Libri i parë i Kronikave 24:1-31

  • Davidi i organizon priftërinjtë në 24 ndarje (1-19)

  • Caktime të tjera për levitët (20-31)

24  Pasardhësit e Aronit u organizuan në ndarje. Bijtë e Aronit ishin: Nadabi, Abihu,+ Eleazari dhe Ithamari.+  Mirëpo Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre+ dhe nuk patën djem, kurse Eleazari+ dhe Ithamari vazhduan të shërbenin si priftërinj.  Davidi, bashkë me Sadokun+ nga bijtë e Eleazarit, dhe Ahimeleku nga bijtë e Ithamarit, formuan ndarje të pasardhësve të Aronit sipas detyrave të shërbimit të tyre.  Meqenëse bijtë e Eleazarit kishin më shumë krerë sesa bijtë e Ithamarit, i ndanë sipas numrave përkatës: bijtë e Eleazarit kishin 16 krerë të shtëpive të tyre atërore, kurse bijtë e Ithamarit kishin 8 krerë të shtëpive të tyre atërore.  Më tej i ndanë me short të dyja grupet,+ sepse krerët e vendit të shenjtë dhe krerët që i shërbenin Perëndisë së vërtetë, ishin si nga bijtë e Eleazarit, edhe nga bijtë e Ithamarit.  Pastaj Shemajahu, biri i Netanelit, sekretari i levitëve, i regjistroi emrat e tyre para mbretit, princave, priftit Sadok,+ Ahimelekut,+ birit të Abiatarit+ dhe krerëve të shtëpive atërore të priftërinjve e të levitëve: një shtëpi atërore zgjidhej për Eleazarin dhe një shtëpi atërore zgjidhej për Ithamarin.  Shorti i 1-rë i ra Jehojaribit, i 2-ti Jedajahut,  i 3-ti Harimit, i 4-ti Seorimit,  i 5-ti Malkijahut, i 6-ti Mijaminit, 10  i 7-ti Hakozit, i 8-ti Abijahut,+ 11  i 9-ti Jeshuait, i 10-ti Shekaniahut, 12  i 11-ti Eliashibit, i 12-ti Jakimit, 13  i 13-ti Hupahut, i 14-ti Jeshebeabit, 14  i 15-ti Belgahut, i 16-ti Imerit, 15  i 17-ti Hezirit, i 18-ti Hapizezit, 16  i 19-ti Petahiahut, i 20-ti Jehezkelit, 17  i 21-ti Jakinit, i 22-ti Gamulit, 18  i 23-ti Delajahut, i 24-ti Maziahut. 19  Këto ishin detyrat e tyre të shërbimit+ kur futeshin në shtëpinë e Jehovait sipas procedurës që kishte vënë Aroni, paraardhësi i tyre, ashtu siç e urdhëroi atë Jehovai, Perëndia i Izraelit. 20  Pjesa tjetër e levitëve ishin: nga bijtë e Amramit,+ Shubaeli; nga bijtë e Shubaelit,+ Jehdejahu; 21  nga bijtë e Rehabjahut,+ kreu ishte Ishiahu; 22  nga izaritët, Shelomoti;+ nga bijtë e Shelomotit, Jahati; 23  nga bijtë e Hebronit, kreu ishte Jeriahu,+ Amariahu i dyti, Jahazieli i treti, Jekameami i katërti; 24  nga bijtë e Uzielit, Mikea; nga bijtë e Mikesë, Shamiri. 25  Vëllai i Mikesë ishte Ishiahu; nga bijtë e Ishiahut, Zakaria. 26  Bijtë e Merarit+ ishin Mahli dhe Mushi; nga bijtë e Jaziahut, Benoja. 27  Bijtë e Merarit: nga Jaziahu, Benoja, Shohami, Zakuri dhe Ibri. 28  Nga Mahli, Eleazari, i cili nuk pati djem;+ 29  nga bijtë e Kishit, Jerahmeli; 30  nga bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimoti. Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpive të tyre atërore. 31  Edhe ata hodhën short+ përpara mbretit David, Sadokut, Ahimelekut dhe krerëve të shtëpive atërore të priftërinjve e të levitëve, tamam si hodhën vëllezërit e tyre, bijtë e Aronit. Shtëpia atërore e kreut më të madh ishte njësoj si ajo e vëllait të tij më të vogël.

Shënime në fund të faqes