Letra e parë drejtuar korintasve 16:1-24

  • Mbledhja e kontributit për të krishterët në Jerusalem (1-4)

  • Udhëtimet e ardhshme të Pavlit (5-9)

  • Vizitat e ardhshme të Timoteut dhe të Apolit (10-12)

  • Nxitje dhe përshëndetje (13-24)

16  Sa për mbledhjen e kontributit për të shenjtët,+ mund të ndiqni udhëzimet që u dhashë kongregacioneve në Galati:  ditën e parë të çdo jave, secili të vërë diçka mënjanë sipas mundësisë, që kontributet të mos mblidhen kur të vij unë.  Dhe kur të mbërrij, burrat që rekomandoni në letrat tuaja,+ do t’i nis në Jerusalem që të çojnë dhuratën tuaj bujare.  Megjithatë, nëse është më mirë që edhe unë të shkoj atje, ata do të vijnë me mua.  Te ju do të vij pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni* (sepse kam ndër mend të kaloj nëpër Maqedoni)+  dhe mbase rri ca kohë a kaloj edhe dimrin me ju; kështu mund të më përcillni një copë rrugë atje ku do të shkoj.  Faktikisht nuk dua t’ju shoh tani kalimthi, sepse shpresoj të rri ca kohë me ju,+ nëse e lejon Jehovai.*  Megjithatë do të qëndroj në Efes+ deri në Festën e Ditës së Pesëdhjetë,  sepse më është hapur një derë e madhe për më shumë aktivitet,+ por ka shumë kundërshtarë. 10  Tani, nëse vjen Timoteu,+ kujdesuni që të mos ketë druajtje ndërsa është te ju, sepse ai po kryen veprën e Jehovait,*+ ashtu si unë. 11  Prandaj, askush të mos e shohë me përbuzje. Përcilleni një copë rrugë, që të vijë shëndoshë e mirë këtu tek unë, sepse po e pres bashkë me vëllezërit. 12  Sa për vëllanë tonë, Apolin,+ edhe pse iu luta shumë të vinte te ju bashkë me vëllezërit, për momentin s’kishte në plan të vinte, por do të vijë kur të ketë mundësi. 13  Rrini zgjuar!+ Qëndroni të patundur në besim!+ Silluni si burrat!*+ Bëhuni të fuqishëm!+ 14  Çdo gjë që bëni, bëjeni me dashuri!+ 15  Tani, vëllezër, ju e dini se ata të shtëpisë së Stefanait janë nga dishepujt e parë* në Akai dhe se iu përkushtuan shërbimit të të shenjtëve. Prandaj po ju nxit 16  të vazhdoni t’u nënshtroheni njerëzve të tillë, si edhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë e punojnë pa u lodhur.+ 17  Jam shumë i kënaqur me praninë e Stefanait,+ të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata më kanë ndihmuar shumë kur ju s’ishit këtu me mua. 18  Ata më kanë sjellë freskim mua* dhe juve. Prandaj, vlerësojini këta lloj njerëzish. 19  Kongregacionet e Azisë ju dërgojnë të fala. Akuila dhe Priska, bashkë me kongregacionin që mblidhet në shtëpinë e tyre,+ ju përshëndetin nga zemra në Zotërinë. 20  Të gjithë vëllezërit ju dërgojnë të fala. Përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë. 21  Ja përshëndetja ime, e Pavlit, që e shkrova me dorën time. 22  Nëse dikush nuk e ka për zemër Zotërinë, qoftë i mallkuar! Eja, o Zotëria ynë! 23  Mirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu qoftë me ju! 24  Ju dërgoj dashurinë time të gjithëve ju që jeni në unitet me Krishtin Jezu!

Shënime në fund të faqes

Ose «Jini guximtarë!»
Fjalë për fjalë «frytet e para».
Fjalë për fjalë «frymës sime».