Letra e parë e Pjetrit 2:1-25

  • Ushqeni një dëshirë të zjarrtë për fjalën (1-3)

  • Gurë të gjallë që ndërtohen për të qenë një shtëpi e ngritur falë frymës së Perëndisë (4-10)

  • Të jetosh si i ardhur në botë (11, 12)

  • Nënshtrimi i duhur (13-25)

    • Krishti—model për ne (21)

2  Prandaj flakni tej çdo të keqe,+ mashtrim, hipokrizi, zili dhe përgojim.  Si foshnja të porsalindura,+ ushqeni një dëshirë të zjarrtë për qumështin e kulluar* të fjalës, që me anë të tij të rriteni e të shpëtoni,+  nëse vërtet e keni provuar* që Zotëria është zemërmirë.  Ndërsa i afroheni atij—një guri të gjallë që njerëzit e hodhën poshtë,+ por që Perëndia e zgjodhi si gur të çmuar+  edhe ju, si gurë të gjallë, po ndërtoheni për të qenë një shtëpi e ngritur falë frymës së Perëndisë,+ që të bëheni një priftëri e shenjtë dhe, nëpërmjet Jezu Krishtit, të ofroni flijime+ të pranueshme për Perëndinë+ në harmoni me frymën e tij.  Prandaj në Shkrim thuhet: «Unë po vë në Sion një gur të zgjedhur, një gur të çmuar qosheje për themelin. Kush tregon besim tek ai, nuk do të zhgënjehet kurrë.»*+  Për ju, pra, ai është i çmuar, sepse jeni besimtarë. Por për ata që nuk besojnë, nuk është kështu, sepse shkrimi thotë se «guri që ndërtuesit hodhën poshtë,+ u bë guri kryesor i qoshes»*+  dhe «gur e shkëmb pengese».+ Ata pengohen sepse nuk i binden fjalës, dhe kështu do të përfundojnë njerëz të tillë.  Kurse ju jeni «popull i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë,+ prona e tij e veçantë,+ që të shpallni kudo cilësitë e tij të shkëlqyera»,*+ të Atij që ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.+ 10  Dikur nuk ishit një popull, por tani jeni populli i Perëndisë;+ dikur Perëndia nuk ju kishte treguar mëshirë, por tani ai ju ka treguar mëshirë.+ 11  Të dashur, ju nxit si të ardhur e banorë të përkohshëm në këtë botë,+ të vazhdoni të rrini larg nga dëshirat mëkatare,*+ të cilat luftojnë kundër jush.+ 12  Kini një sjellje të shkëlqyer mes njerëzve nga bota,*+ që, kur t’ju akuzojnë si keqbërës, të jenë dëshmitarë okularë të veprave tuaja të shkëlqyera,+ e kështu t’i japin lavdi Perëndisë në ditën e hetimit. 13  Për hir të Zotërisë, nënshtrojuni çdo autoriteti* njerëzor,+ qoftë mbretit+ si më i lartë, 14  qoftë guvernatorëve si të dërguar prej tij për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën,+ 15  sepse është vullneti i Perëndisë, që, duke bërë të mirën, t’ua mbyllni gojën* njerëzve të paarsyeshëm që flasin nga injoranca.+ 16  Jetoni si njerëz të lirë,+ por mos e përdorni lirinë tuaj si justifikim* për të bërë të keqen,+ përkundrazi jini skllevër të Perëndisë.+ 17  Nderoni njerëz të çdo lloji,+ kini dashuri për gjithë vëllezërit në besim,*+ kini nderim të thellë për* Perëndinë,+ nderoni mbretin!+ 18  Shërbyesit t’u nënshtrohen zotërinjve të tyre me frikën që u takon,+ jo vetëm të mirëve dhe të arsyeshmëve, por edhe gjithë atyre që zor se kënaqen, 19  sepse Perëndia kënaqet me ata që u bëjnë ballë vështirësive* dhe vuajnë padrejtësisht ngaqë mbajnë një ndërgjegje të pastër përpara tij.+ 20  Në të vërtetë, ç’meritë keni nëse ju rrahin kur mëkatoni?!+ Por nëse duroni kur vuani ngaqë bëni të mirën, Perëndia kënaqet.+ 21  Në të vërtetë, në këtë udhë u thirrët, sepse edhe Krishti vuajti për ju+ e ju la një model, që të ndiqni me kujdes gjurmët e tij.+ 22  Ai nuk kreu asnjë mëkat+ dhe në gojën e tij s’kishte asnjë mashtrim.+ 23  Kur e shanin,*+ nuk e kthente sharjen.*+ Kur vuante,+ nuk kërcënonte, por e linte veten në duart e Atij që gjykon+ me drejtësi. 24  Ai vetë mbarti mëkatet tona+ në trupin e tij kur u vu në shtyllë,*+ që ne të ishim të vdekur për mëkatin* dhe të jetonim për drejtësinë. «Falë plagëve të tij u shëruat»,+ 25  sepse ishit si dele që po humbitnin rrugën,+ kurse tani jeni kthyer te bariu+ dhe mbikëqyrësi i shpirtit tuaj.*

Shënime në fund të faqes

Ose «e papërzier».
Ose «e keni shijuar».
Fjalë për fjalë «nuk do të turpërohet».
Fjalë për fjalë «koka e qoshes».
Fjalë për fjalë «virtytet», pra, cilësitë dhe veprat e tij të admirueshme.
Fjalë për fjalë «e mishit». Shih Fjalorthin.
Ose «nga kombet». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «krijimi».
Fjalë për fjalë «t’u vini gojëz».
Ose «si maskim».
Fjalë për fjalë «vëllazërinë».
Fjalë për fjalë «kini frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «dhembjeve; brengave».
Ose «e fyenin».
Ose «fyerjen».
Ose «dru».
Ose «të mos kishim të bënim më me mëkatin».
Ose «i jetës suaj».