Libri i parë i Mbretërve 19:1-21

  • Elija ia mbath nga zemërimi i Jezebelës (1-8)

  • Jehovai i shfaqet Elijas në malin Horeb (9-14)

  • Elija duhet të mirosë Hazaelin, Jehun dhe Eliseun (15-18)

  • Eliseu caktohet si pasues i Elijas (19-21)

19  Atëherë Akabi+ i tregoi Jezebelës+ gjithçka kishte bërë Elija dhe si i kishte vrarë me shpatë tërë profetët.+  Menjëherë Jezebela i dërgoi Elijas një lajmëtar për t’i thënë: «Perënditë më ndëshkofshin ashpër, nëse nesër në këtë kohë nuk do të kem bërë që ti të përfundosh si secili prej tyre!»  Me të dëgjuar këtë, Elija u frikësua, prandaj u çua dhe iku për të shpëtuar kokën.+ Vajti në Ber-Shebë+ të Judës,+ la atje shërbëtorin e tij,  kurse vetë bëri një ditë rrugë në shkretëtirë. Ai u ul nën një gjineshtër dhe kërkoi të vdiste: «O Jehova, s’mundem më, merrma jetën,+ sepse nuk jam më i mirë se paraardhësit e mi.»  Pastaj u shtri dhe ra në gjumë nën gjineshtër. Papritur një engjëll e preku+ dhe i tha: «Ngrihu dhe ha.»+  Ai pa dhe aty pranë kokës së tij ishte një bukë e rrumbullakët mbi gurë të nxehtë dhe një shtambë me ujë. Ai hëngri, piu dhe u shtri përsëri.  Më vonë engjëlli i Jehovait u kthye për herë të dytë, e preku dhe tha: «Ngrihu dhe ha, sepse udhëtimi do të jetë tepër i vështirë për ty.»  Kështu ai u ngrit, hëngri e piu. Me fuqinë që i dha ushqimi, eci për 40 ditë e 40 net derisa arriti në Horeb, në malin e Perëndisë së vërtetë.+  Atje hyri në një shpellë+ që të kalonte natën. Kur ja, fjala e Jehovait iu drejtua: «Çfarë po bën këtu, Elija?» 10  Ai u përgjigj: «Më pushtoi zelli për ty, o Jehova, Perëndi i ushtrive,+ sepse populli i Izraelit ka lënë besëlidhjen tënde,+ ka shembur altarët e tu dhe ka vrarë me shpatë profetët e tu.+ Kam mbetur vetëm unë, dhe ata po kërkojnë të ma marrin jetën.»+ 11  Por Ai tha: «Dil dhe qëndro në mal përpara Jehovait.» Dhe ja, po kalonte Jehovai.+ Një erë e madhe dhe e fortë po çante malet e po thyente shkrepat para Jehovait,+ por Jehovai nuk ishte në erë. Pas erës, ra një tërmet,+ por Jehovai nuk ishte në tërmet. 12  Pas tërmetit, pati zjarr,+ por Jehovai nuk ishte në zjarr. Pas zjarrit, u dëgjua një zë i qetë e i ulët.+ 13  Sapo e dëgjoi, Elija e mbuloi fytyrën me veshjen e tij*+ dhe doli e qëndroi në hyrje të shpellës. Atëherë një zë e pyeti: «Çfarë po bën këtu, Elija?» 14  Ai u përgjigj: «Më pushtoi zelli për ty, o Jehova, Perëndi i ushtrive, sepse populli i Izraelit ka lënë besëlidhjen tënde,+ ka shembur altarët e tu dhe ka vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë, dhe ata po kërkojnë të ma marrin jetën.»+ 15  Jehovai i tha: «Kthehu dhe shko në shkretëtirën e Damaskut dhe kur të arrish atje, mirose Hazaelin+ si mbret të Sirisë. 16  Pastaj Jehun,+ nipin e Nimshit, mirose si mbret të Izraelit, kurse Eliseun,* birin e Shafatit nga Abel-Meholahu, mirose si profet në vendin tënd.+ 17  Ai që do të shpëtojë nga shpata e Hazaelit,+ do të vritet nga Jehu,+ dhe ai që do të shpëtojë nga shpata e Jehut, do të vritet nga Eliseu.+ 18  Kam akoma 7.000 veta në Izrael,+ të gjithë ata që nuk kanë rënë në gjunjë para Baalit+ dhe nuk e kanë puthur atë.»+ 19  Atëherë ai u nis prej andej dhe e gjeti Eliseun, birin e Shafatit, në një arë ku po lëronin tokën para tij 12 çifte demash, dhe ai ishte te çifti i 12-të. Kështu Elija shkoi tek ai dhe i hodhi sipër veshjen e vet.*+ 20  Menjëherë ai i la demat, vrapoi pas Elijas dhe tha: «Të lutem, më lër të puth babanë dhe nënën time, pastaj do të vij pas teje.» Elija i tha: «Shko e kthehu, kush po të pengon?» 21  Kështu ai u kthye, mori dy dema dhe i theri.* Drurin e veglave të lërimit të tokës i dogji që të ziente mishin, pastaj ua dha mishin njerëzve dhe ata e hëngrën. Pas kësaj u çua, shkoi pas Elijas dhe filloi t’i shërbente.+

Shënime në fund të faqes

Ose «veshjen e profetit».
Do të thotë «Perëndia është shpëtim».
Ose «veshjen e profetit».
Fjalë për fjalë «i flijoi».