Libri i dytë i Mbretërve 12:1-21

  • Jehoasi, mbret i Judës (1-3)

  • Jehoasi meremeton tempullin (4-16)

  • Sulmi sirian (17, 18)

  • Jehoasi vritet (19-21)

12  Jehoasi+ u bë mbret në vitin e shtatë të mbretërimit të Jehut+ dhe mbretëroi 40 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Zibia dhe ishte nga Ber-Sheba.+  Jehoasi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait gjatë gjithë kohës që e mësoi prifti Jehojada.  Megjithatë vendet e larta*+ nuk u hoqën dhe populli flijonte ende në këto vende e paraqiste në to tym blatimesh.  Jehoasi u tha priftërinjve: «Merrini tërë paratë që sillen në shtëpinë e Jehovait për blatimet e shenjta,+ paratë që i janë vënë si taksë secilit,+ paratë e dhëna sipas vlerës së caktuar për çdo njeri dhe tërë paratë që sjell në shtëpinë e Jehovait kushdo që nxitet nga zemra.+  Paratë që sjell populli, priftërinjtë do t’i marrin dhe do t’i përdorin për të meremetuar shtëpinë e Perëndisë, kudo ku është e dëmtuar.»*+  Megjithatë deri në vitin e 23-të të mbretërimit të Jehoasit, priftërinjtë nuk i kishin meremetuar ende dëmet e shtëpisë.+  Atëherë mbreti Jehoas thirri priftin Jehojada+ dhe priftërinjtë e tjerë e u tha: «Pse nuk po e meremetoni shtëpinë? Tani mos merrni më pará nga populli, nëse nuk përdoren për të meremetuar shtëpinë.»+  Dhe priftërinjtë pranuan të mos merrnin më pará nga populli dhe të mos ishin përgjegjës për të meremetuar shtëpinë.  Pastaj prifti Jehojada mori një arkë,+ i bëri një të çarë në kapak dhe e vuri pranë altarit, në të djathtë kur hyn në shtëpinë e Jehovait. Priftërinjtë që shërbenin si derëtarë hidhnin aty tërë paratë që sillnin në shtëpinë e Jehovait.+ 10  Sa herë që shihnin se në arkë kishte shumë pará, sekretari i mbretit dhe kryeprifti vinin, i mblidhnin* dhe i numëronin paratë që ishin sjellë në shtëpinë e Jehovait.+ 11  Pasi i kishin numëruar, paratë ua jepnin atyre që ishin caktuar për të mbikëqyrur punën në shtëpinë e Jehovait. Këta paguanin me to gdhendësit e drurit, ndërtuesit që punonin në shtëpinë e Jehovait,+ 12  muratorët, si dhe gurprerësit. Paratë i përdornin edhe për të blerë dru e gurë të latuar për meremetimin e dëmeve në shtëpinë e Jehovait, si dhe për çdo shpenzim tjetër për meremetimin e shtëpisë. 13  Por me paratë që sillnin në shtëpinë e Jehovait nuk u bënë as legenë prej argjendi, as fikës, as tase, as trumbeta+ dhe asnjë lloj sendi prej ari a prej argjendi për shtëpinë e Jehovait.+ 14  Paratë ua jepnin vetëm atyre që mbikëqyrnin punën për të meremetuar shtëpinë e Jehovait. 15  Burrave që merrnin paratë dhe ua jepnin punëtorëve, nuk u kërkohej llogari, sepse ishin të besueshëm.+ 16  Megjithatë, paratë e blatimeve për fajin+ dhe të blatimeve për mëkatin nuk i sillnin në shtëpinë e Jehovait; ato u përkitnin priftërinjve.+ 17  Në atë kohë Hazaeli,+ mbreti i Sirisë, shkoi të luftonte kundër Gathit+ dhe e pushtoi. Pas kësaj, ai vendosi të sulmonte* Jerusalemin.+ 18  Atëherë Jehoasi, mbreti i Judës, mori gjithë blatimet e shenjta që kishin shenjtëruar* Jehozafati, Jehorami dhe Ahaziahu, paraardhësit e tij, mbretërit e Judës, si dhe blatimet e veta të shenjta dhe gjithë arin që gjendej në thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe në thesarin e shtëpisë së mbretit,* dhe ia dërgoi Hazaelit, mbretit të Sirisë.+ Prandaj ky u tërhoq nga Jerusalemi. 19  Pjesa tjetër e historisë së Jehoasit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 20  Shërbëtorët e vet thurën një komplot kundër Jehoasit+ dhe e vranë në fortesën e Bregores,*+ në udhën që zbret për në Silë. 21  Atë e vranë Jozahari, biri i Shimeatës dhe Jehozabadi, biri i Shomerit, shërbëtorët e vet.+ Kështu e varrosën me paraardhësit e tij në Qytetin e Davidit; në vend të tij u bë mbret i biri, Amaziahu.+

Shënime në fund të faqes

Ose «ku ka plasaritje».
Ose «i futnin në qese». Fjalë për fjalë «i lidhnin».
Fjalë për fjalë «Hazaeli ktheu fytyrën që të ngjitej kundër».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «e pallatit mbretëror».
Ose «në Beth-Milo».