Mateu 26:1-75

26  Kur mbaroi gjithë këto fjalë, Jezui u tha dishepujve të vet:  «Ju e dini se pas dy ditësh bie pashka+ dhe Birin e njeriut do ta dorëzojnë e do ta vënë në shtyllë.»+  Atëherë krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit u mblodhën në oborrin e kryepriftit, që quhej Kajafa,+  dhe u këshilluan+ së bashku që ta kapnin Jezuin me dredhi dhe ta vritnin.  Megjithatë, thoshin: «Jo në festë, që të mos ketë trazira në popull.»+  Jezui ishte në Betani,+ në shtëpinë e Simonit, të lebrosurit.+  Kur ishte shtruar në tryezë, iu afrua një grua me një enë alabastri me vaj aromatik të kushtueshëm+ dhe nisi t’ia derdhte në kokë.  Kur e panë këtë, dishepujt u indinjuan dhe thanë: «Përse ky harxhim i kotë?+  Ky vaj mund të ishte shitur shumë shtrenjtë e t’u jepej të varfërve.»+ 10  Duke e ditur mirë këtë,+ Jezui tha: «Pse e trazoni këtë grua? Ajo bëri një veprim të shkëlqyer për mua.+ 11  Të varfrit do t’i keni gjithmonë,+ kurse mua nuk do të më keni gjithmonë.+ 12  Sepse kjo grua e hodhi këtë vaj aromatik mbi trupin tim, që të më përgatiste për varrim.+ 13  Vërtet po ju them: kudo që të predikohet lajmi i mirë në mbarë botën, edhe ajo që bëri kjo grua, do të tregohet në kujtim të saj.»+ 14  Atëherë një nga të dymbëdhjetët, ai që quhej Judë Iskarioti,+ shkoi te krerët e priftërinjve 15  dhe u tha: «Ç’do të më jepni, që ta tradhtoj e ta dorëzoj në duart tuaja?»+ Ata ranë dakord për tridhjetë monedha argjendi.+ 16  Kështu, që nga ajo kohë ai kërkonte një rast të volitshëm për ta tradhtuar.+ 17  Ditën e parë të festës së kuleçve të ndormë+ dishepujt iu afruan Jezuit dhe e pyetën: «Ku dëshiron të të përgatitim për të ngrënë pashkën?»+ 18  Ai tha: «Shkoni në qytet te filani+ dhe i thoni: “Mësuesi thotë: ‘Koha ime është afër. Do ta kremtoj pashkën bashkë me dishepujt e mi në shtëpinë tënde.’”»+ 19  Dishepujt bënë siç i urdhëroi Jezui dhe i përgatitën gjërat për pashkën.+ 20  Kishte rënë mbrëmja,+ dhe ai ishte shtruar në tryezë me dymbëdhjetë dishepujt.+ 21  Ndërsa ata po hanin, ai tha: «Vërtet po ju them se njëri nga ju do të më tradhtojë.»+ 22  Shumë të hidhëruar, ata nisën ta pyetnin të gjithë pa përjashtim: «Zotëri, mos jam unë?»+ 23  Ai u përgjigj: «Do të më tradhtojë ai që fut dorën bashkë me mua në çanak.+ 24  Vërtet, Biri i njeriut po ikën, ashtu siç është shkruar+ për të, por mjerë+ ai njeri që e tradhton Birin e njeriut!+ Për të do të ishte më mirë të mos kishte lindur.» 25  Atëherë Juda, që do ta tradhtonte e pyeti: «Mos jam unë, Rabi?» Ai i tha: «Ti vetë e the.» 26  Ndërsa vazhdonin të hanin, Jezui mori një bukë+ dhe pasi e bekoi, e theu,+ ua dha dishepujve dhe u tha: «Merrni, hani. Kjo përfaqëson trupin tim.»+ 27  Mori edhe një kupë verë,+ falënderoi Perëndinë, ua dha atyre dhe tha: «Pini të gjithë ju,+ 28  sepse kjo përfaqëson+ ‘gjakun tim+ të besëlidhjes’,+ që do të derdhet në dobi të shumë vetave,+ për faljen e mëkateve.+ 29  Por po ju them: që sot e tutje, nuk do të pi më kurrë nga ky fryt i hardhisë, deri ditën kur ta pi të re, bashkë me ju, në mbretërinë e Atit tim.»+ 30  Në fund, pasi kënduan lavde,+ dolën dhe shkuan në Malin e Ullinjve.+ 31  Atëherë Jezui u tha: «Këtë natë, të gjithë ju do të largoheni nga unë, sepse është shkruar: ‘Do të godas bariun dhe delet e kopesë do të hallakaten.’+ 32  Por, pasi të ngrihem nga të vdekurit, do të shkoj përpara jush në Galile.»+ 33  Mirëpo Pjetri i tha: «Edhe po të largohen nga ti gjithë të tjerët, unë nuk do të largohem kurrë!»+ 34  Jezui ia ktheu: «Vërtet po të them që sonte, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë.»+ 35  Pjetri i tha: «Edhe sikur të më duhej të vdisja me ty, kurrsesi nuk do të të mohoja.» Të njëjtën gjë thanë edhe të gjithë dishepujt e tjerë.+ 36  Atëherë Jezui shkoi bashkë me ta në një vend+ të quajtur Getsemani dhe u tha: «Uluni këtu, kurse unë po shkoj atje që të lutem.»+ 37  Me vete mori Pjetrin dhe dy bijtë+ e Zebedeut. Ai filloi të hidhërohej e të brengosej.+ 38  Atëherë u tha atyre: «Shpirti im është thellësisht i hidhëruar, madje për vdekje.+ Rrini këtu dhe qëndroni vigjilentë bashkë me mua.»+ 39  Pastaj shkoi pak më përpara, ra me fytyrë përtokë dhe filloi të lutej:+ «Ati im, nëse është e mundur, të hiqet nga unë kjo kupë.+ Megjithatë, jo si dëshiroj unë,+ por si dëshiron ti.»+ 40  Ai u kthye te dishepujt dhe i gjeti duke fjetur. Atëherë i tha Pjetrit: «Nuk mundët të vigjilonit me mua as edhe një orë?+ 41  Qëndroni vigjilentë+ dhe lutuni+ vazhdimisht, që të mos tundoheni.+ Sigurisht, fryma është gati, por mishi është i dobët.»+ 42  Ai iku sërish, për të dytën herë,+ dhe u lut: «Ati im, nëse nuk është e mundur që kjo kupë të hiqet nga unë dhe të mos e pi, le të bëhet vullneti yt atëherë.»+ 43  U kthye prapë dhe i gjeti duke fjetur, sepse sytë u ishin rënduar.+ 44  Atëherë u largua përsëri prej tyre dhe u lut për të tretën herë,+ duke thënë të njëjtat fjalë. 45  Pastaj u kthye te dishepujt dhe u tha: «Në një kohë si kjo, ju flini dhe preheni! Ja, është afruar ora që Birin e njeriut ta tradhtojnë dhe ta dorëzojnë në duart e mëkatarëve.+ 46  Ngrihuni, le të shkojmë. Ja, tradhtari im po afrohet.»+ 47  Ndërsa po fliste, erdhi Juda,+ një nga të dymbëdhjetët. Bashkë me të erdhi edhe një turmë e madhe me shpata+ dhe kërbaçë, e dërguar nga krerët e priftërinjve dhe nga pleqtë e popullit.+ 48  Tradhtari u kishte thënë atyre se do t’u bënte një shenjë: «Atë që do të puth, ai është; arrestojeni.»+ 49  Ai shkoi te Jezui dhe i tha: «Tungjatjeta, Rabi!»+ dhe e puthi+ me shumë butësi. 50  Kurse Jezui+ i tha: «Mik, për ç’qëllim je këtu?»* Atëherë ata erdhën, e kapën Jezuin dhe e arrestuan.+ 51  Por ja, një nga ata që ishin me Jezuin, zgjati dorën dhe nxori shpatën, goditi skllavin e kryepriftit dhe i këputi veshin.+ 52  Atëherë Jezui i tha: «Ktheje shpatën në vendin e vet,+ sepse të gjithë ata që marrin shpatën, nga shpata do të vdesin.+ 53  Apo mendon se nuk i lutem dot Atit tim, që të më dërgojë në çast më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh?+ 54  Si do të përmbusheshin atëherë Shkrimet, sipas të cilave duhet të ndodhë kështu?» 55  Në atë çast, Jezui u tha turmave: «Keni ardhur të më arrestoni me shpata dhe kërbaçë si të isha kusar?+ Ulesha ditë për ditë në tempull+ dhe mësoja, e megjithatë ju nuk më arrestuat. 56  Por e gjithë kjo ndodh që të përmbushen shkrimet e profetëve.»+ Atëherë të gjithë dishepujt e braktisën dhe ikën.+ 57  Ata që e arrestuan Jezuin, e çuan te kryeprifti Kajafa,+ ku ishin mbledhur skribët dhe pleqtë.+ 58  Kurse Pjetri e ndoqi nga larg deri në oborrin+ e kryepriftit dhe, pasi hyri brenda, u ul bashkë me shërbëtorët e shtëpisë për të parë përfundimin.+ 59  Ndërkaq, krerët e priftërinjve dhe gjithë Sinedri po kërkonin dëshmi të rreme kundër Jezuit, që ta vritnin.+ 60  Mirëpo nuk gjetën asnjë, edhe pse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë.+ Më vonë, u paraqitën dy të tjerë 61  dhe thanë: «Ky njeri ka thënë: ‘Unë jam në gjendje ta rrëzoj tempullin e Perëndisë dhe ta ndërtoj për tri ditë.’»+ 62  Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: «Nuk përgjigjesh fare? Nuk e dëgjon ç’po dëshmojnë këta kundër teje?»+ 63  Por Jezui heshtte.+ Kështu, kryeprifti i tha: «Po të vë në be+ për Perëndinë e gjallë, të na thuash nëse je ti Krishti,+ Biri i Perëndisë!» 64  Jezui i tha:+ «Ti vetë e the.+ Megjithatë, unë po ju them: që këtej e tutje+ do ta shihni Birin e njeriut+ të ulur në të djathtën+ e të Fuqishmit dhe të vijë në retë e qiellit.»+ 65  Atëherë kryeprifti shqeu rrobat dhe tha: «Ai blasfemoi!+ Ç’na duhen më dëshmitarët?!+ Ja, e dëgjuat vetë blasfeminë.+ 66  Ç’mendoni?» Ata u përgjigjën: «Meriton vdekjen.»+ 67  Atëherë e pështynë në fytyrë+ dhe i gjuajtën+ me grushta. Të tjerë i ranë me shuplaka+ 68  dhe i thanë: «Na profetizo, o Krisht!+ Kush të goditi?»+ 69  Ndërkohë, Pjetri po rrinte ulur jashtë në oborr. Një shërbëtore iu afrua dhe i tha: «Edhe ti ishe me Jezuin, galileasin.»+ 70  Por ai e mohoi përpara të gjithëve dhe tha: «Nuk e di se për çfarë po flet.» 71  Kur doli në hajat, një vajzë tjetër e vuri re dhe u tha atyre që ishin atje: «Ky njeri ishte me Jezuin, nazareasin.»+ 72  Ndërsa ai e mohoi përsëri dhe zuri be: «Unë s’e njoh atë njeri!»+ 73  Pas pak, ata që qëndronin atje rrotull, u afruan dhe i thanë Pjetrit: «Pa dyshim që edhe ti je një nga ata, sepse dialekti yt të tradhton.»+ 74  Atëherë ai filloi të mallkonte e të betohej: «Nuk e njoh atë njeri!» Dhe menjëherë, një gjel këndoi.+ 75  Pjetrit i erdhën ndër mend fjalët që tha Jezui: «Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë.»+ Ai doli jashtë dhe qau me hidhërim.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «je i pranishëm».