Letra e parë drejtuar korintasve 13:1-13

  • Dashuria​—një udhë që i tejkalon të tjerat (1-13)

13  Edhe sikur të flas gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, por të mos kem dashuri, do të bëhem si një gong shurdhues a si një cimbal çjerrës.*  Edhe sikur të kem dhuratën e profetizimit dhe të kuptoj gjithë sekretet e shenjta dhe gjithë njohurinë,+ edhe sikur të kem besim aq të fortë sa të zhvendos malet, por të mos kem dashuri, nuk do të jem asgjë.*+  Edhe sikur të jap gjithë zotërimet e mia për të ushqyer të varfrit,+ edhe sikur ta flijoj jetën time për t’u dukur, por të mos kem dashuri,+ nuk do të më sjellë asnjë dobi.  Dashuria+ është e duruar*+ dhe plot mirësi.+ Dashuria nuk është xheloze.*+ Ajo nuk mburret, nuk krekoset,+  nuk sillet në mënyrë të pahijshme,*+ nuk kërkon interesin e vet,+ nuk provokohet,+ nuk e mban llogari të keqen,*+  nuk gëzon për padrejtësinë,+ por gëzon me të vërtetën.  Mban çdo gjë,+ beson çdo gjë,+ shpreson çdo gjë,+ i qëndron* çdo gjëje.+  Dashuria nuk shuhet kurrë.* Por, nëse ka dhurata profetizimi, do të hiqen; nëse ka dhurata për të folur gjuhë,* do të marrin fund; nëse ka dhurata njohurie, do të ndërpriten.  Faktikisht, ne kemi njohuri të pjesshme+ dhe profetizojmë pjesërisht, 10  por kur të vijë e plota, e pjesshmja do të hiqet. 11  Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë dhe arsyetoja si fëmijë. Por tani që jam bërë burrë, i kam flakur tej tiparet e një fëmije. 12  Tani për tani ne shohim me konture të mjegullta* në një pasqyrë të metaltë, por atëherë do të shohim qartë, fytyrë për fytyrë. Për momentin kam njohuri të pjesshme, por atëherë do të kem njohuri të plotë,* sikurse edhe Perëndia më njeh plotësisht. 13  Megjithatë, tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga këto është dashuria.+

Shënime në fund të faqes

Gongu dhe cimbali janë instrumente muzikore me goditje.
Ose «nuk do të vlej për asgjë».
Ose «shpirtgjerë».
Ose «ziliqare».
Ose «nuk është e vrazhdë».
Ose «nuk i mban llogari gabimet».
Ose «i bën ballë».
Ose «ka gjithmonë sukses».
Domethënë, aftësia për të folur gjuhë të ndryshme falë një mrekullie.
Ose «nuk shohim qartë».
Ose «të saktë».