Letra e parë drejtuar korintasve 6:1-20

  • Të krishterët hedhin në gjyq njëri-tjetrin (1-8)

  • Ata që nuk do ta trashëgojnë Mbretërinë (9-11)

  • Jepini lavdi Perëndisë me trupin tuaj (12-20)

    • «Ikni nga imoraliteti seksual!» (18)

6  A guxon ndonjë prej jush, kur ka një mosmarrëveshje me një tjetër, të kërkojë të drejtën në gjyq përpara jobesimtarëve e jo përpara të shenjtëve?!+  Apo nuk e dini se të shenjtët do të gjykojnë botën?!+ E nëse ju do të gjykoni botën, nuk jeni të zotë të gjykoni çështje fare të papërfillshme?!  A nuk e dini se ne do të gjykojmë engjëj?!+ Atëherë, pse të mos gjykojmë edhe çështje të jetës së përditshme?!  E nëse keni çështje të tilla që duhen gjykuar,+ na zgjidhkeni gjykatës që nuk gëzojnë respektin e kongregacionit?!  Po ju flas që t’ju vijë turp. Nuk paskeni mes jush asnjë njeri të mençur që të jetë në gjendje të gjykojë mes vëllezërve?!  Përkundrazi, vëllai hedh në gjyq vëllanë, madje përpara jobesimtarëve!  Vërtet, kur hidhni në gjyq njëri-tjetrin, tashmë keni humbur. Pse nuk lejoni më mirë t’ju bëhet një padrejtësi?+ Pse nuk lejoni më mirë t’ju hanë hakun?  Përkundrazi, ju vetë bëni padrejtësi dhe hani hakun, madje këto ua bëni vëllezërve tuaj!  Apo nuk e dini se të padrejtët nuk do ta trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë?+ Mos u mashtroni!* Imoralët,*+ idhujtarët,+ kurorëshkelësit,*+ burrat që kryejnë marrëdhënie homoseksuale,*+ 10  hajdutët, lakmitarët,+ pijanecët,+ sharësit* dhe zhvatësit nuk do ta trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë.+ 11  Megjithatë, të tillë ishit disa nga ju. Mirëpo, falë frymës së Perëndisë tonë, jeni larë,+ jeni shenjtëruar+ e jeni shpallur të drejtë+ në emër të Zotërisë tonë Jezu Krisht. 12  Gjithçka më lejohet,* por jo gjithçka është dobiprurëse.+ Gjithçka më lejohet, por s’do të lejoj asgjë të më ketë nën kontroll.* 13  Ushqimi është për stomakun e stomaku për ushqimin, por Perëndia do t’u japë fund të dyve.+ Trupi nuk është për të kryer imoralitet seksual,* por për të kryer veprën e Zotërisë,+ dhe Zotëria kujdeset për trupin. 14  Perëndia e ngriti Zotërinë+ dhe do të na ngrejë edhe ne nga vdekja+ me anë të fuqisë së tij.+ 15  A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë të trupit të Krishtit?+ T’i marr, atëherë, gjymtyrët e trupit të Krishtit e t’i bashkoj me trupin e një prostitute? Kurrsesi! 16  Nuk e dini se kush bashkohet me një prostitutë bëhet një trup i vetëm me të? Se «të dy do të jenë një mish i vetëm»,+—thotë Perëndia. 17  Por kushdo që është në unitet me Zotërinë, është në një mendje me të.*+ 18  Prandaj ikni nga imoraliteti seksual!*+ Çdo mëkat tjetër që njeriu mund të kryejë, nuk lidhet drejtpërdrejt me trupin,* por ai që kryen imoralitet seksual, mëkaton kundër trupit të vet.+ 19  A nuk e dini që trupi juaj është tempulli+ i frymës së shenjtë, e cila banon te ju dhe jua ka dhënë Perëndia?+ Gjithashtu, ju nuk i përkitni vetes,+ 20  sepse u bletë me një çmim.+ Prandaj jepini lavdi Perëndisë+ me trupin tuaj.+

Shënime në fund të faqes

Ose «Të mos ju gënjejë mendja!»
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».
Ose «ata që kryejnë tradhti bashkëshortore».
Në gjuhën origjinale këtu përdoren dy fjalë të ndryshme: njëra i referohet rolit pasiv dhe tjetra rolit aktiv në marrëdhëniet homoseksuale.
Ose «ata që përdorin të folur poshtërues».
Ose «është e ligjshme për mua».
Ose «të më vërë nën pushtetin e saj».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «është një frymë me të».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «është jashtë trupit të tij».