Letra e parë e Pjetrit 3:1-22

  • Gratë dhe burrat (1-7)

  • Tregoni empati; kërkoni udhën e paqes (8-12)

  • Të vuash për hir të drejtësisë (13-22)

    • Jini gati të mbroni shpresën tuaj (15)

    • Pagëzimi dhe ndërgjegjja e mirë (21)

3  Në të njëjtën mënyrë, ju gra, jini të nënshtruara ndaj burrave tuaj,+ që, nëse disa nuk i binden fjalës, t’i fitoni pa fjalë, me sjelljen tuaj,+  pasi të kenë parë me sytë e tyre sjelljen tuaj të dëlirë+, si edhe respektin e thellë.  Stolisja juaj të mos jetë e jashtme, me gërshetime flokësh,* me stoli prej ari+ a me veshje luksoze.  Por stolisni njeriun e fshehtë të zemrës me një frymë të qetë e të butë,+ një stolisje e pashkatërrueshme dhe e vyer në sytë e Perëndisë.  Faktikisht, kështu stoliseshin më parë gratë e shenjta që shpresonin te Perëndia dhe u nënshtroheshin burrave të tyre,  ashtu si Sara i bindej Abrahamit dhe e quante zotëri.+ Ju jeni bija të saj po të vazhdoni të bëni të mirën pa frikë.+  Në të njëjtën mënyrë, ju burra, mirëkuptojini* gratë tuaja ndërsa jetoni me to* dhe nderojini+ si një enë më të brishtë, përderisa edhe ato janë bashkëtrashëgimtare me ju+ të dhuratës së pamerituar të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.  Së fundi, jini të gjithë në një mendje,*+ tregoni empati,* përzemërsi vëllazërore, jini zemërdhembshur+ dhe të përulur.+  Mos e ktheni të keqen me të keqe+ dhe sharjen me të sharë,+ por më mirë bekoni,+ sepse u thirrët në këtë udhë që të trashëgoni bekimin e Perëndisë. 10  Prandaj, «ai që e do jetën dhe dëshiron të shohë ditë të bardha, duhet ta mbajë nën fre gjuhën për të mos folur keq,+ dhe buzët, për të mos mashtruar. 11  Të largohet nga e keqja+ dhe të bëjë të mirën,+ të kërkojë udhën e paqes dhe ta ndjekë,+ 12  sepse Jehovai* i mban sytë mbi të drejtët dhe veshët te përgjërimi i tyre,+ por Jehovai* e kthen fytyrën kundër atyre që bëjnë të këqija».+ 13  Vërtet, kush do t’ju bëjë keq nëse bëni gjithë zell të mirën?!+ 14  Por, edhe sikur të vuani për hir të drejtësisë, lum ju!+ Megjithatë, mos iu frikësoni asaj që i frikësohen njerëzit,* as mos u shqetësoni.+ 15  Por nderoni* Krishtin si Zotëri në zemrat tuaja e jini gjithnjë gati të mbroni shpresën* tuaj përpara kujtdo që ju kërkon shpjegime, me butësi+ dhe respekt të thellë.+ 16  Mbani një ndërgjegje të mirë,+ që, kushdo që thotë ndonjë të keqe kundër jush, të turpërohet+ nga sjellja juaj e mirë si dishepuj të Krishtit,+ 17  sepse është më mirë të vuani ngaqë bëni të mirën,+ në qoftë vullneti i Perëndisë, sesa ngaqë bëni të ligën.+ 18  Vetë Krishti vdiq një herë e mirë për mëkatin,*+ një i drejtë për të padrejtët,+ që t’ju çojë te Perëndia.+ Ai vdiq si njeri,*+ por u ngjall si krijesë qiellore,*+ 19  dhe si i tillë ai shkoi dhe u shpalli mesazhin e gjykimit engjëjve të burgosur+ 20  që u treguan të pabindur në ditët e Noesë. Në ato ditë, Perëndia priste me durim*+ ndërsa ndërtohej arka,+ në të cilën pak njerëz, domethënë tetë shpirt,* shpëtuan nëpërmjet ujit.+ 21  Pagëzimi, që përkon me këtë ngjarje, tani po ju shpëton edhe ju (jo duke hequr fëlliqësinë e trupit,* por duke i drejtuar Perëndisë një kërkesë për ndërgjegje të mirë)+ nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit. 22  Ai është në të djathtën e Perëndisë,+ sepse shkoi në qiell, ku engjëjt, autoritetet dhe fuqitë iu nënshtruan.+

Shënime në fund të faqes

Domethënë, me modele të ekzagjeruara flokësh.
Ose «çmojini; tregojuni konsideratë».
Fjalë për fjalë «vazhdoni të jetoni me to sipas njohurisë».
Ose «kini unitet mendimi».
Ose «ndjenja të përbashkëta».
Një mundësi tjetër «mos iu frikësoni kërcënimeve të tyre».
Fjalë për fjalë «shenjtëroni».
Ose «bindjet».
Domethënë, për të hequr mëkatin.
Fjalë për fjalë «në mish».
Fjalë për fjalë «në frymë».
Fjalë për fjalë «durimi i Perëndisë po priste».
Ose «vetë».
Fjalë për fjalë «e mishit».