Libri i parë i Samuelit 12:1-25

  • Samueli mban fjalimin e lamtumirës (1-25)

    • ‘Mos ndiqni gjëra të kota’ (21)

    • Jehovai nuk do ta braktisë popullin e vet (22)

12  Në fund Samueli i tha tërë Izraelit: «Kam bërë gjithçka që më kërkuat dhe ju caktova një mbret që t’ju mbretërojë.+  Ja ku e keni mbretin që po ju prin!*+ Unë tashmë jam i plakur e i thinjur dhe djemtë e mi janë këtu me ju.+ Ju kam prirë që nga rinia ime e deri më sot.+  Ja ku më keni, dëshmoni kundër meje përpara Jehovait dhe përpara të mirosurit* të tij:+ kujt ia kam marrë demin ose gomarin?+ Kë kam zhvatur dhe kë kam shtypur? Nga dora e kujt kam pranuar ryshfet* për të mbyllur një sy?+ Nëse kjo ka ndodhur, do t’jua kthej.»+  Atëherë ata iu përgjigjën: «As nuk na ke zhvatur, as nuk na ke shtypur, as nuk ke pranuar gjë nga dora e dikujt.»  Kështu ai u tha: «Jehovai është dëshmitar kundër jush, dhe i mirosuri i tij është dëshmitar sot se nuk keni gjetur asgjë për të më akuzuar.»* Ata ia kthyen: «Po, ai është dëshmitar.»  Atëherë Samueli i tha popullit: «Jehovai, ai që caktoi Moisiun dhe Aronin për t’i nxjerrë paraardhësit tuaj nga vendi i Egjiptit,+ është dëshmitar.  Zini vend, pra, dhe unë do t’ju gjykoj përpara Jehovait në bazë të gjithë veprave të drejta që Jehovai ka bërë për ju e për paraardhësit tuaj.  Sapo Jakobi vajti në Egjipt+ dhe paraardhësit tuaj filluan t’i thërritnin Jehovait për ndihmë,+ Jehovai dërgoi Moisiun+ dhe Aronin që t’i nxirrnin nga Egjipti e t’i sillnin për të banuar në këtë vend.+  Por ata e harruan Jehovain, Perëndinë e tyre, dhe ai i shiti+ në duart e Siserës,+ kreut të ushtrisë së Hazorit, në duart e filistinëve+ dhe në duart e mbretit të Moabit,+ të cilët luftuan kundër tyre. 10  Ata i thirrën Jehovait për ndihmë+ dhe thanë: ‘Kemi mëkatuar,+ sepse kemi lënë Jehovain që t’u shërbejmë Baalëve+ e shëmbëlltyrave të Ashtorethit.+ Na çliro nga dora e armiqve tanë, dhe do të të shërbejmë.’ 11  Kështu Jehovai dërgoi Jerubaalin,+ Bedanin, Jefteun+ e Samuelin,+ dhe ju çliroi nga dora e armiqve përreth, që të jetonit të sigurt.+ 12  Kur patë se Nahashi,+ mbreti i amonitëve, erdhi kundër jush, ju vazhduat të më thoshit: ‘Jo, e kemi ndarë mendjen të kemi një mbret’,+ edhe pse Mbreti juaj është Jehovai, Perëndia juaj.+ 13  Tani, ja ku e keni mbretin që zgjodhët, atë që kërkuat. Shikoni, Jehovai ka caktuar mbi ju një mbret.+ 14  Nëse e nderoni thellësisht Jehovain,*+ i shërbeni,+ i bindeni zërit të tij+ e nuk rebeloheni kundër urdhrit të Jehovait dhe, nëse ju e mbreti që mbretëron mbi ju, ndiqni Jehovain, Perëndinë tuaj, në rregull. 15  Por nëse nuk i bindeni zërit të Jehovait dhe rebeloheni kundër urdhrit të Jehovait, dora e Jehovait do të jetë kundër jush dhe etërve tuaj.+ 16  Tani zini vend dhe shihni këtë gjë madhështore që do të bëjë Jehovai para syve tuaj. 17  A nuk jemi në kohën e korrjes së grurit? Unë do t’i lutem Jehovait që të dërgojë bubullima e shi. Kështu do ta dini e do ta kuptoni mirë se çfarë të keqe keni bërë në sy të Jehovait duke kërkuar një mbret.»+ 18  Atëherë Samueli i thirri Jehovait dhe, atë ditë, Jehovai dërgoi bubullima e shi. Gjithë popullin e zuri një frikë e madhe nga Jehovai dhe nga Samueli. 19  Tërë populli i tha Samuelit: «Lutju Jehovait, Perëndisë tënd, për shërbëtorët e tu,+ sepse nuk duam të vdesim. Ngaqë kërkuam një mbret, u kemi shtuar një të keqe tjetër tërë mëkateve tona.» 20  Kështu Samueli i tha popullit: «Mos kini frikë. Vërtet keni bërë gjithë këtë të keqe, por mos u largoni nga Jehovai,+ ndiqeni dhe shërbejini Jehovait me gjithë zemër.+ 21  Mos u largoni dhe mos ndiqni gjërat e kota*+ të cilat nuk sjellin asnjë dobi+ e nuk mund të çlirojnë, sepse janë kotësi.* 22  Për hir të emrit të tij të madh,+ Jehovai nuk do ta braktisë popullin e vet,+ sepse Jehovai vendosi t’ju bënte popullin e tij.+ 23  Kurse mua nuk më ka shkuar kurrë ndër mend të mëkatoj kundër Jehovait duke mos u lutur më për ju. Unë do të vazhdoj t’ju mësoj udhën e mirë e të drejtë. 24  Vetëm nderojeni thellësisht Jehovain*+ dhe shërbejini me besnikëri* e me gjithë zemër, sepse shihni ç’gjëra të mëdha ka bërë për ju.+ 25  Por, nëse pa pikë turpi bëni atë që është e keqe, do të shkatërroheni,+ ju bashkë me mbretin tuaj.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «po ecën përpara jush!»
Ose «çmimin e heshtjes».
Fjalë për fjalë «nuk keni gjetur asgjë në dorën time».
Fjalë për fjalë «i frikësoheni Jehovait». Shih Fjalorthin
Ose «joreale».
Ose «joreale».
Fjalë për fjalë «frikësojuni Jehovait». Shih Fjalorthin.
Ose «me të vërtetë».