Libri i parë i Samuelit 13:1-23

  • Sauli zgjedh ushtrinë (1-4)

  • Sauli kalon caqet me arrogancë (5-9)

  • Samueli qorton Saulin (10-14)

  • Izraeli pa armë (15-23)

13  Sauli ishte . . .* vjeç kur u bë mbret+ dhe mbretëroi dy vjet në Izrael.  Sauli zgjodhi 3.000 burra nga Izraeli: 2.000 qëndruan me të në Mikmash dhe në rajonin malor të Bethelit, kurse 1.000 qëndruan me Jonatanin+ në Gibeah+ të Beniaminit. Pjesën tjetër të burrave e nisi, dhe secili u kthye në tendën e vet.  Atëherë Jonatani goditi garnizonin e filistinëve+ që ishte në Gebë,+ dhe filistinët dëgjuan për këtë. Kurse Sauli urdhëroi t’i binin bririt+ në gjithë vendin dhe të thoshin: «Le të dëgjojnë hebrenjtë!»  Tërë Izraeli dëgjoi lajmin: «Sauli ka goditur një garnizon filistinësh, dhe tani Izraeli është bërë i neveritshëm për filistinët.» Kështu populli u thirr që të shkonte pas Saulit në Gilgal.+  Edhe filistinët u mblodhën për të luftuar kundër Izraelit. Kishin 30.000 karroca lufte, 6.000 kalorës dhe trupa ushtarake aq të shumta sa kokrrizat e rërës në breg të detit.+ Ata u ngjitën dhe e ngritën kampin në Mikmash, në lindje të Beth-Avenit.+  Burrat e Izraelit panë se ishin në hall, në një situatë shumë të vështirë. Prandaj u fshehën nëpër shpella,+ zgavra, shkrepa, bodrume* dhe nëpër sterna.*  Madje disa prej hebrenjve kaluan Jordanin për në vendin e Gadit dhe të Galadit.+ Por Sauli ishte ende në Gilgal dhe tërë populli që ishte me të, dridhej nga frika.  Ai priti shtatë ditë, deri në kohën e caktuar që kishte vendosur Samueli, por Samueli nuk erdhi në Gilgal dhe burrat po shpërndaheshin.  Në fund Sauli tha: «Më sillni flijimin e djegur dhe flijimin në bashkësi.» Pastaj paraqiti flijimin e djegur.+ 10  Por, sapo kishte mbaruar paraqitjen e flijimit të djegur, erdhi Samueli. Kështu Sauli doli që ta takonte e ta bekonte. 11  Atëherë Samueli e pyeti: «Ç’ke bërë?» Sauli ia ktheu: «Kur pashë se burrat po më braktisnin,+ se ti nuk po vije brenda kohës së caktuar dhe se filistinët po mblidheshin në Mikmash,+ 12  thashë me vete: ‘Tani filistinët do të zbresin kundër meje në Gilgal dhe unë nuk e kam kërkuar miratimin* e Jehovait.’ Prandaj u detyrova të paraqitja flijimin e djegur.» 13  Atëherë Samueli i tha Saulit: «Ke vepruar pa mend. Nuk iu binde urdhërimit që të dha Jehovai, Perëndia yt.+ Po t’i ishe bindur, Jehovai do ta kishte bërë të patundur përgjithmonë mbretërinë tënde në Izrael. 14  Por tani mbretëria jote nuk do të zgjasë.+ Jehovai do të gjejë një njeri siç ia do zemra+ dhe Jehovai do ta caktojë si prijës të popullit të tij,+ sepse ti nuk iu binde urdhërimit të Jehovait.»+ 15  Pastaj Samueli u ngrit dhe u ngjit nga Gilgali në Gibeah të Beniaminit, kurse Sauli numëroi ata që ishin ende me të: ishin rreth 600 burra.+ 16  Sauli dhe Jonatani, i biri, si edhe populli që ishte ende me ta, banonin në Gebë+ të Beniaminit, kurse filistinët kishin fushuar në Mikmash.+ 17  Trupat sulmuese të filistinëve dilnin nga kampi të ndara në tri njësi: njëra njësi merrte rrugën që të çonte për në Ofrah, për në vendin e Shualit, 18  njësia tjetër merrte rrugën e Beth-Horonit,+ kurse njësia e tretë merrte rrugën që të çonte për nga kufiri që ndodhet mbi luginën e Zeboimit, në drejtim të shkretëtirës. 19  Në gjithë vendin e Izraelit nuk gjendej as edhe një metalpunues, sepse filistinët kishin thënë: «Kështu hebrenjtë nuk do të bëjnë as shpatë, as heshtë.» 20  Prandaj të gjithë izraelitëve u duhej të zbritnin te filistinët për të mprehur ploret,* kazmat, sëpatat dhe drapërinjtë. 21  Çmimi i mprehjes ishte një pim* për ploret, për kazmat, për sfurqet, për sëpatat dhe për ndreqjen e hostenëve* të kaut. 22  Ditën e betejës nuk u gjend as shpatë, as heshtë në duart e tërë burrave që ishin me Saulin dhe Jonatanin.+ Vetëm Sauli dhe Jonatani, i biri, kishin armë. 23  Tani, një garnizon* filistinësh kishte dalë te gryka e Mikmashit.+

Shënime në fund të faqes

Numri mungon në tekstin hebraik.
Ose «qilarë».
Domethënë, depo të nëndheshme për të mbledhur ujë.
Fjalë për fjalë «nuk e kam zbutur fytyrën».
Domethënë, një mjet hekuri që përdorej për të çarë dheun.
Njësi e lashtë matëse për peshën, afërsisht sa dy të tretat e një sikle.
Ose «pararojë».