Mateu 24:1-51

24  Jezui doli nga tempulli, dhe dishepujt e tij iu afruan që t’i tregonin ndërtesat e tempullit.+  Por ai u tha: «A i shihni gjithë këto gjëra? Vërtet po ju them: këtu nuk do të mbetet gur pa u rrëzuar.»+  Kur po rrinte ulur në Malin e Ullinjve, dishepujt iu afruan veçmas dhe e pyetën: «Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e pranisë+ sate dhe e përfundimit të sistemit?»+  Jezui iu përgjigj: «Kujdes se mos ju mashtron kush,+  sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim e do të thonë: ‘Unë jam Krishti’, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.+  Do të dëgjoni ushtima luftërash dhe lajme luftërash, por mos u tmerroni. Sepse këto gjëra do të ndodhin, por ende nuk është fundi.+  Do të ngrihet komb kundër kombi+ dhe mbretëri kundër mbretërie+ e do të ketë mungesë ushqimi+ dhe tërmete+ nga njëri vend në tjetrin.  Të gjitha këto janë fillimi i dhembjeve të lindjes.  Atëherë do t’ju dorëzojnë në shtrëngim+ e do t’ju vrasin,+ dhe të gjitha kombet do t’ju urrejnë+ për shkak të emrit tim.+ 10  Shumë veta do të heqin dorë nga besimi,+ do të tradhtojnë dhe do të urrejnë njëri-tjetrin.+ 11  Do të dalin shumë profetë të rremë,+ që do të mashtrojnë shumë veta.+ 12  Për shkak të rritjes së paligjshmërisë,+ dashuria e shumicës do të ftohet.+ 13  Por ai që qëndron+ deri në fund, do të shpëtojë.+ 14  Dhe ky lajm i mirë+ për mbretërinë+ do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet,+ dhe atëherë do të vijë fundi.+ 15  Prandaj, kur të vini re gjënë e neveritshme+ që shkakton shkretim, si tha profeti Daniel, e cila qëndron në vend të shenjtë+ (lexuesi të përdorë aftësi dalluese), 16  atëherë ata në Jude le të fillojnë të ikin+ në male. 17  Ai që është në tarracë, të mos zbresë në shtëpi për të marrë të mirat. 18  Ai që është në arë, të mos kthehet në shtëpi për të marrë veshjen e sipërme. 19  Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnjë në gji ato ditë!+ 20  Vazhdoni të luteni, që të mos ju ndodhë të ikni në dimër, as në ditë sabati, 21  sepse atëherë do të ketë një shtrëngim aq të madh,+ sa nuk ka pasur që nga fillimi i botës e deri tani,+ dhe as që do të ketë përsëri. 22  Në të vërtetë, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte. Por, për hir të të zgjedhurve,+ ato ditë do të shkurtohen.+ 23  Nëse ndokush ju thotë atëherë: ‘Ja, Krishti është këtu’+ ose ‘Atje’, mos e besoni.+ 24  Sepse do të dalin Krishtër të rremë+ dhe profetë të rremë+ e do të bëjnë shenja të mëdha+ dhe çudira, që të mashtrojnë mundësisht edhe të zgjedhurit.+ 25  Ja, unë ju paralajmërova!+ 26  Prandaj, nëse ju thonë: ‘Ja, ai është në shkretëtirë’, mos dilni. Edhe nëse ju thonë: ‘Ja, ai është në dhomën e brendshme’, mos e besoni.+ 27  Sepse ashtu si rrufeja+ del nga lindja dhe ndriçon deri në perëndim, ashtu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut.+ 28  Ku të jetë kërma, atje do të mblidhen+ shqiponjat.+ 29  Menjëherë pas shtrëngimit të atyre ditëve, dielli do të errësohet+ e hëna+ nuk do të japë dritën e saj. Yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.+ 30  Atëherë do të shfaqet në qiell shenja e Birit të njeriut,+ dhe të gjitha fiset e tokës do të godasin gjoksin e do të vajtojnë,+ dhe do të shohin Birin e njeriut që do të vijë në retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.+ 31  Ai do të dërgojë engjëjt e vet me një trumbetë që buçet,+ dhe ata do të mbledhin të zgjedhurit e tij+ nga të katër anët,*+ nga njëri skaj i qiellit në skajin tjetër. 32  Mësoni këtë nga ilustrimi i fikut: sapo del bisku e lëshon gjethe, ju e dini se vera është afër.+ 33  Po ashtu edhe ju, kur t’i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, te dera.+ 34  Vërtet po ju them se ky brez+ nuk do të kalojë kurrsesi, gjersa të ndodhin të gjitha këto gjëra. 35  Qielli dhe toka do të kalojnë,+ por fjalët e mia nuk do të kalojnë kurrsesi.+ 36  Atë ditë dhe atë orë+ s’e di askush, as engjëjt e qiejve, as Biri, por vetëm Ati.+ 37  Sepse ashtu siç ishin ditët e Noesë,+ ashtu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut.+ 38  Ashtu si njerëzit në ato ditë përpara përmbytjes, hanin e pinin dhe burrat e gratë martoheshin, deri ditën që Noeja+ hyri në arkë,+ 39  dhe nuk kushtuan vëmendje derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë,+ kështu do të jetë prania e Birit të njeriut. 40  Atëherë dy burra do të jenë në arë: njëri do të merret dhe tjetri do të lihet. 41  Dy gra do të jenë duke bluar në mulli:+ njëra do të merret dhe tjetra do të lihet.+ 42  Prandaj, qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini në ç’ditë vjen Zotëria juaj.+ 43  Por dijeni këtë: po ta dinte i zoti i shtëpisë se në ç’orë do të vinte hajduti,+ do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t’i thyhej shtëpia. 44  Prandaj, edhe ju jini gati,+ sepse Biri i njeriut vjen në një orë që ju s’e mendoni. 45  Kush është në të vërtetë skllavi i besueshëm dhe i matur,+ të cilin zotëria i tij e emëroi mbi shërbëtorët e shtëpisë së vet, për t’u dhënë atyre ushqim në kohën e duhur?+ 46  Lum+ ai skllav, nëse zotëria i tij, kur të vijë, e gjen duke bërë kështu! 47  Vërtet po ju them: ai do ta emërojë mbi gjithë zotërimet e veta.+ 48  Por, sikur ai skllav të ishte i lig e të thoshte me vete:*+ ‘Zotëria im po vonon’+ 49  e të fillonte t’i rrihte skllevërit e tjerë dhe të hante e të pinte me pijanecët, 50  zotëria i tij do të vinte në një ditë që ai s’e priste dhe në një orë+ që ai nuk e dinte, 51  do ta ndëshkonte me ashpërsinë më të madhe+ dhe do ta vinte bashkë me hipokritët. Atje do të qante dhe do të kërcëllinte dhëmbët.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «erërat».
Fjalë për fjalë «në zemër të vet».