Mateu 21:1-46

21  Kur iu afruan Jerusalemit dhe mbërritën në Betfagë, në Malin e Ullinjve, Jezui dërgoi dy dishepuj+  dhe u tha: «Shkoni në fshatin përballë dhe me të mbërritur do të gjeni një gomaricë të lidhur dhe një kërriç bashkë me të. Zgjidhini dhe m’i sillni.+  Po t’ju thotë gjë dikush, i thoni: ‘I duhen Zotërisë.’ Dhe ai do t’jua japë menjëherë.»  Në të vërtetë, kjo ndodhi që të përmbushej çka ishte thënë nëpërmjet profetit:  «Thuajini bijës së Sionit: ‘Ja, Mbreti yt po vjen te ti.+ Ai është me natyrë të butë+ dhe ka hipur në një gomar, po, në një kërriç, pjellë e një kafshe barre.’»+  Kështu, dishepujt shkuan dhe bënë ashtu siç i urdhëroi Jezui.  Sollën gomaricën dhe kërriçin, vunë mbi ta veshjet e tyre, dhe ai u ul mbi to.+  Shumica e turmës i shtruan veshjet e veta+ në rrugë, kurse të tjerë nisën të pritnin degë pemësh e t’i shtronin në rrugë.+  Turma që shkonte para dhe pas tij, thërriste: «Shpëtoje, të lutemi,+ Birin e Davidit!+ I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait!+ Shpëtoje, të lutemi ty atje lart në qiej!»+ 10  Kur ai hyri në Jerusalem,+ gjithë qyteti u pështjellua dhe pyeste: «Kush është ky?» 11  Turma thoshte: «Ky është profeti+ Jezu, nga Nazareti i Galilesë!» 12  Jezui hyri në tempull, flaku jashtë të gjithë ata që shitnin e blinin atje, përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe stolat e atyre që shitnin pëllumba.+ 13  Pastaj u tha: «Është shkruar: ‘Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje’,+ kurse ju po e bëni shpellë kusarësh.»+ 14  Në tempull, vajtën tek ai edhe të verbër e të çalë, dhe i shëroi. 15  Kur krerët e priftërinjve dhe skribët panë gjërat e mrekullueshme që bëri ai+ dhe djemtë që po thërritnin në tempull: «Shpëtoje, të lutemi,+ Birin e Davidit!»,+ u indinjuan 16  dhe e pyetën: «A e dëgjon se ç’po thonë këta?» Jezui u përgjigj: «Po. Nuk e keni lexuar kurrë+ këtë: ‘Nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave të gjirit ke marrë lavdi.’»+ 17  Pastaj i la ata, doli nga qyteti e shkoi në Betani, ku kaloi natën.+ 18  Kur po kthehej në qytet, në të gdhirë, e mori uria.+ 19  Rrugës vuri re një fik dhe iu afrua, por s’gjeti në të asgjë+ tjetër përveç gjetheve, prandaj i tha: «Mos bëfsh kurrë më fryt, përgjithmonë!»+ Në çast fiku u tha. 20  Kur dishepujt e panë, u çuditën dhe thanë: «Si vallë u tha në çast fiku?!»+ 21  Jezui iu përgjigj: «Vërtet po ju them se po të keni besim e po të mos dyshoni,+ do të bëni jo vetëm atë që i bëra unë fikut, por edhe sikur t’i thoni këtij mali: ‘Ngrihu dhe hidhu në det’, do të ndodhë.+ 22  Gjithçka që kërkoni në lutje, po të keni besim, do ta merrni.»+ 23  Pasi shkoi në tempull, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit iu afruan, dhe ndërsa po mësonte, e pyetën:+ «Me ç’autoritet i bën këto gjëra dhe kush ta dha këtë autoritet?»+ 24  Jezui iu përgjigj: «Edhe unë do t’ju pyes për një gjë. Nëse ma thoni, do t’ju them me ç’autoritet i bëj këto gjëra.+ 25  Pagëzimi që bënte Gjoni, nga vinte? Nga qielli apo nga njerëzit?»+ Ata zunë të arsyetonin me njëri-tjetrin: «Po të themi: ‘Nga qielli’, do të na thotë: ‘Përse, atëherë, nuk i besuat?’+ 26  Por, po të themi: ‘Nga njerëzit’, kemi frikë nga turma,+ sepse ata të gjithë e mbajnë Gjonin për profet.»+ 27  Prandaj iu përgjigjën Jezuit: «Nuk e dimë.» Edhe ai u tha: «As unë nuk ju them me ç’autoritet i bëj këto gjëra.+ 28  Ç’mendoni? Një burrë kishte dy djem.+ Ai iu afrua të parit dhe i tha: ‘Bir, shko të punosh sot në vresht.’ 29  Ky iu përgjigj: ‘Do të shkoj, imzot’,+ por nuk shkoi. 30  Ai iu afrua të dytit e i tha po njëlloj. Ky iu përgjigj: ‘Nuk do të shkoj.’ Por, më pas i erdhi keq+ dhe shkoi. 31  Cili nga të dy bëri vullnetin e të atit?»+ Ata thanë: «I dyti.» Jezui u tha: «Vërtet po ju them se taksambledhësit dhe prostitutat hyjnë përpara jush në mbretërinë e Perëndisë. 32  Sepse Gjoni erdhi te ju që t’ju tregonte udhën e drejtësisë,+ por ju nuk e besuat.+ Taksambledhësit dhe prostitutat e besuan,+ kurse juve, edhe pasi e patë këtë, nuk ju erdhi keq dhe s’i besuat. 33  Dëgjoni një ilustrim tjetër: ishte një zot shtëpie,+ i cili mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, gërmoi një vend për shtypësen e rrushit, ngriti një kullë,+ ua la me qira kultivuesve dhe udhëtoi në dhé të huaj.+ 34  Kur afroi stina e pjekjes së fryteve, ai dërgoi te kultivuesit skllevërit e tij që të merrnin frytet. 35  Mirëpo kultivuesit i morën skllevërit dhe njërin e rrahën, tjetrin e vranë dhe një tjetër e vranë me gurë.+ 36  Ai dërgoi përsëri skllevër të tjerë, më shumë se të parët, por ata bënë po njëlloj edhe me këta.+ 37  Në fund u dërgoi të birin dhe tha: ‘Tim bir do ta respektojnë.’ 38  Me të parë të birin, kultivuesit i thanë njëri-tjetrit: ‘Ky është trashëgimtari.+ Ejani ta vrasim e t’i marrim trashëgiminë!’+ 39  Kështu, e kapën, e flakën jashtë vreshtit dhe e vranë.+ 40  Si mendoni, çfarë do t’u bëjë atyre kultivuesve i zoti i vreshtit kur të vijë?» 41  Ata i thanë: «Përderisa janë të ligj, ai do t’u sjellë një shkatërrim+ të madh dhe vreshtin do t’ua lërë me qira kultivuesve të tjerë, të cilët do t’ia japin frytet kur t’u vijë koha.»+ 42  Jezui u tha: «Nuk e keni lexuar kurrë në Shkrime: ‘Guri që ndërtuesit e hodhën poshtë,+ u bë guri kryesor i qoshes.+ Këtë gur e bëri vetë Jehovai, dhe është i mrekullueshëm në sytë tanë.’ 43  Prandaj po ju them se Mbretëria e Perëndisë do t’ju merret dhe do t’i jepet një kombi që prodhon frytet e saj.+ 44  Ai që bie mbi këtë gur, do të copëtohet, dhe atë mbi të cilin bie, do ta bëjë pluhur e hi.»+ 45  Kur krerët e priftërinjve dhe farisenjtë dëgjuan ilustrimet e tij, e kuptuan se ai po fliste për ta.+ 46  Por, edhe pse po kërkonin ta kapnin, kishin frikë nga turma, sepse ata e mbanin për profet.+

Shënime në fund të faqes