Letra e parë drejtuar korintasve 2:1-16

  • Predikimi i Pavlit në Korint (1-5)

  • Epërsia e mençurisë së Perëndisë (6-10)

  • Njeriu që drejtohet nga fryma e Perëndisë kundrejt njeriut që drejtohet nga dëshirat e veta (11-16)

2  Kështu, vëllezër, kur erdha te ju, nuk jua shpalla sekretin e shenjtë+ të Perëndisë me fjalë të mëdha+ a me mençuri njerëzore,  sepse vendosa të mos ju flisja për gjë tjetër, përveç Jezu Krishtit dhe ekzekutimit të tij në shtyllë.+  Erdha te ju me dobësi, me frikë dhe me shumë dridhma,  dhe nuk fola e nuk predikova me fjalë bindëse të mençurisë njerëzore. Përkundrazi, fjalët e mia ishin tregues i fuqisë së frymës së shenjtë,+  që besimi juaj të mos bazohej në mençurinë njerëzore, por në fuqinë e Perëndisë.  Tani, ne po u flasim njerëzve të pjekur për mençurinë,+ por jo për mençurinë e kësaj bote,* as për mençurinë e sundimtarëve të kësaj bote që do të përfundojnë në hiç.+  Po flasim për mençurinë e Perëndisë të pasqyruar në një sekret të shenjtë,+ po, për mençurinë e fshehur, sipas së cilës Perëndia paravendosi të vepronte për lavdinë tonë përpara se të ekzistonin sistemet.*  Këtë mençuri nuk arriti ta kuptonte asnjë nga sundimtarët e kësaj bote,*+ sepse po ta kishin kuptuar, nuk do ta kishin ekzekutuar* Zotërinë e lavdishëm.  Por ashtu siç është shkruar: «Ato që syri s’i ka parë, veshi s’i ka dëgjuar dhe zemra s’i ka konceptuar, Perëndia i ka përgatitur për ata që e duan.»+ 10  Po, Perëndia na i ka zbuluar neve+ nëpërmjet frymës së tij,+ pasi fryma shqyrton çdo gjë, madje edhe gjërat e thella të Perëndisë.+ 11  Kush tjetër i njeh mendimet e një njeriu përveç zemrës* së atij vetë?! Po kështu, askush s’ka arritur t’i njohë mendimet e Perëndisë përveç frymës së Perëndisë. 12  E pra, ne nuk morëm frymën* e botës, por frymën që vjen nga Perëndia,+ që të njohim* të gjitha gjërat që Perëndia na i ka dhënë bujarisht. 13  Për këto flasim, jo me fjalë të mençurisë njerëzore,+ por me fjalë të mësuara nga fryma e shenjtë,+ ndërsa shpjegojmë* gjërat e Perëndisë me fjalët e frymës. 14  Mirëpo njeriu që drejtohet nga dëshirat e veta,* nuk i pranon gjërat që zbulon fryma, ngaqë për të janë marrëzi dhe ai nuk arrin dot t’i njohë, sepse ato shqyrtohen me ndihmën e frymës. 15  Megjithatë, njeriu që drejtohet nga fryma, shqyrton çdo gjë,+ kurse atë vetë nuk e shqyrton* asnjë njeri. 16  Vërtet, «kush ka arritur të njohë mendjen e Jehovait,* që ta mësojë atë»?+ Por ne kemi mendjen e Krishtit.+

Shënime në fund të faqes

Ose «e këtij sistemi; e këtij rendi». Shih Fjalorthin.
Ose «e këtij sistemi; e këtij rendi». Shih Fjalorthin.
Ose «ekzekutuar në shtyllë».
Fjalë për fjalë «frymës». Shih Fjalorthin.
Ose «të kuptojmë».
Ose «ndërthurim».
Fjalë për fjalë «njeriu fizik».
Ose «nuk e heton».