Libri i dytë i Mbretërve 1:1-18

  • Elija parathotë vdekjen e Ahaziahut (1-18)

1  Pas vdekjes së Akabit, Moabi+ ngriti krye kundër Izraelit.  Në atë kohë, Ahaziahu ra nga një thurimë* në dhomën e tarracës së shtëpisë së tij në Samari dhe u vra keq. Prandaj dërgoi lajmëtarë e u tha: «Shkoni dhe pyetni Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit,+ nëse do ta marr veten.»+  Por engjëlli i Jehovait i tha Elijas,*+ tishbitit: «Çohu, shko të takosh lajmëtarët e mbretit të Samarisë dhe thuaju: “Nuk paska Perëndi në Izrael që po shkoni të pyetni Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit?!+  Prandaj, kështu thotë Jehovai: ‘Nuk do të ngrihesh nga shtrati, sepse do të vdesësh.’”» Pastaj Elija iku.  Kur lajmëtarët u kthyen tek Ahaziahu, menjëherë ai i pyeti: «Pse u kthyet?»  Ata iu përgjigjën: «Një burrë na takoi dhe na tha: “Ikni, kthehuni te mbreti që ju dërgoi dhe i thoni: ‘Kështu thotë Jehovai: “Nuk paska Perëndi në Izrael që po dërgon njerëz të pyesin Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit?! Prandaj nuk do të ngrihesh nga shtrati, sepse do të vdesësh.”’”»+  Atëherë ai i pyeti: «Si ishte burri që ju takoi dhe ju tha këto fjalë?»  Ata iu përgjigjën: «Ishte një burrë i veshur me rrobë leshi+ dhe rrip lëkure në mes.»+ Menjëherë ai tha: «Është Elija, tishbiti.»  Pastaj mbreti dërgoi tek Elija kreun e një 50-sheje bashkë me 50 njerëzit e tij. Kur shkoi tek Elija që po rrinte ulur në majë të malit, i tha: «O njeri i Perëndisë së vërtetë,+ mbreti të urdhëron: ‘Zbrit!’» 10  Por Elija ia ktheu kreut të 50-shes: «E pra, nëse jam njeri i Perëndisë, le të zbresë zjarr nga qielli+ dhe të të përpijë ty bashkë me 50 njerëzit e tu.» Dhe nga qielli zbriti një zjarr që përpiu atë dhe 50 njerëzit e tij. 11  Prandaj mbreti dërgoi përsëri kreun e një 50-sheje tjetër me 50 njerëzit e tij. Ky shkoi dhe i tha: «O njeri i Perëndisë së vërtetë, kështu thotë mbreti: ‘Zbrit shpejt.’» 12  Por Elija ia ktheu: «Nëse jam njeri i Perëndisë së vërtetë, le të zbresë zjarr nga qielli dhe të të përpijë ty bashkë me 50 njerëzit e tu.» Dhe nga qielli zbriti një zjarr nga Perëndia, që përpiu atë dhe 50 njerëzit e tij. 13  Atëherë mbreti dërgoi për herë të tretë kreun e një 50-sheje tjetër me 50 njerëzit e tij. Dhe ky u ngjit në mal, ra në gjunjë përpara Elijas dhe filloi t’i përgjërohej për mëshirë: «O njeri i Perëndisë së vërtetë, të lutem, qoftë e çmuar në sytë e tu jeta ime dhe jeta e këtyre 50 shërbëtorëve të tu! 14  Dy krerët e 50-sheve që erdhën më parë bashkë me 50 njerëzit e tyre i përpiu zjarri që zbriti nga qielli. Por, të lutem, qoftë e çmuar jeta ime në sytë e tu.» 15  Atëherë engjëlli i Jehovait i tha Elijas: «Zbrit me të. Mos ki frikë prej tij.» Kështu ai u çua dhe zbriti bashkë me të për të takuar mbretin. 16  Elija i tha mbretit: «Kështu thotë Jehovai: ‘Ti dërgove lajmëtarë për të pyetur Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit.+ Vallë, nuk paska Perëndi në Izrael?!+ Pse nuk u këshillove me fjalën e tij? Prandaj nuk do të ngrihesh nga shtrati, por me siguri do të vdesësh.’» 17  Kështu ai vdiq, si kishte thënë Jehovai me anë të Elijas, e meqë nuk kishte djalë, në vend të tij u bë mbret Jehorami.*+ Kjo ndodhi në vitin e dytë të mbretërimit të Jehoramit,+ birit të Jehozafatit, mbretit të Judës. 18  Pjesa tjetër e historisë së Ahaziahut,+ gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit?

Shënime në fund të faqes

Ndoshta ishte një rrjetë druri që mbulonte një të çarë nga futej drita në tarracë.
Do të thotë «Perëndia im është Jehovai».
Domethënë, vëllai i Ahaziahut.