Letra e parë drejtuar Timoteut 4:1-16

  • Paralajmërim kundër mësimeve të demonëve (1-5)

  • Si të jesh shërbëtor i shkëlqyer i Krishtit (6-10)

    • Stërvitja e trupit kundrejt përkushtimit ndaj Perëndisë (8)

  • Kushtoji vëmendje mësimdhënies sate (11-16)

4  Megjithatë, fjala e frymëzuar* e thotë qartë se në të ardhmen disa do të largohen nga besimi ngaqë do t’ua vënë veshin thënieve të frymëzuara mashtruese,*+ mësimeve të demonëve  dhe hipokrizisë së njerëzve që thonë gënjeshtra,+ që e kanë ndërgjegjen të damkosur* si me hekur të nxehtë.  Këta ndalojnë martesën+ dhe i urdhërojnë njerëzit të mos hanë disa ushqime,+ të cilat Perëndia i krijoi që, njerëzit që kanë besim dhe e njohin saktësisht të vërtetën, t’i hanë+ duke e falënderuar atë.+  Vërtet, çdo krijim i Perëndisë është i shkëlqyer+ dhe asgjë s’është për t’u flakur+ nëse hahet me falënderime,  sepse ushqimi shenjtërohet* nëpërmjet fjalës së Perëndisë dhe lutjes.  Po t’u japësh vëllezërve këto këshilla, do të jesh një shërbëtor i shkëlqyer i Krishtit Jezu, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të shkëlqyer që ke ndjekur me kujdes.+  Hidhi poshtë përrallat që nuk e nderojnë Perëndinë,+ si ato që tregojnë plakat. Nga ana tjetër, stërvitu duke pasur si synim përkushtimin ndaj Perëndisë,  sepse stërvitja e trupit* është e dobishme për pak gjë, kurse përkushtimi ndaj Perëndisë është i dobishëm për çdo gjë, sepse na premton jetë tani dhe në të ardhmen.+  Kjo thënie është e besueshme dhe plotësisht e denjë që të pranohet. 10  Ja pse po mundohemi e po përpiqemi fort,+ sepse e kemi varur shpresën tonë te një Perëndi i gjallë, që është Shpëtimtar+ i njerëzve të çdo lloji,+ sidomos i besnikëve. 11  Vazhdo të japësh e të mësosh këto urdhërime. 12  Mos lejo askënd ta përbuzë rininë tënde. Përkundrazi, bëhu shembull për besnikët në të folur, në sjellje, në dashuri, në besim dhe në dëlirësi.* 13  Derisa të vij unë, vazhdo t’i kushtohesh leximit publik,+ nxitjes* dhe mësimdhënies. 14  Mos e lër pas dore dhuratën që ke, e cila t’u dha nëpërmjet një profecie kur trupi i pleqve vuri duart mbi ty.*+ 15  Bluaji në mendje* këto gjëra, zhytu në to, që përparimin tënd ta shohin qartë të gjithë. 16  Kushtoji vëmendje të vazhdueshme vetes dhe mësimdhënies sate.+ Ngulmo në këto gjëra, sepse duke e bërë këtë, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «fryma».
Fjalë për fjalë «të frymërave mashtruese».
Ose «të pandjeshme».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «fizkultura».
Ose «në pastërti».
Ose «inkurajimit».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «Medito për».