Letra e dytë e Gjonit 1:1-13

  • Përshëndetje (1-3)

  • Vazhdoni të ecni në të vërtetën (4-6)

  • Ruhuni nga mashtruesit (7-11)

    • «Mos e përshëndetni» (10, 11)

  • Planifikon t’u shkojë për vizitë; përshëndetje (12, 13)

 Plaku,* drejtuar zonjës së zgjedhur* dhe fëmijëve të saj, të cilët i dua vërtet, dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që kanë arritur të njohin të vërtetën.  Ne ju duam për shkak të së vërtetës që është dhe do të jetë përgjithmonë në zemrat tona.  Perëndia, Ati, si edhe Jezu Krishti, Biri i Atit, do të na japin mirësi të pamerituar,* mëshirë dhe paqe, bashkë me të vërtetën dhe dashurinë.  Gëzoj shumë, sepse kam marrë vesh se disa nga fëmijët e tu po ecin në të vërtetën,+ ashtu siç na urdhëroi Ati.  Prandaj, o zonjë, tani të kërkoj që ta duam njëri-tjetrin. (Nuk po të shkruaj një urdhërim të ri, por një që e kemi pasur që nga fillimi.)+  Dhe kjo do të thotë dashuri: të vazhdojmë të ecim sipas urdhërimeve të tij.+ Ashtu siç e keni dëgjuar që nga fillimi, urdhërimi i tij është që të vazhdoni të ecni në* dashuri,  sepse shumë mashtrues kanë dalë në botë,+ që nuk e pranojnë se Jezu Krishti erdhi në tokë si njeri.*+ Ai që vepron kështu, është mashtruesi dhe antikrishti.+  Hapni sytë që të mos ju ikë nga duart fryti i punës sonë, por që të merrni një shpërblim të plotë.+  Kushdo që shkon përtej mësimit të Krishtit dhe nuk i qëndron besnik, nuk është në unitet me Perëndinë.+ Ai që i qëndron besnik këtij mësimi, është në unitet edhe me Atin, edhe me Birin.+ 10  Nëse dikush vjen te ju e nuk sjell këtë mësim, mos e pranoni në shtëpinë tuaj,+ as mos e përshëndetni, 11  sepse ai që e përshëndet, merr pjesë në* veprat e tij të liga. 12  Megjithëse kam shumë gjëra për t’ju shkruar, nuk dëshiroj ta bëj me letër e bojë, por shpresoj të vij te ju e t’ju flas sy për sy, që gëzimi juaj të jetë i plotë. 13  Fëmijët e motrës sate, të së zgjedhurës, të dërgojnë të fala.

Shënime në fund të faqes

Ose «I moshuari».
«Zonjës së zgjedhur» mund t’i referohej një gruaje në veçanti ose një kongregacioni të krishterë në shekullin e parë.
Ose «dashamirësi të pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «që të vazhdoni të tregoni».
Fjalë për fjalë «në mish».
Ose «i përkrah».