Mateu 20:1-34

20  Sepse mbretëria e qiejve ngjan me një zot shtëpie, i cili doli në të gdhirë, për të marrë me mëditje punëtorë për vreshtin e tij.+  Pasi kishte rënë dakord me punëtorët për një denar në ditë,+ i dërgoi të punonin në vresht.  Ai doli edhe rreth orës së tretë,*+ pa disa të tjerë të papunë, që rrinin në sheshin e pazarit+  dhe u tha: ‘Shkoni edhe ju në vresht dhe do t’ju jap ç’të jetë e drejtë.’  Dhe ata shkuan. Ai doli përsëri rreth orës së gjashtë+ e të nëntë*+ dhe bëri po ashtu.  Në fund, rreth orës së njëmbëdhjetë,* doli e gjeti disa të tjerë dhe i pyeti: ‘Përse keni ndenjur këtu gjithë ditën pa punë?’  Ata iu përgjigjën: ‘Sepse askush s’na mori me mëditje.’ Ai u tha: ‘Shkoni edhe ju në vresht.’+  Kur ra mbrëmja,+ i zoti i vreshtit i tha përgjegjësit të punëtorëve: ‘Thirri punëtorët dhe jepu pagën,+ duke filluar nga të fundit te të parët.’  Kur erdhën ata të orës së njëmbëdhjetë, morën secili nga një denar. 10  Kështu, kur erdhën të parët, kujtuan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën secili një denar. 11  Kur e morën, ata nisën të murmuritnin kundër të zotit të shtëpisë+ 12  dhe thoshin: ‘Këta të fundit punuan një orë, e megjithatë ti i trajtove njësoj si ne që mbajtëm barrën e ditës në vapën përvëluese!’ 13  Por ai iu përgjigj njërit prej tyre: ‘Mik, s’po të bëj asnjë padrejtësi. A nuk re dakord me mua për një denar?+ 14  Merr atë që është jotja dhe shko. Unë dua t’u jap këtyre të fundit aq sa ty.+ 15  A s’është e ligjshme të bëj ç’të dua me gjërat e mia? Apo syri yt është i lig,+ ngaqë unë jam i mirë?’+ 16  Kështu pra, të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit.»+ 17  Meqë pas pak do të ngjiteshin në Jerusalem, Jezui i mori veçmas dymbëdhjetë dishepujt+ dhe u tha rrugës: 18  «Ne po ngjitemi në Jerusalem dhe Birin e njeriut do ta dorëzojnë në dorë të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve. Ata do ta dënojnë me vdekje+ 19  dhe do t’ua dorëzojnë paganëve, që do të tallen me të, do ta fshikullojnë e do ta vënë në shtyllë,+ por ditën e tretë ai do të ngrihet nga të vdekurit.»+ 20  Atëherë gruaja e Zebedeut+ iu afrua bashkë me dy djemtë e saj, i bëri nderime dhe kërkoi diçka nga ai.+ 21  Ai e pyeti: «Çfarë do?» Ajo iu përgjigj: «Thuaj që djemtë e mi të ulen njëri në të djathtën tënde e tjetri në të majtë në mbretërinë tënde.»+ 22  Jezui ua ktheu: «Ju nuk dini ç’kërkoni. A mund ta pini kupën+ që do të pi unë?» Ata iu përgjigjën: «Mundemi.» 23  Ai u tha: «Ju vërtet do të pini kupën time,+ por nuk më takon mua t’ju ul në të djathtën dhe në të majtën time. Ai vend u takon atyre që ua ka bërë gati Ati im.»+ 24  Kur dhjetë të tjerët dëgjuan për këtë, u indinjinuan me dy vëllezërit.+ 25  Por Jezui i thirri pranë dhe u tha: «Ju e dini se sundimtarët e kombeve sillen si zotër me to dhe të mëdhenjtë ushtrojnë autoritet mbi to.+ 26  Mes jush nuk është kështu.+ Kushdo që dëshiron të bëhet i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juaj,+ 27  dhe kushdo që dëshiron të jetë i pari ndër ju, të jetë skllavi juaj.+ 28  Ashtu sikurse Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por që të shërbejë+ dhe të japë shpirtin e vet si shpërblesë për shumë njerëz.»+ 29  Kur po dilnin nga Jerikoja,+ atë e ndiqte një turmë e madhe. 30  Atëherë dy të verbër që ishin ulur buzë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezui, thërritën: «Zotëri, ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!»+ 31  Por turma u foli rreptë që të heshtnin. Megjithatë, ata thërritën edhe më fort: «Zotëri, ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!»+ 32  Atëherë Jezui u ndal, i thirri dhe i pyeti: «Çfarë doni që të bëj për ju?» 33  Ata iu përgjigjën: «Të na hapen sytë, Zotëri.»+ 34  I shtyrë nga keqardhja, Jezui u preku sytë+ dhe menjëherë atyre u erdhën sytë dhe e ndoqën.+

Shënime në fund të faqes

Rreth orës 9 paradite, duke llogaritur nga lindja e diellit.
«Ora e gjashtë», rreth orës 12 të drekës, dhe «ora e nëntë», rreth orës 3 pasdite.
Rreth orës 5 pasdite.