurt në vetvete se i përket Krishtit, le të mendojë edhe një herë për këtë fakt: ashtu sikurse ai i përket Krishtit, po ashtu i përkasim edhe ne.  Edhe sikur të mburresha sadopak për autoritetin që Zotëria na e dha për t’ju ndërtuar* e jo për t’ju shembur,*+ nuk do ta quaja për turp.  Mirëpo, me këto fjalë nuk dua t’ju jap përshtypjen sikur po përpiqem t’ju shtie frikën me letrat e mia, 10  sepse disa thonë: «Letrat e tij janë me peshë e të fuqishme, por, kur është vetë i pranishëm, ai nuk bie hiç në sy dhe fjala s’i ka peshë.» 11  Njerëz të tillë të mbajnë parasysh se atë që themi* me anë të letrave kur nuk jemi aty, po atë do të bëjmë* edhe kur të jemi të pranishëm.+ 12  Sigurisht, ne nuk duam ta vëmë veten në të njëjtin nivel me ata që vetërekomandohen*+ a të krahasohemi me ta, sepse kur maten e kur krahasohen vetëm me veten e tyre,* tregojnë se janë të pamend.+ 13  Megjithatë, ne nuk do të mburremi për atë që është arritur përtej kufijve që na janë caktuar, por vetëm për atë që kemi arritur brenda kufijve të territorit që na ka caktuar* Perëndia, ku përfshiheni edhe ju.+ 14  Në të vërtetë, nuk i tejkaluam këta kufij kur erdhëm te ju, se faktikisht ishim të parët që erdhëm deri te ju me lajmin e mirë për Krishtin.+ 15  Jo, nuk po mburremi për atë që është arritur përtej kufijve që na janë caktuar e as po mburremi me mundin e dikujt tjetër, por kemi shpresë se, ndërsa besimi juaj rritet, vepra jonë do të vazhdojë të lulëzojë brenda territorit tonë. Atëherë do të kemi mundësi të bëjmë edhe më shumë 16  dhe do ta shpallim lajmin e mirë edhe në vendet përtej kufijve tuaj, që të mos mburremi për atë që tashmë është bërë në territorin e dikujt tjetër. 17  Prandaj siç është shkruar: «Ai që mburret, le të mburret për Jehovain».*+ 18  Vërtet, nuk miratohet kush rekomandon* veten,+ por ai që rekomandon Jehovai.*+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «sipas mishit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «sipas mishit». Shih Fjalorthin.
Ose «përciptas».
Ose «për t’ju inkurajuar».
Ose «për t’ju shkurajuar; dekurajuar».
Fjalë për fjalë «se ajo që jemi në fjalë».
Fjalë për fjalë «ashtu do të jemi edhe në vepra».
Ose «që lartësojnë veten».
Ose «vetëm sipas kritereve të tyre».
Ose «na ndau me masë».
Ose «lartëson».