Mateu 7:1-29

7  Mos i gjykoni më të tjerët,+ që të mos gjykoheni,  sepse ju do të gjykoheni me po atë gjykim që gjykoni,+ dhe do t’ju matin me po atë masë që ju i matni të tjerët.+  Pse shikon lëmishten në syrin e vëllait, dhe nuk vëren traun në syrin tënd?+  Si mund t’i thuash vëllait: ‘Prit pak të të heq lëmishten nga syri’, kur për vete ke një tra në sy?+  Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt, e pastaj do të shohësh qartë se si të heqësh lëmishten nga syri i vëllait.  Mos u jepni qenve atë që është e shenjtë,+ as margaritarët tuaj mos ua hidhni derrave, që të mos i shkelin+ me këmbë dhe të kthehen e t’ju shqyejnë.  Vazhdoni të kërkoni+ dhe do t’ju jepet, vazhdoni të kërkoni dhe do të gjeni, vazhdoni të trokitni+ dhe do t’ju hapet.  Sepse kush kërkon, merr,+ kush kërkon, gjen dhe kujt troket, do t’i hapet.  Në të vërtetë, kush nga ju, kur i biri+ t’i kërkojë bukë, do t’i japë një gur? 10  Apo nëse i kërkon një peshk, mos do t’i japë një gjarpër? 11  Prandaj, nëse ju, edhe pse të ligj,+ dini t’u jepni fëmijëve tuaj dhurata të mira, aq më shumë Ati juaj që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira+ atyre që ia kërkojnë! 12  Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta.+ Kjo është, në të vërtetë, domethënia e Ligjit dhe e fjalëve të profetëve.+ 13  Hyni nga porta e ngushtë,+ sepse e gjerë dhe e hapët është rruga që të çon në shkatërrim, dhe shumë hyjnë nga ajo. 14  Por e ngushtë është porta dhe e kufizuar rruga që të çon në jetë, dhe pak e gjejnë atë.+ 15  Kini kujdes nga profetët e rremë,+ që vijnë te ju të veshur si dele,+ por përbrenda janë ujqër grabitqarë.+ 16  Do t’i njihni nga frytet e tyre.+ A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga gjembaçët?+ 17  Kështu çdo pemë e mirë prodhon fryt të mirë, kurse çdo pemë e kalbur prodhon fryt të keq.+ 18  Një pemë e mirë nuk mund të japë fryt të keq, dhe as një pemë e kalbur nuk mund të prodhojë fryt të mirë. 19  Çdo pemë që nuk prodhon fryt të mirë, pritet dhe hidhet në zjarr.+ 20  Prandaj, do t’i njihni ata njerëz nga frytet e tyre.+ 21  Jo kushdo që më thotë: ‘Zotëri, Zotëri’ do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por do të hyjë ai që bën+ vullnetin+ e Atit tim që është në qiej. 22  Shumë do të më thonë atë ditë: ‘Zotëri, Zotëri,+ a nuk profetizuam në emrin tënd, a nuk dëbuam demonë në emrin tënd dhe a nuk kryem shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?’+ 23  E megjithatë do t’u them atyre: ‘Kurrë nuk ju kam njohur.+ Largohuni nga unë, ju që bëni paligjshmëri!’+ 24  Kushdo që i dëgjon fjalët e mia dhe i zbaton, është si një njeri i matur, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në shkëmb.+ 25  Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe u përplasën me forcë pas shtëpisë, por ajo s’u shemb, sepse e kishte themelin në shkëmb. 26  Por, kushdo që i dëgjon fjalët e mia dhe nuk i zbaton,+ do të jetë si një njeri mendjelehtë,+ i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në rërë. 27  Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe e goditën shtëpinë,+ dhe ajo u shemb dhe u rrënua e tëra.»+ 28  Kur Jezui i mbaroi këto fjalë, turma mbeti e mahnitur+ nga mënyra se si mësonte, 29  sepse ai mësonte si një person me autoritet+ dhe jo si skribët e tyre.

Shënime në fund të faqes