Libri i parë i Samuelit 16:1-23

  • Samueli miros Davidin si mbretin e ardhshëm (1-13)

    • «Jehovai sheh në zemër» (7)

  • Perëndia heq frymën e tij nga Sauli (14-17)

  • Davidi bëhet harpist për Saulin (18-23)

16  Në fund Jehovai i tha Samuelit: «Deri kur do të mbash zi për Saulin,+ ndërkohë që unë e kam hedhur poshtë si mbret të Izraelit?+ Mbushe bririn me vaj+ dhe nisu. Unë do të të dërgoj te Jeseu,+ betlehemiti, sepse kam zgjedhur për mbret një nga djemtë e tij.»+  Por Samueli tha: «Si mund të shkoj? Kur ta marrë vesh Sauli, do të më vrasë.»+ Jehovai i tha: «Merr me vete një mëshqerrë dhe thuaj: ‘Kam ardhur që të bëj një flijim për Jehovain.’  Ftoje Jeseun në vendin ku do të bësh flijimin, pastaj do të të them çfarë të bësh; ti duhet të mirosësh* për mua atë që do të të tregoj.»+  Samueli bëri siç i tha Jehovai. Kur mbërriti në Betlehem,+ pleqve të qytetit u hyri frika dhe, me ta takuar, e pyetën: «A vjen për paqe?»  Ai u përgjigj: «Për paqe vij. Kam ardhur të bëj një flijim për Jehovain. Shenjtërohuni dhe ejani me mua në vendin ku do të bëj flijimin.» Pastaj shenjtëroi Jeseun dhe djemtë e tij e, pas kësaj, i ftoi atje ku do të bënte flijimin.  Teksa ata po hynin, ai pa Eliabin+ dhe tha: «Me siguri ky është i mirosuri i Jehovait.»  Por Jehovai i tha Samuelit: «Mos i shiko pamjen dhe shtatin e lartë,+ sepse unë e kam hedhur poshtë. Perëndia nuk sheh si sheh njeriu, sepse njeriu sheh atë që sheh syri, kurse Jehovai sheh në zemër.»+  Pastaj Jeseu thirri Abinadabin+ dhe e vuri të kalonte përpara Samuelit, por ky tha: «Jehovai nuk ka zgjedhur as këtë.»  Më pas Jeseu i prezantoi Shamahun,+ por Samueli tha: «Jehovai nuk ka zgjedhur as këtë.» 10  Kështu Jeseu vuri të kalonin para Samuelit shtatë nga djemtë e vet, por Samueli i tha Jeseut: «Jehovai nuk ka zgjedhur asnjë nga këta.» 11  Në fund, Samueli e pyeti Jeseun: «Këta janë të gjithë djemtë e tu?» Ai iu përgjigj: «Ka mbetur më i vogli+ që po kullot dhentë.»+ Atëherë Samueli i tha Jeseut: «Dërgo dikë që ta marrë, sepse nuk do të ulemi për të ngrënë derisa të vijë ai.» 12  Kështu ai dërgoi dikë që ta sillte. Djali ishte faqekuq, me sy të bukur e i pashëm.+ Atëherë Jehovai tha: «Ngrihu dhe mirose, sepse ky është!»+ 13  Kështu Samueli mori bririn e vajit+ dhe e mirosi në prani të vëllezërve të vet dhe që nga ajo ditë e tutje, fryma e Jehovait i dha fuqi Davidit.+ Më vonë, Samueli u ngrit dhe shkoi në Ramah.+ 14  Tani, Jehovai e kishte hequr frymën e tij nga Sauli+ dhe Jehovai lejoi që atë ta mundonin mendime të zymta.*+ 15  Shërbëtorët i thanë Saulit: «Ti e sheh që Perëndia po lejon të të mundojnë mendime të zymta.* 16  Të lutemi, le t’i urdhërojë zotëria ynë shërbëtorët që rrinë përpara teje të kërkojnë një njeri që është i zoti të luajë në harpë.+ Kurdoherë që Perëndia të lejojë të të mundojnë mendime të zymta,* ai do të luajë në harpë dhe do të ndihesh më mirë.» 17  Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të vet: «Më gjeni, ju lutem, një njeri që luan mirë në harpë dhe silleni tek unë.» 18  Një nga shërbëtorët i tha: «Unë kam parë se një nga djemtë e Jeseut, betlehemitit, është i zoti për të luajtur në harpë. Ai është i guximshëm, luftëtar i fuqishëm,+ është i gojës, i bukur+ dhe Jehovai është me të.»+ 19  Prandaj Sauli i dërgoi Jeseut lajmëtarë dhe i tha: «Më dërgo djalin tënd, Davidin, që është me kopenë.»+ 20  Atëherë Jeseu ngarkoi mbi gomar ca bukë, një kacek verë, një kec dhe ia dërgoi Saulit me të birin, Davidin. 21  Kështu Davidi vajti te Sauli dhe u vu në shërbim të tij.+ Saulit i hyri gjithnjë e më shumë në zemër Davidi, ndaj e bëri armëmbajtësin e vet. 22  Atëherë Sauli i dërgoi fjalë Jeseut: «Të lutem, lëre Davidin të vazhdojë të më shërbejë, sepse gëzon pëlqimin tim.» 23  Kurdoherë që Perëndia lejonte që Saulin ta mundonin mendime të zymta,* Davidi merrte harpën dhe luante, kështu Sauli lehtësohej e ndihej më mirë dhe mendimet e zymta i largoheshin.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «një frymë e keqe».
Fjalë për fjalë «një frymë e keqe».
Fjalë për fjalë «një frymë e keqe».
Fjalë për fjalë «një frymë e keqe».